Emi krosi: “Apoteoza” e atdheut dhe vendlindjes, në lirikën e Jasmina Kotrit.
- May 18
- 3 min read

Në arealin e poezisë së Disporës, ka poet dhe poete që akoma refuzohen në atdheun e tyre. Ata, jo vetëm janë të sukseshëm në vendet e tyre të emigrimit, por vlerësohen për talentet e tyre në fushën e kulturës dhe shkrimtarisë. Ndërsa, në atdheun amë, ata jo vetëm nuk njihen por janë përjashtuar nga çdo vlerë. Vetëm kur paguajnë salla për promovime apo ndonjë koktej dhe ca folës “delirantë” kanë arnuar ca fjalë të sheqerosura si mbushmendës për vlerat e tyre të palexuara. Leximi tashmë është “mollë e ndalur”. Leximi i thjeshtë është çështje kohë e humbur. Por dhe mbivlerësimi, dëmton shumë autor dhe artistë, kur e vërteta ata po përpiqen të futen në botën e artit, por falë parasë dhe jo vlerave.
Një tjetër poete që shkruan dhe jeton në Greqi, Jasmina Kotri me botimin e veprës poetike “Djepi i përmallshëm”, 2025 një kushtim djepit të saj të mallit dhe kujtimeve, Shkodrës së saj. Që në kryehyrje vargjet: aty ku fryhet e derdhet Buna/ e zogjtë shtegtimin/me kangë kanë ndalë,/kafazi igjoksit lundron n’furtuna/ e zemra tretet nëpër valë./Era liqen brí bregut t’shpirtit/ nji varkë dashni për me jetue/ me t’rrokë/ me t’dashtë/ me vrull të Drinit/ oh Shkodra jeme/ sa m’ke mungue!!! (2025:5). Ku lronizmi plot ngjyra dhe me amëlsinë e gjuhës, na fton në tharmin e saj lirik. Nuk është vetëm mungesa e qytetit, por dhe e kohës. Hapsirës. Viteve. Mallit. Ikjeardhjeve. Shpresave. Takimeve. Rikthimeve. Zemërimit. Mërzitjes etj. Poetia përpiqet të dalë nga rrjeshti i përgjithësimit, përmes:
përjetimit poetik individualist,
përmes plotmërisë dhe pjekurisë lëndore,
përmes vargjeve sublime për dashurinë për vendlindjen,
përmes vendprehejs së mallit/dashurisë/ëndërrave, ajo ngjyen penën në mjaltin e fjalës.
Nuk është vetëm malli që “hipërbolizimin” Shkodrën e saj përmes vargut: Shkodra asht djepi ku u përkund jeta jeme, duke përrokur ndiesitë, shqetësimet, përvojën, emocionet, dëshpërimet, gëzimet, çastet, si një trasmentim individualiteti poetik tek lexueist.
Vargjet: Shkodra asht çardaku i babës dërrasa të lustrueme në aromë,/ ku gjurmët e fminisë teme hala vallëzojnë/ninullat e nanës (2025: 18), e përsonalizon qytetin si qenësi identare jo vetëm si metaforë. Madje edhe identifikimi i gjuhës shkrimore, na fut në hullinë e njeriut të veprimit, si subjekt veprues, si një objekt ku poetia në fakt do të marrë parasysh edhe kuptimin e veçantë të tekstit, pra të efekteve të kuptimit, të këtij të fundit dhe të artikulimeve të veçanta që prodhon retorika tekstore me anë të: a) figurave, b)përshtatjes, c) figurave të diskursit, poetia nuk e ka “fshehur” qytetin. Nuk është vetëm një hapsirë surreale, përmes rrugëve të fmijërisë, por e gjithë hapsira e madhe të atdheut. Zgjerimi i hartës së lirikës urbane, tregon se gjithrrokja poetike është misioni i poetëve dhe letërsishkruesve, që nga fillesat e para të urbanizimit të jetës, në aspekte sociale dhe shoqërore, kur njerëzit filluan të bashkëjetojnë me hapirat edhe më të ngushta, apo me të afërta me njëri-tjetrin.
Qyteti si qenësi fizike, duke ringjallur pemën e një lirike urbane, me praninë e qytetit real
fizik. Ashtu si poetit bashkëqytetari i saj, poeti Ernest Koliqi, ka ndërtuar një kuartet poetik për qytetin e tij, Shkodrën si qenësi fikize. “Shkodra në Prill, “Shkodra në Mëngjes”, “Shkodra në mbramje”, “Shkodra në zheg”, nëpërmjet vargjve: e Shkodra n’hije pak nga pak, qe, hume./Minaret përmbi te, t’bardha n’ajri, poeti e identifikon si një person fizik. Qyteti është aq i dashur, saqë ecën krah për krah me të.
Qyteti përmes krahasimit, nëpëmjet vargjeve të Ismail Kadares për Gjirokastrën.
Përmes vargjeve: po ti erdhe/Duke ecur nëpër kalldrëmin e qytetit tim/Të gurtë, të qetë,/Trokite drojtur në shtëpinë trekatëshe/Nr. 16, identifikon Gjirokastrën, si qenësi fzike, udhët me kalldrëm të gurta dhe numrin e shtëpisë së tij. Ashtu dhe Jasmina, e përdor qytetin si një kalim nga imazhi fizik, në metaforën e trasmentimi poetik në vargjet: Shkodra, asht porta/ që shpirti hapë vetë/ sa herë don me tretë (2026: 19).
Qyteti si imazh mungestar, duke patur një përdorim të bollshëm të kontrastit të
metaforës simbolike, pse jo edhe si një metaforë sunduese, brenda atij lloji ku imazhi/simbolizmi/qenësia, nga ku poetia bën lidhjen organike por edhe dallimin mes një “simbolizmi të fshehtë”, për të bërë lexuesin që të reflektojë nëse simbolika është “konvencionale” apo “tradicionale”, duhet që të deshifrojmë kodet poetike, brenda një simbolizmi popullor. Ajo, sjell një poetikë të re qytetare, qytetet fizike reale të huaja, duke nënkuptuar përgjegjësinë, për lexuesin saj, se hapsira nuk është thjesht një gjeografi apo shpejtësi, por perceptim, mungesë dhe dashuri.
Sëfundmi: poetia nuk harron të na kujtojë se jo vetëm kujtesa dhe dashuria për vendlindjen, por e gjithë areali i atdheut, që fatkeqësisht po braktiset dhe zbrazet është dhe një dhembke tjetër, që nuk e mbushin vargjet, por politikat zhvillimore të rikthimit në atdhe. Por, poezia është frymë dhe shpirt, si një reflektim ndaj/për lexuesit e të ardhmes.








Comments