Prof. Dr. Eshref Ymeri: Dy intelektualë me dinjitet të lartë kombëtar
- 7 hours ago
- 5 min read

Skënder Kapiti, me banim në Durrës, dhe Hafiz Shala, me banim në Nju Jork, anëtar i Bordit të Ligës Shqiptaro-Amerikane, janë dy intelektualë të njohur dardanë, të cilët, me botimin e disa veprave publicistike dhe me analizat e shumta në internet, kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin një kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtje të dinjitetit kombëtar.
Hafiz Shala e ka demaskuar dhe vazhdon ta demaskojë publikisht Ramën, si kryetradhtarin e kombit shqiptar, duke i vënë nofkën e merituar “Vuçiçi i Tiranës”.
Skënder Kapiti, lidhur me protestat e fundit në Tiranë kundër qeverisjes tradhtare të Ramës, i është drejtuar Rinisë Shqiptare me thirrjen: “Protestues, çojeni deri në fund kauzën dhe misionin tuaj”.
Kur Rinia Shqiptare, me brymosje nacionaliste, ngrihet në protesta kundër një qeverie me orientim antikombëtar, si qeveria socialiste e Ramës, mercenare në shërbim të sllavogrekëve, tradhtare e interesave mbarëkombëtare, kjo do të thotë se ndodhemi para një rreziku të madh.
Përkujtesë
për Rininë Shqiptare në protesta
Të dashur të rinj atdhetarë! Nuk e di me siguri nëse e keni ose jo plotësisht informacionin e duhur se kush është Rama, i cili ushtroi një pushtet absolut gjatë 12-vjetëve, si kryetar i Bashkisë së Tiranës, dhe ka 13 vjet që po vazhdon të sundojë sipas qejfit të vet në postin e kryeministrit. Pra, ka 25 vjet që mbahet me thonj e me dhëmbë pas kolltukut të pushtetit.
Për dijeninë Tuaj, anëtarë të nderuar dhe të respektuar të Rinisë Shqiptare, ja kush është Rama:
Së-pari, është përçarës skandaloz i popullit shqiptar. Deklarata e tij pas “fitores” në zgjedhjet e qershorit 2013, dëshmon më së miri për rolin e tij përçarës në radhët e popullit shqiptar. Një publicist i njohur shqiptaro-amerikan, shkruante asokohe:
“Ai na përsërit fitoren historike të qershorit 2013, duke i krahasuar votat që mori me “një milion topa, grushte apo shuplaka” që iu dhanë opozitarëve të sotëm. Por… qenë pikërisht ato zgjedhje që mbushën parlamentin me mediokër, por të pasur, hajdutë, kriminelë me precedentë penalë, të lidhur me trafiqe e të korruptuar, siç e kanë marrë vesh tashmë edhe kalamajt e kopshteve. (Citohet sipas: Andon Dede. “Kur gjykojmë qeverinë”. Faqja e internetit “alb.spirit”. 23 prill 2017).
Topat, grushtet dhe shuplakat përdoren kundër armiqve, jo kundër konkurrentëve politikë në kushtet e demokracisë. Sepse të tilla mjete, krimineli Enver Hoxha i përdorte kundër shtresës së të përndjekurve politikë, të cilët i trajtonte si armiq të klasës.
Së-dyti, është dekoruar me Urdhrin “Kalorës i helenizmit”. Në një informacion, të botuar në internet, thuhet:
“Më 12 Dhjetor 2015, kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga disa ministra të besueshëm që i fyen ditë e natë, që nuk bëjnë zë, bëri një vizitë në Jeruzalem dhe gjatë asaj vizite ata u ndalën në Patriarkanën e Kishës Ortodokse Greke. Kryeministri Rama u betua si Kalorës i Kryqit të Madh, të Urdhërit të Kalorësve të Varrit të Shenjtë. Ky titull u jepet personaliteteve të Greqisë, pra, me kombësi greke të besimit ortodoks, në raste të veçanta u jepet edhe personaliteteve me kombësi jo greke që kanë dhënë një kontribut të çmuar për ortodoksinë greke. Marrja e atij Urdhëri të Ortodoksisë Greke në atë kohë, nuk iu bë me dije publikut të gjerë, por u mbajt e fshehtë. Askush nuk e shpjegon përse gjithë kjo fshehtësi nga Edi Rama? (Citohet sipas: “Përse Edi Rama e mban të fshehtë Urdhrin “Kalorës i Kishës greke”? Faqja e internetit e gazetës “Dielli”. 15 tetor 2017).
Së-treti, vite më parë, qe botuar në internet një informacion me titullin: “Gazeta Gjermane BILD “ekzekuton” Ramën: Shqipëria, vendi në duart e një gangsteri”? (Citohet sipas faqes së internetit “Koha Islame”, 15 maj 2019).
Së-katërti, analisti i njohur, Agim Xhafka, në Portalin “Syri.net” të datës 28 qershor 2019, pati botuar artikullin me titull “Rama, si “nevojtore” shëtitëse”. Në atë artikull ai shkruan:
“Një nevojtore e madhe po na spërkat si shoqëri nga jugu në veri. Ka një muaj që ky njeri po bën fushatën e të pëgërave”.
Së-pesti, Marin Henze, këshilltar për çështjet ekonomike pranë partisë së kancelares gjermane Angela Merkel, CDU, nëpërmjet një postimi në Twitter, Ramës i ka bërë një pyetje të thjeshtë:
“A jeni arrestuar dhe burgosur në Francë në vitin 1994 dhe a keni bërë tregti, me ikona të vjedhura?”. (Citohet sipas: Poli Hoxha. “4 dëshmi: A ka qenë Edi (Edvin) Rama i arrestuar në Francë dhe pse e ndryshoi emrin pas akuzës së Nanos?!”. Faqja e internetit “VOAL”. 20 dhjetor 2019).
Së gjashti, në Nish, në vjeshtën e vitit 2016, Rama ka pasur një takim të fshehtë me kriminelin e Republikës së Dardanisë, Aleksandër Vuçiçin. Atje kanë biseduar për ndarjen e Dardanisë. Atë bisedë të fshehtë e ka denoncuar Kryetarja e Komitetit të Helsinkit të Serbisë, Sonja Biserko, e cila ka deklaruar si më poshtë?
“Në 2016, në Nish, Vuçiç filloi bisedimet me Ramën për ndarjen e Kosovës…” (Citohet sipas: Sonja Biserko: “Jo Bolton, as Grenell, ja kush filloi bisedimet më 2016 për ndarjen e Kosovës”. Faqja e internetit e gazetës “Bota Sot”. 06 korrik 2020).
Së-shtati, më 30 qershor 2020, Gjegji Thimo, në studion e televizionit “Syri”, ku ishte i ftuar nga gazetari Adi Krasta, dha për teleshikuesit njoftimin befasues në vijim, që lidhej me Ramën, si ish-i burgosur në Paris:
“Numri i Ramës, i burgosur në Paris është: AL.1961138/a”.
Së-teti, Ish-deputetja, Zonja Grida Duma, ja si ia pati nxjerrë bojën Ramës në sallën e Kuvendit:
“Po mirë, erdhët këtu dhe bëtë lajm, me instiktin e kafshës duke thirrur tribunë dhe me foltore. Habitu pak, për çfarë erdhëm këtu, për të bërë lajmin? Është një nga ato momentet në të cilat them: Sa mirë që më ka mirë Zoti grua që ky të jetë këtu, se po të isha burrë nuk do të ishte shumë e fisme t’i përgjigjesha në mënyrë aq të fisme pik pikave të tij që i thërret institikti shtazor dhe thotë unë nuk performoj. Ti je aktori më i madh këtu. Kush e ka aparatin tretës në tru mund ta përdor shpesh gojën për jashtëqitje” (Citohet sipas: “Përdor gojën për jashtëqitje”, Duma-Ramës: Mirë që jam grua se po të isha burrë...”. Faqja e internetit “Ora news”. 21 korrik 2022).
Së-nënti, ditën e djeshme (04 qershor 2026), në Portalin “Syri.net” ishte botuar artikulli me titull “Gjithçka që di, është se unë nuk jam marksist”, autor Felix Bilani. Në këtë artikull autori thekson:
“Sot në Shqipëri, kjo frymë neomarksiste po përdoret si maska më e pështirë e një loje gjigande oligarkike dhe globaliste, ku në krye të kësaj katastrofe fshihet vetë Edi Rama. Prej më shumë se një dekade, ne po shohim një Shqipëri të grabitur nga ky regjim. Njeriu më i afërt i George Sorosit në këtë rajon, Edi Rama, e ka kthyer vendin në një çiflig personal të mafies globale dhe të oligarkëve të lidhur me të”.
Pra, të nderuar përfaqësues të Rinisë Shqiptare, Shqipëria është e fyer rëndë nga kryeministri Rama, i cili është përçarës i rrezikshëm i vendit, është kalorës i helenizmit, i kishës shoviniste agreke, armikes tradicionale të kombit shqiptar, është gangster në krye të vendit, është “nevojore” shëtitëse nëpër Shqipëri, ka qenë i burgosur në Francë për trafik ikonash, është armik i Republikës së Dardanisë dhe në aleancë me Vuçiçin, ka numrin e të burgosurit në Francë: AL.1961138/a”, është sorosist - armik i kombit shqiptar.
Vetvetiu lind pyetja për Rininë Atdhetare Shqiptare:
Edhe sa kohë do të vazhdojë populli ynë të mbajë mbi kurriz një armik të kombit shqiptar, si Rama, duke u turpëruar në sytë e opinionit ndërkombëtar?
Kaliforni, 05 qershor 2026








Comments