top of page

Xhevahir Cirongu: Vilhelme Vranari-Haxhiraj lindi në Kaninë, në prill Vlora i dha përjetësinë….!

  • May 12
  • 3 min read

Ese nga Xhevahir Cirongu


  ( Kaninë 8.12. 1944.Vlorë më 30 prill 2026)

Ashtu si një mal që ul kryet kur bienë rrufetë e zjarrta nga retë e qiellit,edhe atë ditë fund muaji të datës 30 prill 2026,sytë e qiellit e të njerëzve jo vetëm në qytetin e historisë kombëtare, por kudo si në Shqipëri , Kosovë, Maqedoni, e në diasporë ku jetojnë e banojnë shqiptarët, lajmin e trsht të ndarjes nga jeta të shkrimtares Vilhelme Varanari- Haxhiraj, derdhën lotin e hidhur mbi tokën e ëmbël shqiptare. Ishte ajo ditë prilli,ku lulet e pranverës bashkë me këngën e vajtimit të zogjëve, së bashku me gërshetin e lotëve të dhimbjes, të kordonit të madh e të heshtur të pjesmarrësve , lanë lotin e fjalën e dhimbjes te emri pavdekësisë : Vilhelme LAMTUMIRE!

Ai lajm i asaj dite të zymtë drithëroj zemrat e gjithë shkrimtarëve, poetëve,historianëve, të botës shkrimore akademike, si brenda e jashtë vendit tonë. Vilhelmja, me punën e saj në fushën e krijmtarisë shkrimore e studimore, la një perlë të gjerë që ngjasojnë si një galeri miniere plot thesare të cilat lartësohen si mali shenjtë Tomorri! Pikërisht, ajo me inteligjencën e lartë që kishte, me atë botë aq të madhe e urtësi, ngriti ‘’Kështjellën’’ e mendimit te veprat e saja të shumta, tashmë të dokumentuara . Kjo plejad shkrimesh prej saj,janë e do mbeten të lexueshme nga historiografija jonë në breza. Po të shfletosh veprat e shkrimtares Vilhelme Vranari –Haxhiraj,aty gjen guxim e trimëri,diell e dashuri për jetën, njerëzit e mbi të gjitha për ATDHEUN !

Një jetë e tërë në atë udhëpërshkrim, sa të vështirë po aq kryelartë, me dinjitet e përkushtim si një Zonjë e krye Zonjë, i shërbeu njerëzve e shoqërisë me aq dinjitet e përkushtim deri në minutin e fundit të jetës. Thjeshtësia në mendim e fjalën e shkruar,e fisnikëroj më shumë shkrimtaren e përjetësisë Vilhelme. Te këto cilësi e vyrtyte përballoi dallgët e errta të jetës bashkë me bashkëshortin e saj Fitim Haxhiraj.Ajo, me korpusin e veprave të shkruara që na la pas, ka përjetësuar një pjesë sado të vogël apo të madhe të historisë sonë kombëtare.

Te libri ‘’Pa koment’’ shkrimtarja Vilhelme Vranari, sjall mjaftë autorë të ndryshëm të gjithë fushave shkrimore,pa dallim e me një përkushtim vital të ‘’ qëndisur’’ aq bukur në esetë e publicistikë të shkruar e vlerësuar prej saj. Ajo na bën ne si lexues, ti ngjitemi fjalës së shkruar drejt atji mali plot mendim e dije të cilat mbeten në memorjen tonë. Por, aty do gjesh edhe vlersime kohrente e mirnjohje nga shumë autorë , të cilët i bëjnë vlerësimet ashtu si i ka merituar. Me një ndjenjë dashamirsie e mirnjohje vlerësimet lartësohen edhe te libri voluminoz me titullin ‘’Virtyt i kijtesës’’. Autorët që kanë dhënë vlerësimet e tyre për shkrimtaren, janë si një lum që nuk shteron sot e nesër, sepse veprat e saja janë një galeri të mbushura me ‘’mineralin’’ e mendimit e të dijes në edukimin e shoqërisë. Në pamundësi të sjellim emrat e shumtë të autorëve, po citojmë vetëm disa prej tyre (me mirëkuptim) si: Prof. Dr. Eshref Ymeri, Prof. Dr.Odhise Grillo, Prof. Dr. Adriatik Kullulli, Prof. Dr. Fatmir Terziu,Dr. Mujë Buçpapa etj.Vlersimet e tjera nga: Kadri Tarelli,Hasan M. Shahini, Agim Bajrami, Skënder Kapiti, Xhevahir Spahiu, Shpendi TopollajXhevahir Cirongu,Albert Abazaj,Gëzim Lloidia,Merita Thartori etj. Shkrimtarja Vilhelme Vranari- Haxhiraj ka lëvruar të gjitha zhanret e të shkruarit si në poezi,prozë e shkurtër, romane, ese-Publicistikë, analiza e kritikë,studime, letërsi për fëmijë. Ajo është vlerësuar me 30 çmime kombëtare e ndërkombëtare.

Shumëkush ka për të thënë shumë sot e nesër për shkrimtaren Vilhelme,sepse ajo na la veprat e përjetësisë. Në mbyllje të kësaj eseje përkujtimore po citojmë këtë paragraf nga libri im me titullin ‘’Shtigjet e vendlindjes’’ :

‘’ Të ecësh mbi gjurmët e veta, duke lënë gjurmë mirësie tek të tjerët. Vlerëso dhe çmoji njerëzit largpamës, intelektualë e guximtarë,thur vargje kënge për atdheun, për heronjtë e kombit, duaje vendlindjen,familjen, njerëzit që të respektojnë pa interes, mikun e vjetër mos e harro kurrë, të këqiat e shoqërisë njerëzore largoi nga vetja, respekto familjen e madhe të dashurisë njerëzore, sepse kështu ke ngritur deri në qiell diellin e shpirtit tënd. Ke ndërtuar shpirtin me gurë xehori , e cila afron dashuri njerëzore e thur gjerdanin e jetës së miqësisë së vërtetë që ndriçon si dielli pranveror e puthet si vala e detit në shkëmb edhe kur ne largohemi nga kjo jetë. Pra,dashuria njerëzore ka me vete tharmin e jetës së Pavdekësisë !?

Vërtetë në Dukat flisnin dashuritë njerëzore !’’

(Vlorë, Dukat dt. 10 Gusht 2020)

                           Durrës 12 Maj 2026

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page