top of page

Search


Migel Flor: OAZI I KTHJEDHET I POEZISË
MARISSA ASHIKU - OAZI I KTHJEDHET I POEZISË I lexoj vargjet e Marissës dhe mendoj se ndonjëherë, edhe pse mbytjet e miqve na pengojnë të shohim gjithçka, kjo nuk është justifikim për të mos kërkuar vetë atë që vërtet është e bukur dhe cilësore... Disa krijues në fakt duhet t’i kërkosh edhe atëherë kur nuk të dalin përpara. Sepse talenti i vërtetë nuk bërtet gjithmonë... shpesh rri i qetë, si një lule që çel në një cep të fshehur të kopshtit. Kështu e gjeta edhe Marissën time


Fatmir Terziu: SHTETI G.
SHTETI G. Nga Fatmir Terziu Në fillim pushuan rrahjet e çekiçave. Askush nuk e kuptoi saktësisht se kur ndodhi kjo, sepse për një kohë të gjatë zhurma e tyre ishte bërë pjesë e ajrit, një lloj muzike e rëndë që shoqëronte ditët, netët dhe punët e zakonshme. Pastaj pushuan zhurmat e drynave, të zinxhirëve, të bravave që hapeshin e mbylleshin me ngut, sikur edhe hekuri të kishte marrë urdhër të heshtte. Pas tyre, njëra pas tjetrës, pushuan edhe zhurmat e tjera, ato që askush n


Faruk Myrtaj: SHTIZA NË TË CILËN NGRIHET FLAMURI
SHTIZA NË TË CILËN NGRIHET FLAMURI -tregim- "Qeveritë ndërrohen për të përsosur kontrollin njerëzit ndryshojnë, për të mbetur njerëz..." Qeveria e radhës, ndryshe nga të mëparshmet, e tha me zë të lartë se trojet e atdheut ishin më pak se meritonin shtetasit e tij, bëri të ditur se një ISHULL në skajin më verior të vendit ishte lënë si tokë e askujt, në midis-kufirin nën akuj me fqinjët dhe që dilte si detyrë e shpejt, atdhetare, e shenjtë, që Ishulli t’i bashkohej atdheut.


10 hours ago


11 hours ago


1 day ago


2 days ago


2 days ago


2 days ago


3 days ago


3 days ago


3 days ago


3 days ago


3 days ago


3 days ago


3 days ago


4 days ago


4 days ago


5 days ago
bottom of page




















































































