top of page

Emi Krosi: LETËRSI KRAHASIMTARE MATJANE

  • May 3
  • 13 min read


 

Tema. Letërsia matjane në rrafshin krahasues. 

 

Letërsia nuk lidhet vetëm me shkrimin (littera nga latinishtja), por më shumë me leximin.

Kjo varest nga niveli që kanë individëlt e ndryshëm, për të formuar gjykimet dhe opinionet e veta, pas leximit. Si mund të lexojmë dhe çfarë (Bloom: 2000 :22), varet tërësisht nga lexuesit dhe interesi tyre. Leximi, na përgatit për ndryshim, dhe ndryshimi përfundimtar është i vonuar, por është universale. por, modeli më më i mirë është leximi i pandërpreë, sidomos i letërsisë, sespe mund të gjejmë atë që çdo lexuesi e gjen veten, sipas natyrës së tij: lirik /romantik/ hermetikë /post/modernist/realist etj. Në fund të fundit ne lexojmë, për të forcuar veten dhe për të përjetuar kënaqësi. Kënaqësia e leximi është me të vërtetë individuale, se leximi shpërbëhet, dhe shumë herë vetëshpërndahet përmes lexuesve. Por, bëhet fjalë për lexuesin e vetmuar që lexon për vete, dhe jo për interesat që “gjoja” e tejkalojnë vetveten. Kjo lidhet dhe kritikën pastaj. Në këtë rrjedhë, do të ndalemi në leximin krahsimtar, mes katët poetëve matjan, me ngjashmërinë me “letërsia e krahasuar” (Chevrel: 2002) dhe sa shumë ndikojnë në shpirtin krijues me njëri-tjetrin, që parashtron metodat e poetikave krahasimtare në fushën studimore të letërsisë, në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar në dykohësi të ndryshme, anipse duke nxitur polemika. Vetë pyetja se: “Çfarë është letërsia e krahasuar” (Lopopolo: 2019) eptohet brenda kohës historike (shek. 21) dhe së njëjtës hapsirë gjeografike (bashkëjetesa e letërsisë matjane) është krahasimi i teksteve, rrymave dhe autorëve në bashkohësi, përmes elementeve përbashkues. Fusha krahasimtare thënë shkurt, letërsia krahasimtare është krahasimi i një letërsie me një e më tepër letërsi dhe gjithashtu krahasimi i letërsisë me fusha tjera të dijes dhe artit (Prawer: 1973) mund të mbetet dhe brenda autorëve të njëjtit areal gjuhësor, por ashtu dhe brenda së njëjtës kohësi letrare.

 

“TREKËNDËSHI I BERMUDËS” DHE “MESI I ARTË”

 

Nisur nga rajoni gjeografik Mati është në mes, par ajo e “mesmja e artë”. Por, e rrethuar nga “trekëndëshi  Bermudës”, që formohej nga tre shkollat e letërsisë së kohës: Tepelena, Tropoja, dhe padyshim Lezha. Pra, ishte ky trekëndësh që promovoj vlera, letëesi, poetë dhe shkrimtarë që tejkalonin regjonet e tyre historiko-kulturore por dhe gjuhësore-filologjike. Shumë emra të këtyre trevave janë tashmë katalizatorë të një treni letrar social dhe epistologjik të njohur si: a) areali i Tropojës, (A. Papleka, S. Buçpapaj, H. Aliaj, B. Mustafaj etj.), b) areali i Tepelenës (I. Zhupa, P. Ruka etj.), c) areali i Lezhës (N. Gjetja R. Marku, P. Zogaj etj.) Kryeqyteti kishte Lidhjen e Shkrimtarëve, që ishte dhe “selia qendrore” e letërsisë, kulturës dhe artit. Por, Mati ishte në kufi, por përsëri ishte shumë skajore dhe gjithherë ka mbetur një provincë e “humbur” dhe “e harruar”. Kufijtë e rrëfimit, nuk mund të fshijnë as idetë, as ndjenjat, as nocinet e hapsirave. Narrativat e jashtme, vishet me narrativën e brendshme të poetëve duke i përthyer kodet letrare brenda kodeve filozofike, të një areali të caktuar gjuhësor poetik (areali shqip), dhe pse në skajet e këtij areli.  Koncepti i interpretimit të shenjës, se çdo shenjë e përdorshme shërben si shpjegim për një shenjë fillestare, ne mendojmë të kuptojmë shenjat përmes shenjave të tjera (Eco: 1979), përmes eksportimit të mendimit nuk i largohemi, asaj që quhet distanca e thënies.

 

ZHBËRJA E HAPSIRËS GJEO-HISTORIKE

 

Hasira gjeografike: duke qenë se Mati, është një trevë në kufij gjeografik me Mirditën,

Dibrën, Tiranën (kryeqytetin), janë kryqëzuar përmes elementeve historikë por dhe atyre fetarë, një përmasë e një marrëdhënie të gjatë mes besimit islam dhe atij katolik (pjesa e zonës kufitare me Mirditën) një model shembullor bashkëjetese. Kjo trevë ka shumë martesa mes dy feve dhe si rrjedhim vetë qyteti është një përzierje mes tyre. Por dhe haspira gjeografike apo dhe si rreth i administruar nga qarku Dibër, shumë projekte zhvillimore apo socio-kultrurore i kanë kaluar qarkut. Vetë Mati, ka dy qytete me dy bashki. Është një terren kryesish malor, me natyrë të virgjër. Lugina e lumit Mat, është më e populluar dhe më pjellore. Mati, në aspektin historik ka mbetur gjithmonë në harresë dhe për atë që nofka “zogistë” vazhdon prej një shekuli t’i ndjekë matjanët si një mallkim. Madje, që nga koha e Mbretit Zog, asnjë matjan nuk ka shërbyer në administrat e larta të shtetit. Por, prapë imazhi i ish-Mbrteit me shumë dritëhije apo akoma i baltosur, është dhe ka qenë një “precedent” i harresës së Matit, si histori, kulturë dhe etnitet gjeografiko-administrativ. Madje dhe vetë matjanët (ka prej syresh) që baltosin vetëveten dhe Zogun, dhe nuk kanë mundur të dalin nga “zgjedha” e iluminizmit komunist. Por, dhe ato pak historianë, poetë, shkrimtarë, arkeologë apo folkloristë të zonës (Kurti: 2014), që kanë qenë pararojë dhe gjurmues të tradidtave të kulturës, gjuhës, folklorit matjan, pak janë shpërblyer ose janë lënë në hije, nga çdo administratë shtetërore, ku sidomos “harresa” ndaj kulturës matjane ka qenë e qëllimshme.

Hapisa historike, përsa i përket historisë së Matit që nga antikiteti deri me sot, lidhet me

emrin e vjetër Emathia. Janë bërë shumë studime dhe shkrime, por emri i vjetër Aemathia /Aematia /Ematia/Mati, janë formuar në barë të rotacizmit të historisë historike të shqipes që (nga Buzuku e deri më sot), të cituar ndhe nga albanologë të huaj por dhe shqiptarë. “Kufijtë e lashtë të saj ishin më të gjerë se sot dhe në të përfshiheshin së paku përveç hapsirës së sotme edhe Katër Grykët, Lura, Mirdita deri në grykëderdhjen e Lumit të Matit në det. Në mijëvjeçarin e parë para erës sonë banohej nga fisi ilir i albanëve. Në grykëderdhjen e Matit në det, pranë Adrias shtrihej fisi ilir i Abrejve. Me pushtimin romak në shekullin I-III të erës sonë krahina përfshihet në provincën e Epirit të Ri. Në mesjetën e hershme (shek.VII-XII) këtu dhe në krahinat përreth lulëzoi kultura e arbrit. Në shek.XII-XV është në epiqendrën e shtetit të Arbërit dhe të principatës së Kastriotëve” (Kurti: 1972), duke ndryshuar madje dhe vendbanimin e hershëm historik, për ta dërguar atë në Maqedoni. Mendimi i disa studiuesve qofshin edhe vendas, të cilët flasin se me rastin e fundit (EMATIA) nuk flitet për Matin, por për Maqedoninë, nuk ka asnjë bazë dhe përgënjeshtrohen nga Barleti dhe Budi, të cilët krahas emrit të krahinës në trajtën AEMATIA dhe EMATIA japin dhe MACEDONIA. Pastaj përmbajtja e historisë së tyre lidhet direkt me Matin dhe jo me Maqedoninë (pashtriku.org:2017), por, jo vetëm emri por  Skënderbeu është bërë “mollë sherri” mes Dibrës dhe Matit. Sepse, disa studiues e çojnë në Sinjë të Dibrës dhe jo në Mat. Humanisti shkodran, Marin Barleti, autor i veprës monumentale “Historia e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut” (Barleti: 1967)lumin dhe krahinën i shënon në të njëjtën trajtë, Aematia (Aemathius dhe fluvius Aemathus). Dhe studiues nga Dibra, përmes dokumeteve të lashtësisë dhe mesjetës nuk e justifikojnë Skenderbeun si dibran por si matjan apo dhe anasjelltas. Pra debati dhe dilemat se  “Nga ishin kastriotët” (Kica: 2025), vazhdojnë akoma si hamendje dhe “përlasje” historike.

 

 

MARRDHËNIA MES LETËRISË SË PROVINCËS DHE METROPOLIT

 

Kontributi i autorëve dhe shkrimtarëve matjanë si: Adivije Hoxha, Basir Bushkashi, Fatmir Gjestila dhe Lindita Doda (sipas alfabetit), nuk kanë asnjë të metë me kontributin e skrimatrëve metropolitanë. Ata, vetë jetojnë në prinincë (Burrel), përveç Adivije Hoxhës, që jeton në Durrës, por nuk do të thotë, se ata janë më pak modernë dhe më shumë provincialë. Vetë termi provincializëm jepet dhe përmes kronotropeve shumëplanëshe:

kronotopi (hapësira-kohë), provincial Bakhtinian, (karakterizohet thjesht përmes atdheut

të vogël, si një marrëdhënie idilike me kohën dhe hapsirën),

provinca dhe si mjet heoristik, (që përcakton zhanrin. Provinciali bëhet një mjet për të

hetuar hierarkitë hapësinore të modernitetit globalist),

provinca dhe konceptualizimi i hapësirës: që lejon analizën e hierarkive hapësinore

(p.sh., qendra kundrejt periferisë, metropoli kundrejt kolonisë) dhe se si ato formësojnë identitetet, kujtesën dhe praktikat politike. Zakonisht paraqet një "komunitet të njohshëm", i cili nuk është vetëm një mjedis, por një mënyrë komplekse dhe e kontestuar e të parit dhe të menduarit përmes ndërmjetësimit të realiteteve të ndryshme shoqërore (Bakhtin:1981:447), një gjysëm- njohje dhe gjysëm-shkëputje nga bota. Konceptualizmi i hapsirës, (na lejon analizën e hierarkive hapësinore (p.sh., qendra kundrejt periferisë, metropoli kundrejt kolonisë) dhe se si ato formojnë identitetet, kujtesën dhe praktikat politike).  Të jesh provincial, nuk do të thotë të ngatërrosh mjedisin tënd të ngushtë me botën. Ku shpesh gjinizohet si hapësira e pjellorisë riprodhuese dhe kujdesit amtar. Romani apo letërsia provinciale (ndryshe nga ai rajonal) përkufizohet "më thjesht nga ndryshimi i tij nga "metropoli",  ku provincialja bëhet një mjet konceptual për të hetuar, në përgjithësi, hierarkitë hapësinore (Baena: 2023: 449), provincialja ofron një mënyrë për të shqyrtuar gjeografitë e pabarabarta përtej tekstit, si dhe ato të mbledhura brenda tij. Por brenda saj ka dhe dallimet invidualiste të katër autorëve:

 

ADIVIJE HOXHA: poezia e Adivije Hoxhës, është  një poezi e veçantë. Poetja matjne,

kurrë nuk mallkoj fatin e saj, por e përsëri si trampolinë për tu rrituar artistikisht. Me një energji pozitive dhe shpirt të lirë, ajo gjithmonë është e gjendshme. Karroca nuk e pengoj, të jetë alturiste, të jetë humane, të jetë e dashuruar me jetën dhe njeriun, me njerëzoren dhe shpirtëroren, të përçojë përmes poezisë, mirësi, dashuri, frymë bashkëpunimi dhe bashkimi. Ajo është  kryetare e Shoqatës së Para dhe Tetraplegjikëve të qarkut të Durrësit, (për persona me aftësi të kufizuar), përmes humanizmit dhe rebelimit të saj të ligjshëm, në mbrojtje të tyre. Në këtë akuariel të madh, poezia e saj ka përmasëm madhore të një poeteje femër. Femër, që përçon aq shumë dashuri dhe mirësi, saqë vargu i saj bëhet univesal si tek kryepozia “Jam lindur të martën”, me vargjet:  të martën jam lindur,/fatin e të martës pata,/të dielës,/sa shumë doja t’i  ngjaja!... (Hoxha: 2004). A thua se duhet të besojmë në bestytnitë, se e marta qenka ters? A thua! Apo, ashtu ishte shkruar fati…Fati, treni që na lë në stacionin e gabuar. Poezia femërore, po mere prmasat të reja. Kritika femërore afrohet anash, (por vetëm për emra të spikatur), jo për evindentura vlerat, aq më shumë për Adivije Hoxhën dhe pse e kanë vlerësuar poezinë e saj qysh herët (ajo ka X matjan brenda vetes), por kritika profesinote ka heshtur. Janë lirika malli për dashurinë e humbur, për dashurinë dhe mungesën e vendlindjes dhe për familjen. Një përmbysje totale motivesh, ku spikat lirika dashurore e mungesës dhe mallit…vargjet: njё gjethe/zvarritet trotuarit,/lagur nёpёr shi .../Me mallin pranveror/nё gji…, vetëm pesë vargje, por shprehja metaforiale trasformohet në një simbolikë malli, ku përmes simbolit të humbjes së dashurisë, malli laget, si gjethet nëpër shi. Simbolizmi “i fshehur”  është letësisht i kapshëm. Nuk ka një “simbolizëm të pastër”, se lidhja mes “shenjës” është e brendshme, si ndriçim i tejpërtejshëm dhe i të përgjithëmonshmes simbolikë metaforiale, që në këtë rast lidh, të përjetshmmen me kohën momentale duke i dhënë më shumë impulse lirikës ndjesore dhe shpirtërore. Veçantësia e saj është përmbysja e  konvencioneve të vjetra të letërsisë bashkokohore, përmes një stili dominues modernist (të shprehet me nënkuptime).

 

BASIR BUSHKASHI, një zëri lirik që ka kapërcyer provincën. Poeti lirik matjan Basir

Bushkashi, është një poet i lirikës i natyrës, me mbi 20 libra me poezi dhe njëkohësisht zëri lirik më dominues në letërsinë matjane. Përmes fjalëve si: mali /qyteti /dielli /ura /gardhi /mendja /zemra /poezia /malli /udhëtim /dallgë /lumi /pemë /dru/ bar /lulishte /pëllumba /vera /deti /rërë /lisi /hënë /kanarinë /muzg /dritë/manaferra/era/dega/dimri/biblbili/prilli/trëndafil, ku shpërthen “zëri i ndjenjave”, sepse vetë titulli sjell shumë zëshmëri ndjenjash që përrokin natyrës, përmes elementeve si:

elementi i vendlinndje,

elementi i imazhit të qytetit,

imazhi i kohës dhe moshës,

imazhi i hipokrizisë dhe njeriut mediokër etj. Karakteristikë individualiste është vargun tercian, i

ngjashëm me tercinën e e vargut dantesk. Poeti dallohet për madhëdhënien e lirikës së tij:

marrëdhënia me natyrën; (përmes dikotonomisë së malit dhe lumit)

mali (qëndresa që lidhet me vendlindjen), apo dhe lidhjet me simbolikën e historisë.

Shqiptarët, janë mbështetur tek malet. Mali, është dhe metafora e qëndresës identare dhe etnike, vargjet: dhe kur në male/Zjarrmojnë Rrufetë/Malet,/Po, male,/Kryepërpjetë (Bushkashi :2026: 7),

lumi, (uji si pastrim shpirtëror) dhe vazhdimi i jetës ashtu si rrjedha e lumit. Herë, me

 dallgë, herë i qetë duke zbritur drejt detit ku qysh në krye shprehet: lumi nuk shterr,/Asnjëherë./Ndër gurgullima,/Jetën përcjell... (Bushakshi: Iden : 5), se jeta është rrjedhë e një lumi të pafundëm, që vazhdon e vazhdon…

marrëdhnia me vendlindjen, (motiv i njëjtë jetësor dhe universal për të katër poetët).

 

FATMIR GJESTILA, prozator dhe poet i letërsisë për fëmijë. Është i njohur dhe si

bashkëauor i teksteve shkollore. Ky brez i ri letrarësh për fëmijë (kryesisht mësues), po mëtojnë t’i afrojnë lexuesve të vegjël, me libra për të gjitha moshat duke përdoruar edhe fushën e mendimit dhe zhvillimit kognitiv që i referohet ndryshimeve afatgjata në këto procese ku [Piaget besonte se të mësuarit vazhdonte nga ndërveprimi i asimilimit (përshtatja e përvojave të reja për t’iu përshtatur koncepteve të mëparshme), akomodimi dhe rregullimi i koncepteve për t’iu përshtatur përvojave të reja]. Në këtë mjedis, vjen dhe autori i shumë librave për fëmijë dhe të rritur Fatmir Gjestila me romanin “Zogu i agut të bardhë” (Gjestila: 2023). Autori, kryesisht veprat e tij e sendërton mbi elemente epiko-mitologjike shqipare. Ringjallja  e pikës bëhet përmes këtyre elementeve:

struktura epiko-mitologjike,

sundimi i frymës heroike, (elemente të epikës dhe botës parake dhe eposit shqiptar të

kreshnikëve)

shfaqja e legjendares/legjendaritetit,

shtresëzimi popullor,

sundimi i frymës heroike,

struktura moderne e përrallës,

 elemente të realizmit magjik, ( kjo është pjesa ku  ndërtohet e gjithë fabula. Magjia është një temë e përjetshme në letërsinë për fëmijë)

të mrekullueshmes së “realizmit magjik”,

elementi mitologjiko-përrallor, teksti i autorit shpalos në hapsirën e tekstit, shumë rrafshe

ligjërimore të (nënkuptuara), si nën/njësi, jo vetëm si dëshmi artistike të një mbiteksti me elemente fantastike, (që lidhet me përrallat dhe tregimet gojore), në vijimësi të zgjidhjes “deux machina” është në marrëdhënien mes tregimit dhe përrallës.

 

LINDITA DODA, në kanonin e lirisë letrare dhe intelektuale të femrave, bën pjesë dhe

poetja lirike matjane Lindita Doda. Ajo rivajëzon, me një zë lirik dhe penë femërore nga provinca, por me një penë që “thyen” mitet, në librin poetik “Mitet mashtrojnë” (Doda: 2022), një poezi që tejklalon jo vetëm provincën e qytetit të vogël verior, duke përrokuar arealin shqipshkrues jo vetëm femëror, në rrafshin e letërsisë moderne shqipe, sidomos poezisë post/moderne. Në një cikël poetik ku ngjizet, miti/mitologjia/historia, Uni femëror dhe vendlindja, përmes simbolikave:

simbolika e vendlindjes, vendlindja në ktë cikël, është e trupëzuar me tekstin. Moderniteti

për më tepër, nuk e zvogëlon më, kompleksitetin e qenies së gruas në botë si (qenie njerëzore), po si një identitet thjesht të përcaktuar seksualisht, ajo pra (gruaja/femra)karakterizohet nga një rrjedhshmëri femërore. Se dhimbja dhe zhgënjimi, që del përmes vargjeve:  murit të vjetër të parkut/që sheh nga Deja,/.../Statujës së qytetit po ia la andrrat,/me u ba spektatore skenës/ku vdesin të gjallit,/e rilindin të vdekurit,/.../Por në këmbë statujës/dy qen shqyenin njëri- tjetrin,/për një kafshatë.../Kjo pamje ma lëndon zemrën,-thashë/dhe ika.../me trastën e andrrave/hequr zhag...!, ku qartësisht poetja, e ndien zbaryjen e qytetit, pa njerëz, pa jetë, pa rini, pa të ardhme. Vetë, Deja mali besnik dhe shekullor, qëndron përkundruall Burrelit qytetit “të luleve dhe mollëve” që nuk janë më. Por vetëm zbrastësi dhe beton. Autorja, sendërton dhe brenda simbolikës së vendindjes mitin e ujit dhe të lumit (lumi Mat).

metafora e  ujit, (si simbol i erotizmit, haset dendur në krijimtarinë popullore), ku

çiftet takohen në “vende me ujë” si: çezma, pus, krua, brigjet e dy lumejve etj.

metafora e qytetit, (duke defamiljarizuar tmerrin urban dhe absurdin i ekszistencializmit

të njeriut),

simbolika mitike dhe historike,

simbolika bibliko- mitologjike,

simbolika e indetitetin dhe Unit femëror, post/modernist. Ajo shfaqet mes hermetizmit

dhe imazhizmit, por krejtësisht brenda imazhit të Unit individualist: 

pa kërkuar leje për vetëekzistencës e saj,

pa romantizuar apo minimizuar rolin e gruas, (pra vetes),

duke analizuar pushtetin/fuqinë trupin dhe idenditetin.

 

POST/MODERNITETI NË LETËRSINË MATJANE

 

Në këtë kontekst, fjala “modrene” apo “postmoderne” u kuptua edhe si proces i pavarësimit shoqëror dhe diferencimit kulturor (Sarup: 1993: 18). Dilemat e artit dhe parimet estetike si formë, lidhen me lëvizjet kulturore dhe në kontekstin socio- shoqëror matjan dhe padyshim, ndikon edhe mbi letërsinë në përgjithësi dhe poezinë në veçanti. Poetët kanë trashëguar dhe përçuar tek lexuesi i tyre (jashtë arealit të lexuesit matjan) shumë elemente thelbësore të një  poezie moderne/postmoderne, që quhej ndryshe poezia e "imagjinatës së pastër”, si dëshmi dhe vizion i një modernizmi më të hershëm (Ashton: 2005: 8). Vetëdija autoriale, se të gjitha ligjërimet poetike- letrare, janë njohuritë jo të plota dhe të pasigurta, ose si "një dëshpërim vizionar", që nuk është gjë tjetër, veçse dëshpërimi, që përjeton njeriu modern në jetën e tij të përditshme. Posmodernistët e refuzojnë arsyen universale, në kuptimin dhe mënyrën e të menduarit. Postmodernizmi, konsiderohet dhe një aspekti i veçantë i modernizmit (Hassan:1971: 76), në bazë të këtyre dy kritereve:

kriteri i lirisë

shumësia e diskurseve.

 Shfaqja e dukurisë së strukturave të hapuara dhe të ndryshueshme poetike, në letërsinë e dekadës së parë të pas ’90-ës,  orientoi dhe shkrimtarët matjanë  drejt elemente dhe teorive kulturore të reja, që lidheshin me modernizmin/ postmodernizmin (Hutcheon:1989: 82). Këto elemente, janë një “shtojcë” postalterego e teorisë së intertekstualitetit, në tërë rrafshet e shkrimit letrar, si një nyje lidhëse aksiomatike, që ndërlidh kohën e shkuar dhe të ardhmen, botën reale dhe surreale, shumë realitete, shumë tema dhe motive të shoqërisë moderne, se vetë modernia/modernizmi, mbart në vetëvete theksin e vazhdimësisë kohore (Demir: 2006: 83).

Rrokja e ngjarjeve në veprat postmoderniste, përteaj shkakut dhe qëllimit, si fenomen estetik, por edhe intelektual, projektohet e shkuara mbi të tashmen dhe të shkaurën, shenjojnë:

situatat e ndryshueshme kulturore,

stilet e reja estetiko-poetike,

qëndrimet e përmbysura ideore,

tiparet i papërcaktueshmërisë tematike

ndërveprueshmëria fabulore, përmes praktikave shkrimore dhe stilore personale

(Dado:2020: 85), me tipare krejt të ndryshme tipologjike duke iu kundërvënë realizmit (sidomos lirika), që solli dhe ndryshimet e raporteve përmes:

të vërtetës dhe iluzionit,

marrëdhënies mes reales dhe ireales,

marrëdhënia mes subjektives dhe imagjinares,

dallimi mes konceptit realist dhe modernist, duke anuar më shumë nga ana kuptimore 

filozofike sesa nga formacioni estetik. Globalizmi dhe etika liberale, ndaj besimit dhe të vërtetës, “thyejnë” normat tradicionale jashtë çdo moraliteti, që për çdo poet modern/posmodern është personal. Vetë poetët, tekstet e tyre poetike, në mënyrë subjektive, i realizojnë në dy plane:

në planin e përmbajtjes,

 në organizimin formal. 

 

INSUFIÇENSA E KRITIKËS SI MUNGESTARE APO E QËLLIMSHME

 

Kritika ndaj letërsisë së provincës është treguar e mefshtë dhe qëllimisht mungestare. Jo vetëm ndaj letërsië matjane, por dhe letërisve të tjera. Pak, emra që kanë kalur provoincat madje dhe Europën dhe Atllantikun janë lënë në “harresë”.  Kjo tregon se akoma kritika është sentimentale ndaj “biografisë” dhe aspak profesioniste, ka emra si: Dilaver Kurti, Shefki Karadaku, Petrit Ruka, futuristi lushnjar Faslli Haliti, Ndoc Gjetja,  Frederik Reshpja e shumë e shumë poetë dhe shkrimtarë të harruar.  Përsa i përket poezisë dhe kritikës, dua të mbështes vetëm tezat e mia, pasi poezia këto dekada ka pësuar një rrokupojë të madhe. Mëtimi i një poezie, në bazë të vlera estetike dhe letrare, ka humbur shumë, gjatë rrugtimit të saj, sa poezia i mungon tashmë edhe vetvetes. Poezia, jo vetëm që ka humbur vlerat, por ajo akoma nuk e ka gjetur vendi e saj, pasi konjukturat e këtyre dekadave e kanë vënë përpara sfidave të mëdha. Cilat janë këto sfida? Pas viteve ’90-të, mundësia e gjithësecilit të shkruajë, kurdo dhe sido, pa asnjë kriter letrar, e la poezinë në rënie të lirë, duke prekur fundin, duke lulëzuar gjithfarë lloji lule imagjinative, me të gjitha larushitë e mendjes njerëzore, kush e kush të vrapojë të shkruajë, të botojë, por pak(k)ush të lexojë. Mungesa totale e kritikës, për shumë kohë, dhe vazhdimësia e segmeteve të vjetra të kritikës së realizmit, që nuk mundi të përshtatej me një botëpercetim të ri, të të bërit letërsi, akoma përpëlitej me fraksionet e saj të shkëputura si:

- kritika autobiografike,

- kritika historike,

- kritika psikologjike,

- kritika gjinore, meshkujt/femrat. Kritika profesioniste, duhet ta vlerësojë një vepër nga

vlerat dhe dinamika e lëvizjeve të figurave letrare brenda një autori/autoreje, duke shpaluar vlerat, jo vetëm në bashkohësi, se vepra e artit është e “përjetshme”, se letërsia është vepër e hapur për të gjithë, se ka gjithmonë ka vend, sidomos për studime kritike. 

 

 

 

BIBLIOGRAFIA:

 

 

Ashton, Jenifer. (2005): From modernism to Postmodernism, Cambridge University Press.

Baena, Victoria. (2023):  Provincial. Victorian Literature and Culture, Vol. 51, No. 3. University of Cambridge, United Kingdom.

Bakhtin, M. M. (1981): The Dialogic Imagination: Four Essays, translated by Caryl Emerson and Michael Holquist, Austin: University of Texas Press.

Barleti, Marin. (1967):  Historia e Skënderbeut, Tiranë.

Bloom, Harold. (2000): How to read and why?. New York, London, Toronto, Sydney, Singapore.

Bushkashi, Basir. (2025): Zërat e ndjenave... “Ada”, Tiranë,

Chevrel, Yves. (2002): Letërsia e krahasuar, përkth: Ali Xhiku, “Albin”, Tiranë.

Dado, Floresha. (2007): Si rrjedh letërsia e viteve ’90, “Mehr Licht”, nr. 30, Tiranë.

Demir, Zekije. (2006): Feminizmi modern dhe postmodern, “Logos-A”, Shkup.

(2017): Dilaver Kurti (Kola): …Emathia…Matja…Mati. Një vështrim historik rreth emrit të krahinës së Matit: https://pashtriku.org/dilaver-kurtikola-emathiamatjamatinje-veshtrim-historik-rreth-emrit-te-krahines-se-matit/

Doda, Lindita. (2022): Mitet mashtrojnë, “Fiorentina”, Shkodër.

Eco, Umberto. (1979): Lector in fabual, “Bonpiano”, Milano.

Gjestila, Fatmir. (2023): Zogu i agut të bardhë, “Emathia”, Tiranë.

Hassan, Ihab. (1971):  “Postmodernism”: A Paracritical Bibliography, Illinois University Press, Urbana.

Hoxha, Adivije. (2004): Parajsë pa ëngjëj, “Vatra”, Tiranë.

Hutcheon, Linda. (1989):  A Poetisc of Post- modernism: History, Theory, Fiction, Toronto.

Kica, Ramazan. (2025): Nga ishin Kastriotët, Tiranë.

Kurti, Dilaver. (1972): Gjurmë të kulturës së hershme shqiptare në Mat,” Iliria I”, Tiranë.

Kurti, Dilaver. (2014): Folklor nga Mati, “Ilar”, Tiranë.

Lopopolo, Marinagela. (2019): Çfarë është letërsia e krahasuar, “Dituria”, Tiranë.

Prawer, Siegbert Salomon. (1973): Comparative Literature Studies, An Introduction. London, Duckworth.

Sarup, Madan. (1993): Poststrucralism and Potsmodernism. Great Britain. Ashford Colour Press Ltd, Gosport, Hampshire.

 

 

Mars, 2026.


Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page