VLADIMIR MUÇA: VAZHDIMËSI E SATIRËS DHE GROTESKUT NË KONTEKSTE TË REJA

Është kënaqësi të lexosh sot satirë dhe groteks, si një vazhdimësi e traditës shqiptate të Migjenit të pa kohë, Nonda Bulkës, Dionis Bubanit, Qamil Buxhelit, Dritero Agollit, Gaqo Bushakës, Gaqo Veshit (Hyskë Borobojkës). Aq më shum të lexosh shkrimtarë si Kozma Gjini, i cili inteferon në hapsira të njejta, por në kohë të re, duke sjellë në retrospektivë bashkëbisedimet e famshëme, me satirën e Aziz Nesinit e të Hyskë Borobojkës.
Një vazhdimësi aq e bukur, misionare në letrat shqipe, e një brezi, të cilët pas vitëve 090, me Dritero Agollin, Ylljet Aliçkën, Teodor Kekon, Hyskë Borobojkën, e Kozma Gjinin po zhvillohet më tej, në kushte të reja sociale, lirisë të shprehjes.
Një meritë të veçantë, në vazhdimësi të këtij zhanëri, ka Instituti Kulturës "NACIONAL" me në krye Dr. Mujo Buçpapën, i cili me shtëpin botuese din të përzgjedhë vlerat krijuese, trashëgimin më të mirëfilltë, duke nxjerrë produkte letrare, me cilësi vlerash, cilësi botimi, sikundër libri "Kalomira".
Nga kjo trashëgimi, siç duket, Kozma Gjini, si vazhdues i traditës, në këtë lëmë ka parasysh dhe një sentencë të Moikom Zeqos, sidomos për zhanërin e satirës dhe të groteskut: "Se arti i vërtetë lind nga kufizimet, dhe vdes nga liritë e tepërta".
Kozmai për të shmangur në proçesin krijues gjoja këto liri, mbështetet fort tek arsenali i satirës dhe groteskut popullor, trashëguar brez pas brezi, si i pa cvetënuar nga idologjit e politikat kulturore të sistemëve.
Autori, në mendimin tim, në grup-targetin e shkrimtarëve të satirës, zë një vend iluminist. Në krijimtarin e tia përdor me mjeshtëri humorin, ironinë, satirën dhe groteskun, duke pasqyruar e kritikuar realitetin e kontaminuar shoqëror.

Në treginet "Zonë e ndaluar" "Vrima e ujit" "Hiç qefqeder, i madhi Aziz Nesin", "Amaneti killërit", " Deputeti invalid", " Hyni prilli, shkriu bora", "Gracka", "Korona dhe stani i Bobos", " Portali" nga vëllimi "Kalomira", në këto tregime, këto mjete artistike shërbejnë për të zbuluar kontraditat e jetës, dobësit njerëzore, si dhe dukurit negative në një shoqëri.
Satira për autorin është një nga mënyrat artistike, përmes së cilës ai shpreh qëndrimin kritik. Me anë të sajë dhe imputëve artistik që e imbursojn, autori vë në dukje hipokrizin, mëndjemadhësin, burokracin, dhe prirjet negativiste të disa njerëzve e zyrtarëve të ndryshëm, nga çfar jan në të vërtetë.
Autori nuk mjaftohet në nxjerrjen në pah të dukurive negative, por në nëntekst, ai synon të bëjë lexuesin të mendojë, të njohi të vërtetën pas pamjes mashtruese.
Në tregimin "Bardhë e zi" vogëlsit sociale në shoqëri, marëdhëniet mes njerëzve me psikologjin e tyre, vinë përmes një anamneze të shoqëris, por dhe duke dhënë recetën përmes psiko-terapisë, e cila vjen me mjeshtëri si prozë sociale në këtë tregim, e shum të tjerë, ku: "I jati i djalit(arixhiu V.M.) nuk përmbahej fare."Se prisja këtë mënxyrë nga yt shoq, tha ai. I rruat shkolla, çanta dhe kollarja." Një katarsis shoqërorë, e sjellë bukur përmes revokimit të veshjes.
Në këto narrativa të këndëshme e plot humor një rol të veçanyë luan grotesku. Me anë të tijë autori ndërthur komikën me të pazakontën, të ligën me të mirën. Përmes zmadhimit të tiparëve, deformimit të tyre, situatave të çuditëshme, Kozmai krijon figura të cilat në pamje duken qesharake por në nëntekst ato ngjallin mendime kritike. E qeshura e lexuesit nuk është vetëm argëtim, por ajo bëhet një mënyrë për të zbuluar të metat, absurditetet, kontraditat e shoqëris.
E tillë është "biseda" me Aziz Nesinin "Hiç qefqeder, i madhi Aziz Nesin" ku një grotesk i bukur fillon me retrospektivën e Aziz Nesinit, e cila vjen në kontekste të reja kohore, në një ambjent bioshqiptar. Përmes fjalëurtave, krahinizmave, barbarizmave, sarkazma dhe grotesku vjen e këndëshëm, e rafinuar, me sharmin e Jerosllav Hashekut. Sidomos në tregimin "Vrima e ujit" ku: "Ky milet duhet të mësohet që të bëjë ato gjëra që nuk bëhen, të flasë ato që nuk fliten, të veshë ato që nuk vishen".
Në këto lloj tregimesh, krijimtaria e Kozma Gjinit bashkon humorin dhe kritikën në një amalgamë të vetme letrare. Autori i sheh njerëzit në kaleidoskopin psiko-analitik, zbulon sjelljet e tyre kontraditore, duke i paraqitur me një gjuhë "vendalie", të gjallë, plot ironi. Satira e tijë nuk synon vetëm të tallë, por dhe të ndërgjegjësoj. Pas të qeshurës fshihet mendimi serioz për tjetrin dhe moralin e shoqëris.
Ndërsa në tregimin "Kalomira" titull të cilin e ka libri në ballinë (Unë mendoj se nuk përfaqëson netaforikisht përmbajtësin e librit) ku mbisundon satira dhe grotesku.) Ky tregim, përmes metaforave, krahasimëve, simbolëve të përzgjedhur, sjell para lexuesit parabolat e jetësimit, si një dukuri moderne e artit letrar. Lirizmi antraks vjen i këndshëm përmes pasurimit të fjalorit me fjalë e fjalëformime të reja, krahinizma. Parabola e një jete vjen përmes impresionëve ekzistencialiste, ku fati dhe realiteti shkrihen në një të vetme artistike.
Ndërsa satira dhe grotesku vinë si mënyra të rëndësishme të shprehjes letrare në narrativën e Kozma Gjinit. Nëpërmjet tyre sutori kritikon veset njerëzore, padtejtësit shoqërore, hipokrizin, abuzimin në shoqëri e në marëdhëniet shtetas shtetar, si dhe problemet e kohës, ku përmes satirës, autori e përdor bukur duke u mbështetur në fjalëurtat, humorin, ironinë, talljen për të kritikuar dukurit negative.
Ndërsa përmes përmbajtësis të groteskut, në këtë narrativa, duke ndërthurur të qeshurën, sarkazmën më të çuditëshme, të shëmtuarën apo të frikëshmen, autori evidenton absurdin e jetës dhe të shoqëris në kohë të ndryshme, duke dhënë anamnezën e sëmundjes shoqërore, por njëkohesisht, në nëntekst Kozmai jep dhe recetën psiko-terapeutike të këtyre marëdhënieve njerëzore. Si një vazhdues i grup-targetit të shkrimtarëve satiriko-grotesk të para vitëve 1990, dhe bashkëudhëtar me Hyskë Borobojkën, për mendimin tim, Kozma Gjini futet ndër ato autor të rëndësishëm të satirës dhe groteskut modern shqiptar.
Përmes këtij zhanri, autori na paraqet në vëllimin "Kalomira" burokracin, kontaminimin e shoqëris të sotme, karierizmin dhe qëndrimet e dyzuara të pushtetarëve, duke vënë në lojë veset e njerëzve, dhe dukurit negative të shoqëris, mentalitetin burokratik, paragjykimet dhe paradokset e shoqëris të sotme shqiptare.
Në tregimin"Deputeti dhe invalidi" autori trajton me ironi dhe çështjet politike, historike, kulturore, shoqërore, duke vënë në pikëpyetje realitetin e sotëm. Ndërsa në tregimin"Bardhë e zi" "Gracka" paraqet me ekzistencializëm jetën e njerëzve, dobësit njerëzore dhe kontraditat shoqërore me dobësit e këtij tranzicioni të sistemit shoqëror. Këto tregime jan si lulet e vazhdimësis të veprave madhore të Dritero Agollit "Kalorësi lakuriq", botuar 1996 dhe "Arka e djallit" botuar me 1990.
Sigurisht, kam bindjen, se këto lulka do të frutojn më pas tregime të tjera pse jo dhe romane, si vazhdimësi e patjetërsuar e kësaj gjinie letrare, aq shum e dashur për kexuesin, dhe aq shum shëruese për shoqërin njerëzore.
Satira dhe grotesku në tregimet e këtij libri e ndihmon Kozma Gjinin të zbuloj të vërtetat, të cilat fshihen pas dukjes. Përmes tyre shkrimtari e bën lexuesin të qeshë, por dhe të mendoj e të reflektoj. Kjo i bën treginet, jo thjesht zbavitës, por edhe kritikë e "doktorë"për një psiko-terapeutikë njerëzore.








Comments