Petrit Malushi: “Drejtësi, barazi, liri…”
- May 10
- 1 min read

Drejtësia “qelibar”
Dhe për mua dhe për ty.
Ti status imunitar
Unë lidhur duar e sy.
Barazia “stekë floriri”,
Ana jote, ana ime.
Unë mbledhur si fakiri,
Ti milionat i quan “qime”.
E përtejshtrirë liria,
Stolisur e zbukuruar.
Për ty pa kufij, pa vija
Për mua prerë, cunguar.








Comments