top of page

Search


Petrit Malushi: “Dimër i zi”
Petrit Malushi: “Dimër i zi” E zbukuroi shtatin mimoza Me të verdhën vello, të re. Sythat majëhollë bajamja i çeli. Kumbulla i hapi të bardhat petale. Aroma erëlulesh ajrin mbush I ngrohti fllad, lehtë shëtit… Gëzueshëm, të parët lajmëtarë Lajmin e ardhjes së pranverës Përhapin në natyrë, njerëz, gjithandej… Prej pranverës politike, ende Asnjë sinjal nuk ka mbërritur! Shtigjet ia ka mbyllur me shkëmbinj Dimri i zi politik, hijerëndë!


Fejzulla BERISHA: Kosova nuk rrezikohet nga armiqtë e jashtëm sa nga egot politike të brendshme
Kosova nuk rrezikohet nga armiqtë e jashtëm sa nga egot politike të brendshme Shkruan: Prof. Dr. Fejzulla BERISHA Në teorinë moderne të shtetformimit dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare ekziston një parim themelor: shtetet e reja dhe ato me subjektivitet ende në proces konsolidimi kanë nevojë për diplomaci aktive, të vazhdueshme dhe strategjike. Për një shtet si Republika e Kosovës, e cila ende po e forcon pozicionin e saj ndërkombëtar dhe procesin e njohjeve, diplomacia nuk ë


Fatmir Terziu: Ballakumja e fatit
Ballakumja e fatit Në mëngjeset e hershme të marsit, kur drita hyn në shtëpi si një mysafire e turpshme dhe prek vetëm qoshet e tavolinës, duart e nënës zgjohen përpara të gjithëve. Nuk bëjnë zhurmë. Asnjëherë nuk kanë bërë. Ato thjesht fillojnë të lëvizin, sikur e dinë rrugën e tyre në këtë botë që para se të lindnin fjalët. Në mes të tryezës qëndron sita. Nëna hedh miellin brenda dhe e tund ngadalë. Grimcat e bardha bien si një dëborë e butë, një dëborë që nuk ftoh, por p


May 19


May 10


May 4
bottom of page
































































































