top of page

Εnigmë dashurie


Luan Xhuli

Εnigmë dashurie Urinë e thyej me gjëra te vogla. Etjen e shuaj dhe me pika shiu. Shikimin e vesh me një sy ylberi. Dashurinë e ndjej me një vlagë puthje. Ç’më ka gjetur sonte tek mendoj për ty si lastar i plakur mbi tokë të djegur? Në retin të fjalës kam mbjellë merakun tek qerpiku lagur,loti më rri fshehur… Mos më mbaj mëri,kur shaj zemëruar si stinë furtune që grindet me qiellin. Kaq sa dua ty,nuk më ndjek dot vdekja. asnje re e dimrit,nuk e fsheh dot diellin…! 4 Prill2020



19 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page