Minush Hoxha: Oratori në tubim mileti
- 5 days ago
- 3 min read

Tokë jona
Në zemër të sajë një kodër
E nën te rrafshirë bleruar
E maje kodre
Hero fitoreje
E rreth tij mistreca fytyrcytur
Masë e gjerë para
Dhe Ai vështrues pingul
E tek do të ruaj nam trimi
Ju flet me tenor të lartë:
Ju,
Po, po, po ju!
Të dashurit e mij
Ju për të cilët bëra luftën
E do jipsha dhe jetën
Ju kuriozët e fjalës sime.
Ju që, qe në djalëri
përbijshëm leçitnit historinë
e n’oda dëgjonit se ç’flet mosha
mosha e fijes së karadyzenit
Dhe mësuat tonën lashtësi
T’tonen! T’para Keopsit!
Ndo’i milenijum më herët!
Historinë t’kohes së skyfter Himalaje
Zotruesit krenar të nënqiellit
E trim Leka
I secilit nga ne
Leka shpatari i epikes
leka i pelegrinazh triumfi!
Ju palodhshëm ndoqët hapin
E tok e n’ vrape
trima epik sikur jeni
shkoqët nga mendje zbythjen.
E dini, ato janë mirësi Zoti
Sa të shëmbëllejmë njeriun që bënë fisin
Fisin tonë që hyri në kaptinat e para
të historisë së gojëdhënave, jo asaj dreq falso
jo ate të batakçinjëve e antikrishtas
Dhe shkarazi ua them
Tek shohin dijetarët biopsiken tonë
Dhe ai Larous-enciklopedisti bile
Histori jona do shkulë rrënjë t’shkronjave bajat
e do bëjë kaptinë të re,
të saktën, të parrëzueshmën.
E në te trimi me çifte që prapson zaptimin
E tjetri leçitësi i filosofisë burimore
Asaj shtyeses në të bërë jetë veti gjenetike.
Unë
Pra unë, tek kam dëgjuar për bastion
Për bastion, atë strehën t’parrëzueshmën
Ate që s’lë qejfin ta këthej n’pikllim
Jo për dalldi, jo për rrahagjokse
Për t’mbrojtur ty o popull
Dhe ashtu, u hap rruga
Dhe eca nga urdhër i brëndshëm
Dhe bëra një bejlerllëk si në histori
Ashtu
Ca livadhe, tokë të pëlleshme e ca kodrina
E zabele dhijshë
Që të mos fiket tradita,
nja dy-tre kulla ngrita
se s’lë fikje t’ traditë historie
Aso të kubëzgurta, katërqoshëse
t’bejve e t’pashajve t’dikurshëm
E dini, vazhdim yni
Atyre që ua shkulem rrënjën e shlyem gjurmen.
E dini, kam djel azgen që këqyrin nga lartësia
Me tamam sikur ma donte endërra dje
Për këte dhe u bëra mësyjtes armiku
Djem lozdran që në një çast ma thanë:
Yni babush, ballëkrenar maje pyrgu
Ke letren që t’pranuan se je kushi
Ishe a s’ishe kushi, ti ke provën për kushi!
Dhe bëjë punët si kushi!
Babko! Ta do prestixh kushi!
Ta do dashje e prirjeve tua
Ato të fundzemres
Pra t’a themi fjalën, kuptueshëm:
Si kushi që je
Duam një diç pak
Një e dy limuzina mercedes
Babo! Pezho nuk i duamë!
më thënë rreptë.
I duam gjermane se ata kanë kry teknike.
Dhe nisen recitalin si n’teatër:
,,Ç’e duam mor babë lirinë
dhe ardhi dita t’hedhim n’t’kaluaren
Magarin tënd të çuksit që kishe
do ndërrojmë me limuzinë!
Dhe se ç’u bë kollaj kjo
Tup vajtja tek kushi-tup këthimi nga kushi
dhe hop! dy limuzina të kuqe!
Me flamurin valëvitës kuqezi majtas
E n’midis shqipja jonë
Ç’do gëzohej Skendo për këte!
Ah liri, liri! Ç’na bëre pasuri!
Thërritte Besniku nga ballkon kulle
E dini, im birë që kohë më parë u bë gjyqtarë
Më tha, tek m’ngriti n’hava:
,,E more babë, ma i mençmi babë!
Sa mirë ia dijte rrebet tregut të këtij vendit!
Tregut tashmë t’lirisë!
Ç’dijte mënyrën t’i bësh për veti”
Se q’ja qëlloj im bir:
Jo dhe aqë dikur!
Tym cigareje n’hava më bënte epik
Dhe m’kumtonte zërin e mendjes vetë:
,,E mor fukare katundi!
Nise nga një magar e një lopë me dy dhi
Me një hambar përgjys me kollomoq
E një babë si kishe ti
tek digjte n’minder ode duhan kotraban
E një nënë t’gjunjëzuar anash n’fund dhome troç
E mbërijte dhe t’i dridhen ata që t’kishin meni
E ndonjë të rehatosh me dorë tënde
nën dhe të butë të zi.
Shkoj Rrusta e Tafai iku nga plagë truri
Saloja sosi jetën me krut
E Ibroja si i ndjekur nga dreqi, u zhduk!
Dhe rastet ngutshëm vajtën rrugën nga i mësove ti
Jo drejtë, jo! Nga e majta shkoni!
Aty do gjeni prehje shpirti!
E ajo ishte adacta e errtë!
Dikund n’thellësi arkivi, n’bodrum
E dini ate që e zbrazën ustaet e hajnisë!
E më pas q’e dogj tension i lartë!
Nga gafi i mjeshtrit i zarfit të zi rekomande
Ai që letrën e dijes 4 vjeç, e morri për dy
Ç’e do kur Zoti i dha mendjen!
Mmh.21.05.26








Comments