top of page

Xhemë Karadaku: TA GËZONI PLEQËRINË

2 hours ago
1 min read

Axha Ibish e axha Latë

Zgjohen tok që menatë.

Në maje mali atje dalin,

Aspak hapin s’e ndalin!


Kalojnë përplot shtigje,

Trupojnë lugje e brigje,

Me zogjtë në lisa flasin,

Pyllin me hapa masin!


Afër burimi zënë vend,

Aty mbushen oksigjen.

Dhe dielli, nuk ka fjalë,

Një mijë rreze ua falë!


Pastaj zbresin te një ah,

I tresin shikimet dikah!

Pa presje edhe pa pikë,

Nisin debat për politikë.


I fusin kamishat n’gojë,

Se debati nuk është lojë.

U shkon tymi përpjetë,

Përpak arrin atje te retë!


Ah, të parit, axhës Latë,

Ia nis një kollë e thatë!

Dhe xha Ibishit s’i pritet,

Me kollë i bashkëngjitet.


Lepurushi rri në birucë,

Me fjalë pak po i ngucë:

– Ta gëzoni, or pleqërinë,

Me oksigjen e nikotinë!


© Xhemë Karadaku


Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page