top of page

Urime muaji i bekuar Ramazan!


Të nderuar besimtarë të besimit Islam!

Urime muaji i bekuar Ramazan!


Sot është dita e parë e muajit të bekuar të Ramazanit. Me rastin e fillimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit, dëshirojmë t’ju shprehim urimet tona më të përzemërta duke ju dëshiruar agjërim të lehtë, harmoni, qetësi shpirtërore dhe begati në familjet tuaja. Urojmë që në këtë muaj të shenjtë, si muaj i mirëkuptimit, afrimit dhe solidaritetit mes njerëzve të mbizotërojë paqja dhe harmonia mes secilit. Në këtë muaj Zoti hap dyert e mëshirës për të gjithë ata të cilët e kryejnë këtë adhurim më përkushtim e devotshmëri.

“Muaji Ramazan, që në të (filloi të) shpallet Kurani, është udhërrëfyes për njerëz, sqarues i rrugës së drejtë, dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush prej jush e përjeton këtë muaj, le ta agjërojë!” (El-Bekare, 185).

Besojmë se ky muaj do e shtojë ndjenjën e mirësisë, të solidaritetit dhe mirëkuptimit mes besimtarëve të konfesioneve të ndryshme dhe etnive. Ju urojmë besimtarëve myslimanë që të dalin ngadhënjyes nga muaji i mundësive të ripërtëritjes shpirtërore.

Prandaj, me respekt dhe kënaqësi, në emër të revistës shqiptare në MB „Albanian Post“, dhe „Fjala e Lirë“ online (www.fjalaelire.com ), si dhe në emrin tim personal, Ju urojmë këtë muaj të agjërimit gjithë besimtarëve.


Urime muaji i bekuar Ramazan!

50 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page