top of page

Zymer Kodra: MBAHET MANIFESTIMI MBARËKOMBËTAR LETRAR

  • May 4
  • 1 min read

"PRANVERA POETIKE NË VITI-HOXHA I BUNKERËVE,DEDIKUAAR HOXHË JONUZ ZEJNULLAHUT NGA SKIFTERAJ


Në organizim të Klubit Letrar "Pena e artë" të Vitisë,udhëhequr nga Zymer H.Haliti kryetar dhe në mbështetje të DKRS, drejtorit Valmir Sahiti, sot në Viti,në Shtëpinë e Kulturës "Gursel dhe Bajram Sulejmani " u mbajt Ora e madhe Letrare

"Pranvera Poetike në Viti-hoxha i bunkerëve, dedikuar dëshmorit të Kosharës hoxhë Jonuz Zejnullahu. Këtë manifestim e udhëheqi mjaft mire moderatorja Donjeta Hyseni , e cila në fillim e ftoi drejtorin e DKRS Valmir Sahiti për një fjalë rasti, pastaj për të hapur Orën Letrare e ftoi Zymer H. Halitin, kryetar i Klubit Letrar "Pena e artë", i cili i përshëndeti të pranishmit duke u uruar mirëseardhje. Për biografinë e dëshmoit foli hoxhë Xheladin Halili

Në këtë manifestim letrar kombëtar morën pjesë poetë nga hapsiirat shqiptare, të cilët më parë kishin konkuruar në konkursin tonë.Morën pjesë edhe deputeti i parlamentit te Kosoves z. Arsim Hyseni,drejtiri i DKRS Valmir Sahiti dhe kryetari i Shoqatës se familjeve te dëshmorëve. Po ashtu prezent ishte edhe vlllai i dëshmorit Muhamet Zejnullahu. S'duhet harruar asesi donatorin kryesor tash e tri vite që ndihmon z. Ukë Salihu, që e falenderojmë shumë.

 Pas deklamimit te poezive të tyre nga poetet, juria vendosi t'i ndaj këto çmime:

Çmimi Special nga familja e dëshmorit iu nda poetit Safet Syla nga Shtimja ,vendi i parë iu nda poetit Zymer Kodra nga Lipjani ,vendi i dytë poetit Sadri Jakupi nga Shkupi dhe vendi i tretë poetit Hatip Hulaj nga Prishtina..Në fund për të gjithë pjesmarrësit u ndan Falenderime dhe u shtrua një drekë nga drejtoria për rini kulturë dhe sport.

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page