top of page

Revista "Albanian Post" Britani e Madhe

Revista e muajit Maj 2026
Artikujt e fundit


Fatmir Terziu: Vëllimi i tretë i studimit “Ribashkimi i Shqipërisë Etnike Qetëson Ballkanin” përbën një vazhdimësi logjike dhe shkencore
Doli nga botimi libri i ri studimor voluminoz i Prof. Dr. Mehdi Hysenit „RIBASHKIMI I SHQIPËRISË ETNIKE QETËSON BALLKANIN (Vëllimi III). Vëllimi i tretë i studimit “Ribashkimi i Shqipërisë Etnike Qetëson Ballkanin” përbën një vazhdimësi logjike dhe shkencore të trajtimit të një prej çështjeve më të debatueshme në historinë politike të Ballkanit: të drejtës së shqiptarëve për vetëvendosje, integrim kombëtar dhe realizim të aspiratave të tyre historike në përputhje me no
2 hours ago10 min read


Zallgurrale
Zallgurrale Nga Fatmir Terziu Ti e njeh zërin e ujit më mirë se zërin e njerëzve. Që në ag, kur mjegulla endet si dele e humbur ndër shpatet e përhime, del e ulesh pranë gurralecëve. A ke dallim? A ke dallesë? Thjesht ti nuk e njeh delene e zezë. Më saktë nuk je vetë delja e zezë. Ti gjendesh. Ti je… Je pikërisht atje… Atje ku burimi s’ka nevojë për gojë e prapëseprapë flet. Atje ku gurët e vegjël, të lëmuar prej shekujsh durimi, mbajnë në shpinë historinë e ujërave që s’ka
6 hours ago2 min read


Vullnet Mato: GRUA E DASHUR
Ndonëse tani ne puthemi rrallë, ose ndodh dhe të harrojmë fare, ti moj grua, je putha ime e parë, vlen sa mijëra puthje beqare. Sytë e tu prej drite, çdo mëngjes, kanë qenë dy diej, të sapozgjuar, më ke ndriçuar hapat me kujdes, derisa dielli qiellor ka perënduar. Ka ndodhur, je bërë dhe hënë, për të hetuar dyshimet e tua, por je bindur, fjalët kanë qenë, thashetheme ziliqare për mua. Gjatë jetës, me ty i dashuruar, s’kam qenë engjëll, as shejtan, nga ndonjë Çirçe, kam
6 hours ago1 min read


Frank Shkreli: Rinia e Kosovës përballë një momenti vendimtar
E ARDHMJA E KOMBIT ËSHTË NË DUAR TË RINISË SHQIPTARE – RINIA PO KTHEHET NË SKENËN POLITIKE -- Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë Nga Frank Shkreli Nga protestat e ditëve të fundit të rinisë shqiptare në Tiranë dhe në Shkup, kohët e fundit, po vihet re një zgjim i ri qytetar, anë e mbanë trojeve shqiptare, sidomos në radhët e rinisë shqiptare. Edhe rinia e Kosovës gjëndet këto ditë përballë një momenti vendimtar -- Zgjedh
6 hours ago4 min read


Sabit RRUSTEMI: POEZI E VLERAVE DHE E PRURJEVE TË REJA POETIKE
( Duke e lexuar dhe shijuar librin më të ri poetik të Nexhat Rexhës, “Mes gurësh përkundën ëndrrat”, edituar nga shtëpia botuese “Faik Konica” të Prishtinës gjatë fund marsit 2026) Vëllimi më i ri poetik i Nexhat Rexhës, “MES GURËSH PËRKUNDEN ËNDRRAT”, konceptohet dhe ndërtohet përmes gjashtë cikleve, të cilat së bashku përbëjnë ngrehinën më të re poetike të këtij autori, ngrehinë kjo që vjen më e konsoliduar, falë shprehjes poetike, figuracionit artistik dhe kuptimësisë s
12 hours ago12 min read


Arben Çejku: Një Roman i Ri në Rrugëtim, “Kryqi i Fjalës” drejt lexuesit
Nga zemra e Parisit, pranë atmosferës së veçantë të Luvrit, vjen një lajm i gëzueshëm për lexuesit dhe dashamirësit e letërsisë shqiptare. Autori Arben Çejku njofton se Shtëpia Botuese Mediaprint ka përgatitur për shpërndarje romanin e tij më të ri, “Kryqi i Fjalës”, një vepër që pritet të tërheqë vëmendjen e publikut me tematikën dhe strukturën e saj narrative. Sipas autorit, një pjesë e rëndësishme e ngjarjeve të romanit zhvillohet në Paris, duke e bërë qytetin e dritës jo
13 hours ago1 min read


Bujar Qesja: Pirro Qerimi, dekan i qytetarisë dhe mjeshtër i artit të stomatologjisë
-Me rastin e 90-të vjetorit të lindjes Nga BUJAR QESJA Ka ditëlindje, që kalojnë si një datë në kalendar dhe ka të tjera që shndërrohen në ngjarje njerëzore. E tillë është edhe 90-tëvjetori i stomatologut të njohur durrsak Pirro Qerimi, i festuar në mënyrën më të bukur të mundshme, mes miqve, kujtimeve, respektit dhe dashurisë njerëzore. Në një nga kafenetë e qytetit, larg ceremonive pompoze dhe formaliteteve të tepërta, u mblodhën pranë tij miq të hershëm dhe bashkëudh
13 hours ago3 min read


Prof. Dr. Eshref Ymeri: Dy intelektualë me dinjitet të lartë kombëtar
Skënder Kapiti, me banim në Durrës, dhe Hafiz Shala, me banim në Nju Jork, anëtar i Bordit të Ligës Shqiptaro-Amerikane, janë dy intelektualë të njohur dardanë, të cilët, me botimin e disa veprave publicistike dhe me analizat e shumta në internet, kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin një kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtje të dinjitetit kombëtar. Hafiz Shala e ka demaskuar dhe vazhdon ta demaskojë publikisht Ramën, si kryetradhtarin e kombit shqiptar, duke i vënë nofkën e m
13 hours ago5 min read


Faruk Myrtaj: A ËSHTË DOT SHQIPËRI E SHQIPTARËVE
Sa më shumë flet aq më shumë mbyllet. Sa më transparent rreket, aq më autokrat dhe kalorës i vazhdimësisë kundër hapjes reale dhe pluralizmit faktik. Sapo e dëgjuam, në sy e në vesh të Evropës. ‘’...Ka problem se disa thonë: ‘’Nuk na duhen të huajt’’! Dhe është e çuditshme se këtë e thonë ata që bërtisnin ‘Poshtë Komunizmi’! O Njera o Tjetra! Po të bërtisni ‘Poshtë komunizmi’, duhet të vijnë të huajt! Nëse nuk vijnë të huaj atëherë Rroftë komunizmi…’ Keshtu u shpreh KM i radh
13 hours ago2 min read


Hasan M. Shahinaj: DHIMBJE KRERNARE......
DHIMBJE KRERNARE...... Poemth. 2026, DHIMBJE KRERNARE...... Në vend të epilogut – elegjiak. Kohë me shi të lehtë vajtimtar. Për ty moj Vivra, talent į rrallë. Oh,,,! Le të ndizet zemra plot zjarr, Mbi të ndritshëm, të lartin ballë! U shua shkrimtarja “Nderi Kombit”. E përcollëm me stuhinë e lotëve, Na la emrin e pamort ”Vivra”, Me thesarin prej mbi 70-të, libra. Jo, jo.... Nuk u shua shpirti į saj, Porsi Sfinksi e Feniksi, në lashtësi. Ajo u ngr
13 hours ago2 min read


Fatmir Terziu: DISKURSI I ENIGMËS
DISKURSI I ENIGMËS (Midis misterit, mashtrimit dhe heshtjes së organizuar) Ka forma të narrativit, që veprojnë përmes urdhrit, përmes ligjit, përmes forcës së dukshme. Por ekziston edhe një narrativ tjetër, më i heshtur dhe shpesh më jetëgjatë, narrativi i enigmës. Ai nuk imponon. Ai mjegullon. Nuk urdhëron. Ai sugjeron. Nuk mohon. Ai shtyn pafundësisht momentin e zbulimit. Pikërisht në këtë territor lind ajo që mund të quajmë Diskursi i Enigmës, një gjuhë e veçantë e kohës
1 day ago5 min read


Editorial: Rikthimi i qytetarit në skenë
Rikthimi i qytetarit në skenë A është dora e Arlind Qorit apo shërbimet sekrete greke pas protestës së Zvërnecit? Po Shoqëria Civile a ka fuqi? Karikatura e mëposhtme është më shumë se një vizatim satirik. Ajo paraqet një Shqipëri të futur në një lojë të ngjashme me Minecraft-in: një botë ku gjithçka duket e ndërtueshme, e programueshme dhe e kontrollueshme. Njëra dorë mban levën, tjetra kazmën, ndërsa poshtë kutisë së emërtuar “Shoqëria Civile” fshihet fitili i dinamitit
2 days ago3 min read


Petrit Malushi: Natyra dhe ca njerëz…
Fllad maji Çelen luledelet, shtohen e harlisen, Ta rrëmben vështrimin lulja e lofatës. Blire e dafina, mështekna buisen... Lagen e vaditen prej vesës së natës. Karafili i kuq ndër ballkone varet, Duket sikur qeshin vjollca e zambakë. Për lulet kujdes tregojnë lulishtaret, Trëndafilat ndezin petalet me flakë. Në foleza kthehen prapë dallëndyshet, Duke cicëruar sillen e lodrojnë. Të ”tërheqin“ rreze në diell dalin gjyshet, Fëmijët lulishteve luajnë e vrapojnë. Faqekodrat
2 days ago1 min read


Bilall MALIQI: POEZI MBRESËLËNËSE DHE TË ARRIRA ARTISTIKISHT
Ligjërimit poetik për fëmijë bëhet nga poetë të ndryshëm, mirëpo viteve të fundit librat për fëmijë janë deficitarë, madje bukur deficitarë janë librat me vlera të njëmendta të arrira letrare, libra që i kënaqin lexuesit e vegjël si me përmbajtje, ashtu edhe me strukturim të mirë të lëndës poetike, me gjetjet motivuese që përmbajnë, si dhe me ndërtimin, mbarështrimin dhe korrespondimin e mirë të vargjeve në mes veti. Këto dhe vlera të tjera që i nevojiten një libri e që do të
2 days ago7 min read


Fatmir Terziu: PAS SYVE VJEN…
LEXO DUKE KLIKUAR Dielli mbi bustin tënd (Lasgush Poradecit) Sot të kam sjellë një pendë, Lasgush, jo një pendë zogu, por një pendë të shkëputur nga krahu i fjalës. E kam lagur në burimin e vargut, atje ku heshtja bëhet tingull dhe tingulli bëhet shpirt. Nuk erdha ta vendos mbi bronz, as mbi kujtimin tënd. Erdha ta lëshoj mbi ujërat e liqerit, që të gjejë vetë rrugën drejt dorës sate të padukshme. Sepse poetët nuk vdesin kur mbyllin sytë. Ata vdesin vetëm kur tha
2 days ago11 min read


Albert HABAZAJ: HIMARA NË STUDIMET ALBANOLOGJIKE TË PROF. DR. JUP KASTRATIT
HIMARA NË STUDIMET ALBANOLOGJIKE TË PROF. DR. JUP KASTRATIT The Himara region in prof. Jup Kastrati’s MSc. Albert HABAZAJ Kumtesë shkencore e mbajtur në Konferencën Ndërkombëtare Albanologjike “Urat kulturore mes Himarës dhe Diasporës Arbërore në shek. XVI-XVIII, kronikë identitare dhe eurocentriste, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, 10-11.11.2015. AbstraktObjekt studimi i këtij punimi është krahina shqiptare e Himarës në vitet 1630-1642, parë nga drita studimore e Profeso
2 days ago31 min read


Frank Shkreli: KUR ZGJOHET RINIA, DRIDHEN ELITAT
KUR ZGJOHET RINIA, DRIDHEN ELITAT. A PO VJEN MË NË FUND NDRYSHIMI NË TROJET SHQIPTARE?! Nga Frank Shkreli Për më shumë se tri dekada, politika në Shqipëri, Kosovë dhe në hapësirën shqiptare në Maqedoninë e Veriut ka ndërtuar një sistem që ka prodhuar një paradoks të dhimbshëm: brezi më i arsimuar në historinë moderne shqiptare është bërë, njëkohësisht, brezi më i zhgënjyer i shqiptarëve në histori. Të rinjtë kanë studiuar më shumë se prindërit e tyre, kanë akses më të madh n
2 days ago4 min read


Fejzulla BERISHA: KOSOVA NUK DUHET TË HYJË NË ASNJË TUNEL PA DALJE
KOSOVA NUK DUHET TË HYJË NË ASNJË TUNEL PA DALJE: NJOHJA DE JURE DHE ULËSJA NË OKB JANË GARANCIA E VETME Një analizë nga perspektiva e së drejtës ndërkombëtare, marrëdhënieve ndërkombëtare, së drejtës evropiane dhe së drejtës kushtetuese Nga:Prof. Dr. Fejzulla BERISHA Në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare ekzistojnë momente vendimtare kur shtetet përballen me zgjedhje që përcaktojnë jo vetëm të tashmen, por edhe fatin e tyre për brezat që do të vijnë. Republika e Kosovës
2 days ago5 min read
bottom of page



