top of page

Urojnë dhe shpresojnë tek fitorja e Igli Carës




Sikurse njihet në Durrës e më gjerë fisi Cufaj si një hapësirë e gjerë dhe e fortë mbështetëse e PD-së, menjëherë ka ndjerë fitoren e sotme zgjedhore në mesin e demokratëve të Durrësit. Me ardhjen e demokracisë në Shqipëri, fisi Cufaj nën drejtimin dhe frymëzimin e z. Demush Cufaj, u vu në krye të demokracisë në fillim zonën Truen - Sakat -Pukë iu përkushtuan me mish e me shpirt PD-së dhe më pas me zhvendosjen e tyre në zonën e Durrësit iu dhanë me mish e me shpirt demokracisë në këtë rreth, në misionin e duhur demokratik. Tashmë ata ndjehen akoma më të vendosur e më të sigurtë me fitoren e një figure si Igli Cara.

Igli Cara ish-deputet dhe ish-kryetar i PD ka fituar garën për kreun e PD-së Durrës në zgjedhjet e Komisionit të Rithemelimit. Cara fitoi me avantazh të dukshëm ndaj rivalëve Ardian Muka dhe Osman Stafa. 23 prilli vërtet ishte një moment reflektimi dhe zgjedhjeje për çdo demokrat durrsak. Ishte ashtu sikurse e kishte përcaktuar më parë i sapozgjedhuri për kreun e PD-së në Durrës, Igli Cara. Kjo ishte një garë që natyrshëm nuk do të ketë të humbur apo fitues, sepse u përzgjodh një drejtues me një vlerë të ndjeshme dhe një figurë e pastër politike. Një ditë para zgjedhjeve për kreun e PD-së në Durrës, zoti Igli Cara theksoi „Eshtë detyrë dhe përgjegjësi e drejtuesit të ri të PD Durrës që do të fitojë votëbesimin tuaj, të bëjë bashkë demokratët, për ta shndërruar PD në të vetmen zgjedhje dhe zgjidhje për çdo shqiptar, në emër të shpresës dhe të së ardhmes!“

I kontaktuar menjëherë pas kësaj zgjedhjeje një nga pinjollët e këtij fis të mirënjohur për angazhimin total demokratik, Gazmend Cufaj shprehet se „Durrësi tashmë ka një kryetar shumë të aftë në drejtimin e forcës poltike më shpresëdhënëse në Shqipëri, PD-së, pasi zoti Cara është një figurë shumë e denjë poltike dhe me të PD mund të jetë në një stad ribashkimi të denjë mes demokratëve.“

Nga ana tjetër Demush Cufaj, duke e ndjekur me një emocion të ndjeshëm zgjedhjen e Kryetari të ri të PD-së në Durrës, ka shprehur fjalët më të mira për këtë figurë meritore. Ai thotë se me zgjedhjen e kësaj figure, PD-ja është në shinat e duhura dhe tashmë demokratët kanë shpresa më të mëdha për fitore në zgjedhjet e ardhshme, pasi ai me inteligjencën e tij, besimin që gëzon tek demokratët dhe jo vetëm, por dhe më gjerë tek një masë tjetër e lëkundur, ka aftësinë e paparë që ti bëj bashkë të gjithë në udhën e duhur demokratike, të munguar prej shumë vitesh.

Sikurse dihet, djali tjetër i Demushit, Shkëlqim Cufaj, gjithnjë i gatshëm dhe aktiv në të gjitha fushtat dhe angazhimet e PD-së, edhe kësaj radhe ka mbështetur fuqimisht zgjedhjen e kryetarit të ri, kryetarit me inteligjencën, zgjuarsinë dhe përkushtimin më të ndjeshëm demokrat.

Durrësi i demokratëve të shumëvuajtur, ky qytet me një traditë demokratike, tashmë pas mjaft vitesh në një situatë të dhimbshme, duket se po anon nga drita e duhur, nga ajo dritë që do të ndriçojë furishëm rrugën e fitores së PD-së, ndaj natyrshëm, kjo është një fitore dhe puna për bashkimin e të gjithë demokratëve duket e mbarë.

55 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page