Halil RAMA: NESHAT NDREU, ARTISTI QË RIJETËZOI ANSAMBLIN “KUVENDI”

Një jetë kushtuar artit, traditës dhe trashëgimisë kulturore shqiptare
Halil RAMA – Mjeshtër i Madh
Rrugëtimi i suksesshëm i Ansamblit Artistik “Kuvendi Zall Dardhë” përfaqëson një mision të madh të ruajtjes, zhvillimit dhe lartësimit të trashëgimisë kulturore shpirtërore të trevës së Zall Dardhës. Ky rrugëtim shndërrohet në histori suksesi përmes drejtimit me përkushtim, talent të rrallë, kompetencë dhe profesionalizën nga Presidenti i këtij Ansambli, Z. Neshat Ndreu, duke realizuar shkrirjen e traditës burimore me interpretimin skenik profesional e duke shërbyer si urë lidhëse mes brezave dhe si një kartëvizitë prestigjoze kulturore në arenën kombëtare e ndërkombëtare…
Në shtatë vjet që nga rithemelimi prej Neshat Ndreut, i njohur si një prej përfaqësuesve më dinjitozë të Dibrës në metropolin shqiptar, Ansambli Artistik “Kuvendi Zall-Dardhë” është shndërruar në institucion vlerash. Jo vetëm brenda vendit por edhe ndërkombëtarisht ky ansambël është bërë tashmë i njohur. E kanë bërë të tillë vlerësimet me çmime të para në festivalet folklorike ndërkombëtare në Shkup, Prishtinë, Prizren, dhe jo vetëm, artistët famozë të këtij festivali: Liri Rasha (dekoruar nga Presidenti i Republikës me titutj “Mjeshtër i Madh” e “Kalorës i Urdhërit të Skënderbetut” (e pagëzuar si pasaporta artistike e Dibrës), Sahje Poleshi (edhe kjo e dekoruar me titullin “Mjeshtër i Madh”), të paharuarruit ikona të këngës foklorike dibrane Qerim Sula e Sherif Dervishi, por edhe më të rinjtë Fatjon Dervishi, Bledar Kaca e Mentor Topuzi.
Me performancën e shkëlqyer artistike, jo vetëm në këto festivale por edhe te “Gurra popullore” në Tv Top chanal, si edhe në RTSH e në tëlevizionet kombëtare Klan e Vizion +, ky Ansambël është bërë ndër më të ndjekurit e më të preferuarit nga artadashësit, jo vetëm të kryeqytetit shqiptar por në gjithë hapësirën mbarëshqipotare në botë.
Rijetëzimi i këtij Ansabli ka një emër. Ai është Neshat Ndreu, pinjoll i atdhetarëve të flaktë të Dardhës Mustafë e Bajram Ndreu.

Neshati, mundëson kështu riciklimin e historisë. Atë që bënë burrat e shquar të Dardhës, para më shumë se shtatë dekadash, duke themeluar Ansamblin “Kuvendi”, me në krye të shumëtalentuarin Hazis Ndreu, po e ripërtërin Neshat Ndreu-President i Shoqatës “Ansambli Kuvendi Zall Dardhë”. Janë të rrallë burrat si Ai, që edhe në këto kohë të vështira krizash kontribuojnë për ringjalljen e traditës.
Me përvojën, profesionalizmin dhe pasionin e tij për artin e kulturën, ai ka punuar nga afër me artistët e Zall Dardhës (dhe të tjerë) për të nxjerrë në pah më të mirën e tyre dhe për t’i përgatitur për të përfaqësuar denjësisht traditën e pasur kulturore të kësaj treve.
Rrugëtimi i suksesshëm i Ansamblit Artistik “Kuvendi Zall Dardhë” përfaqëson një mision të madh të ruajtjes, zhvillimit dhe lartësimit të trashëgimisë kulturore shpirtërore të trevës së Zall Dardhës. Ky rrugëtim shndërrohet në histori suksesi përmes drejtimit me përkushtim, talent të rrallë, kompetencë dhe profesionalizën nga Presidenti i këtij Ansambli, Z. Neshat Ndreu, duke realizuar shkrirjen e traditës burimore me interpretimin skenik profesional e duke shërbyer si urë lidhëse mes brezave dhe si një kartëvizitë prestigjoze kulturore në arenën kombëtare e ndërkombëtare.
ZALL DARDHA, DJEP I ARTISTISTËVE
Më shumë se shtatë dekada më parë, në Zall Dardhë, në këto troje të burrave të mençëm, trima, të besës e bujarë nisi udhën e gjatë, të bukur e plotë suksese, grupi folklorik i Zall Dardhës martire, që bëri emër e zuri vend denjësisht në fondin e kulturës sonë kombëtare. Jo rastësisht, këta burra, simbol të urtësisë, trimërisë e mençurisë dibrane do ta pagëzonin Ansamblin folklorik të tyre me emrin tejet sinjifikativ “KUVENDI”. Ka kaluar më shumë se një gjysmë shekulli dhe këngët e vallet e kësaj krahine kanë ushtuar e janë kërcyer jo vetëm në festivale kombëtare, por edhe në ato ndërkombëtare.
Zall Dardha quhet djepi i artistëve. Rithemeluesi i këtij Ansambli Nesha Ndreu, me krenari shprehet se “…mund të duket e çuditshme, madje e pabesueshme, por ndryshe nga e gjithë bota ku fëmijët lindin duke qarë, në Zall Dardhë, fëmijët lindin duke “kënduar”. S’ka si të shpjegohet ndryshe fakti që në këtë vend ka aq shumë artistë në raport me numrin e popullsisë. Ndodh kështu, jo vetëm për efektet e trashëgimisë historike qëndrestare ndaj armiqve, por edhe për efektet e trashëgimisë kulturore folklorike. Më tej Neshati thotë se në Zall Dardhë nuk ka shtëpi që nuk ka vegël muzikore popullore, çifteli, fyell, dajre etj”. Ai pohon se në këtë zonë lindën dhe u rritën njerëz që lanë gjurmë në muzikën etnike shqiptare si kompozitori i shquar Muharrem Xhediku - themelues i filarmonisë shqiptare, koreografi, studiuesi dhe poeti i këngës Hazis Ndreu, artistët Skënder Çala, Lirie Rasha, Qerim Sula, Caje Poleshi, Xhelal Çerpja, Sherif Dervishi, etj.
Ndaj nuk ishte rastësi që Presidenti i Ansamblit Artistik “Kuvendi Zall Dardhë”, Z.Neshat Ndreu ta niste misionin e tij me propozimin që i bëri ish - Presidentit të Republikës Ilir Meta, dhe finalizimin në bashkëpunim të ngushtë me personalitete të presdencës para gjashtë vitesh (19 dhe 20 shtator 2020) të projektit për dekorimin me titujt më të lartë të artistëve nga Zall Dardha, si: Hazis Ndreu - Nderi i Kombit; Muharrem Xhediku – Shqiponja e Artë e Flamurit; Liri Rasha dhe Qerim Sula (pas vdekjes) – Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut; Sherif Dervishi, Sahje Poleshi, Xhelal Çerpja (pas vdekjes), Xhelil Ymeraj e Lutfi Ndreu me titullin “Mjeshtër i madh” e disa të tjerë artistë të kësaj treve, të dashur për gjithë shqiptarët që janë bërë zëri i kombit në shumë aktivitete kombëtare e ndërkombëtare.
NESHAT NDREU, ARTISTI I GJURMËVE TË TRADITËS
Jo më kot, shkrimtari dhe publicisti i mirënjohur Shaqir Çerpja nga Zall Dardha, në një nga reportrazhet e tij e ka cilësuar “Kuvendi”-n, më shumë se një ansambël. Kjo sipas tij për faktin se: “I themeluar më 30 qershor 1949, nën drejtimin e Qazim Selim Çerpjes, Ansambli Artistik ‘Kuvendi’ i Zall-Dardhës përfaqëson një trashëgimi të çmuar të artit dhe folklorit shqiptar” dhe se “Për Neshat Ndreun, ky ansambël nuk është thjesht një institucion artistik. Ai është pjesë e identitetit të tij, e kujtimeve të fëmijërisë dhe e një përgjegjësie që shkon përtej individit. Në rolin e Presidentit të Ansamblit Artistik ‘Kuvendi’, ai ka vënë në qendër të angazhimit të tij ruajtjen e traditave, promovimin e vlerave folklorike dibrane dhe vazhdimësinë e veprimtarisë artistike”.
Në këtë mision sa artistik, aq edhe historik, Neshati ka arritur që Ansambli “Kuvendi” në veprimtaritë e tij të larmishme të shpalosë thelbin, dimensionet, përbërësit si dhe karakteristikat e këngës dhe valles karakteristike të Zall Dardhës.
Kësisoj ai është shndërruar në liderin kreativ që transformon idetë, konceptet dhe mesazhet në plane vizuale mahnitëse. Ky rol kërkon një ndërthurje të jashtëzakonshme të talentit krijues, vizionit dhe aftësive udhëheqëse dhe këtë Neshati e ka arritur duke u bërë njësh me artistët e këtij Ansambli emërndritur. Pas çdo performance të bukur të artistëve të këtij ansambli qëndron një vizion dhe këtë vizion e udhëheq Neshat Ndreu, artisti dhe mentori i tyre.
Në historinë e këtij Ansambli, falë bashkëpunimit të frytshëm të Neshat Ndreut, ky rrugëtim identifikohet edhe me performancat e shkëlqyera në Tv Top chanal, RT 21 Kosovë, katër herë në RTSH, në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri”, në televizionet kombëtare Klan e Vizion plus. Dhe jo vetëm për këto, por Neshati Ka meritë edhe në organizimin prej tij për gjashtë vjet rresht të festës madhështore në Zall Dardhë “O mirë se na erdhe”, për ta finalizuar atë me 1 e 2 gusht 2026 me puntatën e parë të Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar në Zall Dardhë, me pjesëmarrjen e disa ansambleve nga gjithe trevat shqiptare. Gjithashtu, meritë e Presidentit të këtij Ansambli, N.Ndreu, është bërja pjesë e këtij ansambli të artistëve famoz që pjesën më të madhe të jetës, duke u përcaktuar nga talenti dhe profesioni i tyre, ia kanë kushtuar këngës, ndërkohë që ka patur bashkëpunime të frytshme edhe me të Madhin e mirënjohur Ilir Shaqiri, këngëtar, autor tekstesh, poet dhe shkrimtar nga Kosova, si dhe me divën e këngës popullore dibrane nga Dibra e Madhe Haxhi Maqellara. Po ashtu edhe me Shoqëri të tjera kulturore artistike brenda e jashtë vendit, e veçanërisht me atë të Dibrës së Madhe që prej disa vitesh drejtohet nga Miçe Duka.
Kësisoj, Neshat Ndreu, rrugëtimi artistik i të cilit nis që në moshën shtatëvjeçare, kur ai hodhi hapat e parë në botën e artit popullor, i rritur me dashurinë për këngën, vallen dhe traditat e krahinës së Dibrës (siç shkruan Shjaqir Çerpja), po e shndërron Ansamlin “Kuvendi” në institucion të vlerave mbarëkombëtare.
Në këtë mënyrë ai po përmbush më së miri misionin e tij të përcjelljes tek brezat e ardhshëm të trashëgimisë kulturore dhe artistike që përfaqëson të tërën e vlerave, monumenteve, traditave dhe krijimtarisë gojore folklorike.
Në këtë kontekst, rijetëzimi nga Neshat Ndreu i Ansamblit Artistik “KUVENDI Zall Dardhë” përfaqëson një projekt estetik dhe kulturor me rëndësi të veçantë në aspektin tematik, stilistik dhe strukturor.
Ky Ansambël që ka shpalosur në skenat shqiptare dhe të huaja këngët dhe vallet tradicionale, veshjet koreografike si dhe meloditë e pasura burimore të shumë brezave nga Zall Dardha e më gjërë nga e gjithë Dibra, përkushtimin, shpirtin artistik dhe talentin e interpretuesve, po jep kontribut të shquar në mbartjen, ruajtjen dhe përsosjen e traditave, folklorit dhe trashëgimisë sonë së çmuar etnokulturore.
Dhe jo vetëm kaq. Ky pinjoll i adhetarëve të flaktë të fisit emërndritur NDREU të Dardhës, që para ‘’90-të guxoi të sfidojë diktaturën me aktin e arratisjes jashtë kufijve tanë shtetërore për një jetë më të mirë, në këto tri dekada e gjysëm pluralizëm njihet për kontributin e tij në mbështetje të proceseve demoktratike, kontribut ky i finalizuar me zgjedhjen e tij nënkryetar i Partisë Agrare Ambientaliste në kuvendin e fundit kombëtar të kësaj partie parlamentare. Po ashtu Neshati është një ndër sipërmarrësit e suksesshëm në rnag kombëtar me kompaninë e themeluar dhe drejtuar prej tij “Klaron” Sh.p.k. Dhe padyshim në sukseset në vijimësi të Neshatit, ka qenë e dukshme dhe evidente edhe mbështetja e bashkëshortes së tij, Leonorës, jo vetëm specialiste e drejtuese e zonja e disa institucioneve financiare në rang vendi, por edhe një nga gratë shqiptare me inteligjencë e fisnikëri të rrallë, një figurë publike dhe politike shqiptare e mirënjohur.








Comments