Fahri Dahri: KURTHI GREK ME “ÇAMËT, BASHKËPUNËTOR ME OKUPATORIN”

DHE VËRDALLOSJA RRETH SAJ
Mendjet e njerëzve, dashje pa dashje bien pre e manipulimeve mashtruese. Për të arritur mbulimin e ngjarjeve tejet të rëndë, krijohen situata të tjera të rënda për t”u larguar nga të vërtetat që nuk pëlqehen nga pala keqbërëse.
Kjo hyrje, në këtë artikull erdhi pasi dëgjova bashkëbisedimin mes z.Nazarko, deputetit Ardit Bido dhe ish ambasadorit, në diskutimin për:
“Dosja çame dhe “Ligji i luftës”, (dt.13/10/2026).
Nuk do ndalem në problemin që u trajtua, por do përpiqem të shtjelloj paragrafin në hyrje, me të cilin dallohet kurthi grek, i sajuar për të larguar përgjegjësinë penale të keq qeverisjes greke, pakicave që u krijuan me kalimin e tyre nga Fuqitë e Mëdha padrejtëdisht në Greqi, ku përfshihen edhe shqiptarët e rajonit etnik shqiptar të Çamërisë.
Strategjia dhe Taktikat, mjete manipuluese për arritjen e synimit nga shtetet, kishat dhe xhamitë për të nënështruar shtete dhe popuj të tjerë.
Për zbërthimin e kurthit grek, më duhet të risjell në kujtesë tre përkufizime:
a)- Ç’farë janë strategjitë?
Strategjia është një plan i përgjithshëm dhe afatgjatë që tregon se si një individ, biznes apo organizatë do të arrijë qëllimet e veta.
Në rastin tonë kemi strategjinë e shteti grek, që mbështetet tek “Megalloide” e vitit 1844.
b)- Po taktikat ç”farë janë Taktikat janë mënyrat, hapat, metodat dhe veprimet konkrete që përdoren për të arritur një qëllim ose për të realizuar një detyrë të caktuar në afat të shkurtër.
c)- Megalloidea e vitit 1844 ç’farë synon? Megali Idea (greqisht: Μεγάλη Ιδέα, fjalë për fjalë: "Ideja e Madhe" ishte një koncept nacionalist dhe irredentist grek që shprehte synimin për ringjalljen e Perandorisë Bizantine, përmes krijimit të një shteti grek që do të përfshinte popullsitë e mëdha greke që ndodheshin ende nën sundimin osman pas përfundimit të Luftës së Pavarësisë së Greqisë (1821–1829), si dhe të gjitha rajonet me popullsi të konsiderueshme greke (pjesë të Ballkanit jugor, Anadollit dhe Qipros).
Shënim: Sqaroj se: “...me popullsi të konsiderueshme greke”, kuptohen banorët e besimit ortodoks, të cilët megalloidea i quan grekë. Nuk e shoh të nevojshme spjegimin për synimin e “kushtetutës greke të 1844”, sepse është shumë e qartë dhe e saktë. ●●●
Mbasi u njohëm me këto tre përcaktime, arrijmë në përfundimin se shteti grek, për afro 200 vite rresht, zbaton me korrektësi strategjinë që Megalloidea, shpreh synimin për ringjalljen e Perandorisë Bizantine, përmes krijimit të një shteti grek që do të përfshinte popullsitë e mëdha greke që ndodheshin ende nën sundimin osman pas përfundimit të Luftës së Pavarësisë së Greqisë (1821–1829), si dhe të gjitha rajonet me popullsi të konsiderueshme greke (pjesë të Ballkanit jugor, Anadollit dhe Qipros). ●●●
Nëse do isha në atë tryezë, do trajtoja dy arësye që kanë krijuar këtë dramë që vazhdon në mbi një shekull. Kjo për të goditur rrënjët e hershme të shtetit grek për tu zgjeruar dhe ortodoksuar popujt fqinj të besimeve jo ortodokse. a) Rrënja dhe strategjia e Greqisë gjëndet tek Megalloidea, ku thuhet qartë se Greqia do zgjerohet me troje të popujve të tjerë, duke i kthyer në ortodoksë popujt e trojeve të pushtuara.
b)- Shteti grek ka mbështetje të fuqishme nga shtetet europiane të cilët indirekt parapëlqejnë shtetet e besimit krishter dhe interesat e tyre ekonomike nëpërmmjet investimeve apo pozitave përfituese nga kushtet e favorshme gjeografike greke.
Diskutimet: ishin apo nuk ishin bashkëpunëtorë çamët që trajtohej në atë takim, do e sqaroja se nuk shtë gjë tjetër veçse një kurth i fortë i ngritur në kushte të caktuara historike dhe që po mbyllet shekulli që të gjithë vërtiten si “kali në lëmë” në këtë kurth, ku ranë Boshti, Aleatët dhe BE që shteti grek arriti të largojë nga vëmëndja strategjinë greke të humanizmit dhe u pranua shpifja greke se: “çamët paskan bashkëpunuar me okupatorin”, një argument fallco grek, por i mundshëm për të mos u besuar pasi vërtet afro 70 çamë ishin bashkëpunëtorë, por mbi 700 bijë dhe bija çamë u reshtuan me forcat partizane greke që luftonin kundër italo- gjermanëve për çlirimin e Greqië. A ju ka shkuar në mendje personazheve që i besuan kurthit grek, të.pyesin sa çamë u rreshtuan me partizanët grekë dhe pse nuk flitet për”ta. Kur kryekrimineli Zerva që bashkëpunoi me okupatorin na qenka hero? Po çamët e krishterë pse nuk u masakruan dhe as u dëbuan? A është një provë se çamët myslimanë u trajtuan ndryshe nga ata të krishterë dhe sot janë në vendin e tyre dhe quhen kombas grek, sipas megalloidesë. Shteti grek për të realizuar strategjinë e shtrirjes së helenizimit, që në fillim të aneksimit të Çamërisë, për të arritur në realuzimin e Amanetit të “kshtetutës-1844”, ka ndjekur shumë taktika, disa prej të cilave janë:
- në vitin 1913, për të nënështruar banorët çamë, grumbulloi dhe vrau 72 krërë çamë, me reputacion;
- për ti vafëruar ekonomikusht vendosi reformën agrare që u rrëmbeu tokat dhe pasuritë e patundshme çamëve;
- u ndaloi gjuhën dhe nuk lejoi hapjen e shkollave shqipe;
- çamët ishin të padëshiruar dhe të padukshëm, mbasi gjoja ishin shpallur të larguar në Turqi apo gjetkë;
- u quajtën turq dhe duke përdorur metoda të shumta, gjatë 32 viteve u bënin trysni, padrejtësi në çdo drejtim që të largoheshin nga Çamëria; ligjërisht pranonin vendimet e Lozanës, por praktikisht merrnin çdo lloj masash që çamët të ndjeheshin nën frikë, si të huaj në vendin e tyre. Atyre nuk u bëhej asnjë shërbim social, ekonomik politik. - Çamët u varfëruan, u vranë, u therën, u denigrun për të gjithë periudhën nga 1913 deri në mars 1945, kur u realizua genocidi, i shoqëruar me masakra ç”njerëzore. U vranë, u therën dhe vdiqën 30 % e asaj popullsie, pjesa e mbetur u dëbuan dhunshën, nën frikën e plumbave, hanxharëve dhe sopatave greke. Dhe të gjitha këto dhe shumë të tjera që dihen, janë realizuar hap pas hapi me taktika të ndryshme, në përputhje me strategjinë e megalloudesë.
Taktika e fundit ishte shpifja dhe mashtrimi grek se: “Shqiptarët e Çamërisë ishin bashkëpunëtorë me okupatorit kundër Greqisë’. Taktikë kjo që futi në kurth të gjithë faktorin politik Europian.
Ky kurth ka 84 vite që vërtitet e vërtitet në çdo moment të favorshëm shqiptar, duke luajtur për keq me “Veton”. Tepër e habitshme si nuk arrihet të kuptohet se kurthi i bashkëpumit, është një mashtrim për të mbuluar strategjinë agresive greke dhe justifikim për genocidin e turpshëm të kryer ndaj një komuniteti etnikisht dhe fetarisht ndryshe nga ajo e kombit ortodoks grek.
Historikisht bisedat që u kryen qendrojnë, por vërtiten brenda kurthit të kurdisur grek. Nuk u arrit se problemi i genocidit çam nuk erdhi si rrjedhojë e “bashkëpumit me këtë apo atë okupator” por ishte përdorimi i taktikës greke për të realizuar strategjinë e vulosur në 1844, për shtrirjen e Greqisë edhe drejt jugut të Ballkanit, në këtë rast ishte rajoni i Çamërisë si territor i huaj dhe që banorët myslimanë nuk u konvertua në besimin ortodoks që të ishin kombas grek. Kjo mos bindje e atyre banorëve u përball me andartët grekë të cilët i udhëhoqi Napoleon Zerva, pinjoll i familjes së madhe, të ardhur afro 800 vite më parë si rrjedhojë i persekutimit nga Kryqzata e Katërt 7 familjeve të pasura në Konstandinopojë dhe u ngulën në Janinë. Këto të vërteta do të shprehja si shtojvë nëse do të isha në atë bashkëbisedim për çështjen “Dosja çame dhe Ligji i luftës”.
Fahri Dahri-BG.14/Tetor/2026








Comments