top of page

Minush Hoxha: Befasitë e muzg-jetes

  • May 18
  • 2 min read

Mbeta i hutuar n’atë kafenë zhurmonjëse!

M’u ulë përballë i riu me leje të dhënë

I riu i studimit t’një seksioni të kohës

Dhe i i ri, mjekërgjatë e mimikë serbez

Gjatë e gjatë më shikoj f’tyren time

I dukej si një hartë e lashtë

Më pas tek sosi rrëfimin e perllave mondene

iku pas të dytës kafe.

Unë mbeta në mendime me mjekrën asht në dorë.

Dhe tek mrekullohesha me prajtësinë e djalit

Çmendesha nga befasia që ma tha troç.

Dhe ia thosha vetes në heshtje:

I riu i internetit me globin mikroskopik

Ballë me matufin që s’mbërthen ate me mendje sofizmi.

Mendjetrashi unë

I mallkuar, lolo e zhgënjim nga vetja

qorri që s’ia doli të shoh ditën nesër

E ate sot shihte pa mësuar ate  mësuesen dje!

E dërdëlliste n’mjedise si t’ishte jaran Zoti!

Kohërat lozdrane që luajnë me mesazhe!

Sa të yshtnin me ngulm nga liria

Sa të këndoje këngën që t’ngritte n’lavdi.

E në nesre nderohet si mall i lirë tregu.

Rishikim nevrik i asaj që iku me synim bërë jetë

Përfytyrim i rrugës nga do ia jap nesër.

Hala me mjekrën asht  mbi dorën me puçrra të zeza

Dhunoj qelizën atrofike, ate të shumë ditëlindjeve

Me urdhër të jap përgjigje:

Je ti i shkuari me globin e madh nën sy

Apo është djaloshi i USB-isë me globin molekul në te.

Dhe se ç’mu kujtuan koncertet e Pashtrikut

Vajtja nga imi qyteti për dëgjim të Njazi Nikoliqit boem

Për 40 minuta më shpejtësi të taksistit të matur

Dhe e të riut në Dyseldorf për dy orë e gjysem.

Eee zotëri, i vogli njeri

E njeri mendjecekti,

Që ngrite në qiell ato që i dashte me zemër

E ishin vetëm vegime sa të mbajnë disa vite jetë.

Se ç’mu kujtua Apaçi i Fundit

Ajo skena tek shohin mrrolshëm në sy njeri tjetrin

Indiani dhe i bardhi

Dhe mësojnë se ardhi çasti të vrasin njeritjetrin

Nga absurdi i zhbërjes të njërës anë..

Dhe vriten e dy kufomat në një copë të ngushtë toke

Qetë qetë do bëjnë miqsi n’amshim..

15.05.26 mmh

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page