top of page

Kujtim Mateli: “Realiteti që vezullon” i Delo Isufit

  • May 4
  • 1 min read

Delo Isufi është poet i talentuar dhe një nga njerëzit më të spikatur të Labërisë, njeriu fisnik, ku gjenden të mëshiruara të gjitha virtytet që duhet të ketë një qenie njerëzore. Poezia e tij mban brenda bukurinë e natyrës dhe kthjelltësinë e burimeve që rrjedhin nga lartësitë. Ajo bleron, ashtu si shpatet e maleve në stinën e pranverës, duke pushtuar zemrat e lexuesve të shumtë. Poeti i këndon dashurisë në të gjithë dimensionin e saj: dashurisë për vendlindjen dhe atdheun, për prindërit dhe në veçanti për bashkëshorten që është Hyjnesha e familjes shqiptare.

Delo Isufi u lind në fshatin Brataj të Vlorës më 15 korrik 1944. Ka mbaruar Akademinë Ushtarake të Forcave Ajrore ku arriti gradën Kolonel dhe në vijim Fakultetin e Drejtësisë të cilin e mbaroi në vitin 1972. Është autor i disa vëllimeve poetike: “Magjia e syve”, 1998; “Lulet e zemrës”, 2003; “Ëndërr e grisur”, 2012; “Tavolinë e rezervuar” 2016; “Vajza e manaferrave”, 2019.

Ka botuar novelën “Ndjej tek ikën”, 2008 dhe është autor i shqipërimeve të poezisë indiane “Mjegulla e bardhë” 2021. Krijimtaria e Delo Isufit është e përkthyer në disa gjuhë dhe e botuar në revistat dhe gazetat letrare të disa vende të Botës.

Sivjet boton librin e katërmbëdhjetë me përkthime nga autorë botërorë të titulluar: “Realiteti që vezullon” Një përkthim mjeshtëror i poetit dhe përkthyesit Delo Isufi, i cili e ka njohur letërsinë shqipe në botë dhe ka sjellë letërsinë botërore për lexuesit e trojeve shqiptare. I uroj suksese në vazhdimësi këtij mjeshtri të poezisë shqipe dhe që ka zënë vend në letërsinë shqipe edhe si përkthyesit i talentuar.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page