top of page

Feim Bllaca:

  • May 4
  • 1 min read

Nën lëkurën blu të globit që rrotullohet pa

zë,

fshihen plagë që si sheh syri,por i ndjen fryma,

pyjet pëshpërisin si plagë të hapura në erë,

dhe lumenjtë rrjedhin me kujtime të turbullta


Qytetet ngrihen si maska mbi një dhimbje të heshtur,

betoni mbulon rrahjet e tokës që kërkon dritë,

njerëzimi ecën me hapa të shpejtë mbi plagë,

pa e dëgjuar britmën që vjen nga thellësitë.


E megjithatë,planeti nuk rresht së ëndërruari shërim,

në çdo agim lind një shpresë si fije bari,

se duart që plagosin mund të bëhen duar që shërojnë,

dhe dhimbja të kthehet në këngë për jetën që rishkruhet.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page