top of page

Hasan M. Shahinaj: DHIMBJE KRERNARE......

  • 8 hours ago
  • 2 min read

 DHIMBJE KRERNARE......

 

Poemth. 2026,

 

DHIMBJE KRERNARE......

Në vend të epilogut – elegjiak.


Kohë me shi të lehtë vajtimtar.

Për ty moj Vivra, talent į rrallë.

Oh,,,! Le të ndizet zemra plot zjarr,

Mbi të ndritshëm, të lartin ballë!

         U shua shkrimtarja “Nderi Kombit”.

         E përcollëm me stuhinë e lotëve,

         Na la emrin e pamort ”Vivra”,

Me thesarin prej mbi 70-të, libra.

Jo, jo.... Nuk u shua shpirti į saj,

Porsi Sfinksi e Feniksi, në lashtësi.

Ajo u ngrit nga hiri qullur në vaj,

Shkoi lart te yjet, në përjetësi.

Shkoi nëpër botë, į ndezur pishtar,

Se ç’zonjë fisnike, ka qenë e mbeti,

Shqiponja labe rrënjë Vranar,

Rrahur nga era, kripur në valë deti.

Sot edhe natyra bleroshe vajton,

Për ty princeshë e ngulur në vepra,

Ti nga froni į perëndisë na shikon,

Na thua: mësoni nga kohët e vjetra......!

         Ti u vure balsam plagëve të thella......,

         Të pambyllura, të mortjes luftë klasore.

         Gjyle topi duroi kështjella,

         U regje nga goditjet të kohës mizore.

Në libra e shkrime dashuri mbolle,

Pa pyetur, për boll hallet e tua.

Ndaj të nderon edhe çobani në kasolle,

- Shqiptarë, kudo jeni, bashkë ju dua.

         Vivra...! Nuk shuhet dot zëri yt,

Kambanë alarmi e kohëve trazuar.

Largon trishtimin që ngec në fyt,

Shqipëria bëhet...! Është e bekuar!

Rrofsh e qofsh, kujtuar për jetë!

Zemrat tona me Fjalën e Lirë,

Ku gjen strehë shkrim i vërtetë,

Në penën tënde, lulëkuqe zëmirë.

         Ti thure e shkrove thesare diturie,

         Ndaj shpirti yt merr sot dritë diellore.

         Fjala jote burim, lumë, det mirësie,

         U ngjite lart në hapësirën qiellore.

Beson te shenjtorët, Krisht e Muhamet,

Ndaj thërret: -  O Shqiptar duaje këtë vend!

Feja e shqiptarit, kurrë nuk u tret,

Mblidhuni bashkë, trup, shpirt e mend.

Ndjej dhimbje kudo, pa fund e anë,

Į vjetër poet, ende s’jam mësuar.

Vargjet vajtojnë, të qetë s’më lanë

Të them për ty, në gur të shkruar:

“Dhe nëse vdes, le të vdes në prill e maj,

Mbulomëni me gjethe lisi e lulnajë,

Shihni po s’u ngjalla paskëtaj....!”

Ky është epitafi im për ty poete,

Shqiponjë Kanine, ulur përmbi gur

Përballë Sazanit, lundron në dy dete,

Je vajzë Vlore, me penën flamur.

Siç thonë qëmoti, ”Rrno o grua fisnike”,

Me tët shoq Fitim Haxhiraj, burrëro....!

Dhe tash......lamtumir, e nderuar mike,

O labe trime, në paqe pusho....!

U lodhe....! Pusho, pusho e qetë tani,

Kalove një jetë pa gjumë në sy,

Për të ringritur emrin tonë “Njeri”

Ndaj ne thurim vargje, veç për ty.

Į the të gjitha, s’të mbeti merak,

Shpirtin s’ta thyen, as talentin e rrallë.

Kohën e nxirë, vuajtjet farmak.

Pena shpatë, në betejë përballë.

Oh,,,! Le të ndizet zemra plot zjarr,

Mbi, shtatin e lartë, ballin qëndisur....!

Ndjehem që jam į hershëm shqiptar,

Vivra....! Dëgjo zërin tim, me vargje stolisur....!

 

Hasan M. Shahinaj

Shkrimtar e studiues

 

Durrës. Qershor, 2026.

1 Comment


Guest
4 hours ago

Përshëndetje!

Një elegji plot vlera njerëzore , shoqërore dhe intelektuale,për një zonjë të rrallë në mjedisin letrar shqiptar, si Vilhelme Vrana Haxhiraj.

Përshëndetje autorit, për frymëzimin e bukur, që ngjall dhimbje dhe krenari.

Miqësisht

Kadri Tarelli

Durrës.

Like

Shkrimet e fundit

bottom of page