Petrit Malushi: “Dimër i zi”
- Mar 16
- 1 min read

Petrit Malushi: “Dimër i zi”
E zbukuroi shtatin mimoza
Me të verdhën vello, të re.
Sythat majëhollë bajamja i çeli.
Kumbulla i hapi të bardhat petale.
Aroma erëlulesh ajrin mbush
I ngrohti fllad, lehtë shëtit…
Gëzueshëm, të parët lajmëtarë
Lajmin e ardhjes së pranverës
Përhapin në natyrë, njerëz, gjithandej…
Prej pranverës politike, ende
Asnjë sinjal nuk ka mbërritur!
Shtigjet ia ka mbyllur me shkëmbinj
Dimri i zi politik, hijerëndë!








Comments