Mihal Gjergji: NË PANAIRIN E LIBRIT
37 minutes ago
1 min read

Do t’a jap me qira varrin tim
Një shekull a ndoshta më shumë
Më besoni, s'e bëj për shpagim
Ca të holla më duhen për punë
Më pëlqen që t'a marrë ndonjë prift
Mjekërcjap e me rrason mavri
Po të lodhet me psallmet çdo ditë
Do t’i jap të këndojë poezi
As këpëcë, as kapelë, as kostum
S'i provova një herë allafrënga
Prapëseprapë nuk u zhyta nē llum
U gjakosa në rrugën me gjemba
Vdekjen time vendosa t'a shes
Në një festë panairi diku...
Ndonjë dhjak a peshkop i pabesë
Perëndisë t'i përulet në gju
Punë e madhe, në s'më njohin profet
Unë me zotin takohem çdo ditë
Puthadorët nuk bëhen poetë
Veç shqiponja i ngjit lartësitë!
Tiranë, Nëntor 2017








Comments