top of page

Durim  Çaça: KËNGË NË FESTËN E KOMBIT

56 minutes ago
1 min read

                  

vish këmishën më të bukur

e kemi për detyr' ëndrrën tonë

ja, për këtë mall, për këtë diell

qiellin më të bukur vish

apo dhembjen më të shtrenjtë

ah, vish flakën më të bukur

ose ritmin më të shenjtë

e kemi për detyr' njeriun tonë

ja, për këtë dashuri

për këtë dritë

këtë lot

 

nëntorin më të hirshëm vish

po vish këngën më t'hyjnueshme

e kemi për detyr' zjarrin tonë

ja, për këtë flamur, për këtë diell

për këtë lot

për këtë puthje

 

jambin më me shpirt vish

vish Atdheun më të bukur...

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page