top of page

Përshëndetje për 30 vjetorin e LDG dhe përurimin e librit kushtuar gruas vlonjate


Nga Vjollca Tytyni

Përshëndetje për 30 vjetorin e LDG dhe përurimin e librit kushtuar gruas vlonajte (6 shkurt, 1992-6 shkurt 2022)


Sot, në këtë ditë jubile të 30 vjetorit të Lidhjes Demokratike të Gruas Vlorë, shkrimtares së mirënjohur, akademike, “Mjeshtre e Madhe e Penës”, znj. Vilhelme Vrana Haxhiraj i kanë ardhur shumë urime nga ShBA, Brazili, Kanada, Zvicra, Suedia, Anglia, Italia, Rumani etj… si dhe nga shumë media, Zemra Shqiptare, Bota Sot, Dituria, Fjala e Lirë, Albania Post…


1-Mesazhe urimi nga larg…


Akademik, Prof.Dr. Eshref Ymeri, gjuhëtar, përkthyes, frazeolog i shquar, personalitet i shquar i Labërisë, përshëndet këtë jubile të Lidhjes Demokratike të Gruas Vlorë nga SHBA.



Përshëndetje të përzemërta

nga Kalifornia

Të nderuara dhe të respektuara Zonja dhe Zotërinj,

E nderuara dhe e respektuara Zonja Vilhelme,

I nderuar dhe i respektuar Dr.Bujar Leskaj!

Prof.dr.Eshref Ymeri

Duke mos pasur mundësinë të jem i pranishëm për shkak të largësisë së madhe, më lejoni të kem nderin t’Ju drejtohem me dy fjalë në këtë ceremoni gëzimi dhe hareje, të organizuar me rastin e përurimit të veprës më të re të Zonjës Vilhelme, të kësaj përfaqësueseje të shquar të kulturës sonë mbarëkombëtare. Kjo vepër, kushtuar 30-vjetorit të themelimit të Degës së Zonjave Demokrate të Vlorës, është një tjetër kontribut me vlera të mëdha njohëse që Zonja Vilhelme e jep për hedhjen dritë mbi atë periudhë të shënuar të historisë sonë, kur u vunë themelet e para të pluralizmit politik dhe kur ajo, me shpirt dhe me zemër, u vu në krye të nismës për ngritjen e kësaj Dege. Kjo vepër hidhet në qarkullim vetëm pak ditë pas daljes nga shtypi të përmbledhjes me prozë të shkurtër, të titulluar “Kurth, mashtrim apo vetëmashtrim”, një tjetër perlë e çmuar kjo e Zonjës Vilhelme në varganin e më shumë se 50 veprave të botuara në gjininë e veprave artistike, hulumtuese-studimore nga fusha e historisë, si dhe të thesarit të pasur të veprave publicistike. Ishte pluralizmi politik ai që i krijoi mundësinë Zonjës Vilhelme për shpërthimin e talentit të saj brilant, të cilit diktatura komuniste ia pati zënë frymën përfundimisht.

Urime nga zemra Zonjës Vilhelme, të kësaj ikone të kulturës mbarëkombëtare, për botimin e të dyja veprave.

Urime nga zemra moderatorit të Zonjës Vilhelme, njeriut shumë të dashur, shokut të shtrenjtë të jetës së saj bashkëshortore, Zotit Fitim Haxhiraj, me të cilin pati përballuar burrërisht të gjitha furtunat e luftës së egër të klasave.

Një falënderim të veçantë meriton Dr.Bujar Leskaj për organizimin e kësaj ceremonie shumë mbresëlënëse, si edhe për mbulimin e shpenzimeve për botimin e veprës “Lidhja Demokratike e Gruas Vlorë”. Me këtë rast, dëshiroj të theksoj se me sponsorizimin e botimit të kësaj vepre, Dr. Bujari, si Bir i shquar i Vlorës, ka manifestuar në mënyrë të shkëlqyer madhështinë e shpirtit të tij fisnik. Para disa vitesh, shkova për një problem në zyrën e Dr,Bujarit në Kontrollin e Lartë të Shtetit. Problemin Ai ma zgjidhi me një korrrektesë intelektuale shembullore. Në bisedë e sipër, më pyeti se me çfarë po merresha. Kur i thashë se kisha për të çuar në shtyp një Fjalor frazeologjik dygjuhësh, ai shprehu gatishmërinë për të kontribuar me sponsorizimin e botimit të atij Fjalori. U entuziazmova pa masë nga fisnikëria e rrallë e shpirtit të tij, çka më la mbresa të pashlyeshme. E falënderova me zemër dhe e lashë me kaq. Fjalorin e botova me kursimet e pensionit tim. Mendoj dhe kam bindjen e patundur se Dr. Bujari ka lënë pas një emër të madh si Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Presidenti i Republikës duhej ta kishte nderuar më një medalje nga më të lartat. Dr. Bujarit i uroj nga zemra suksese në ushtrimin e mandatit të deputetit, në mënyrë që, në bashkëpunim të ngushtë me deputetët e krahut të Tij politik, të japë kontributin e vet të çmuar për ringjalljen e pluralizmit politik, që ka më shumë se tetë vjet që është pothuajse krejtësisht i paqenë. E theksoj një gjë të tillë, se më kujtohen fjalët e të Madhit Petro Marko, i cili, në dhjetor të vitit 1991, disa ditë para së të ndërronte jetë më 27 dhjetor, në një bisedë që kishte pasur me të birin, i kishte thënë:

“O Madu, kujton se po vjen demokracia në Shqipëri? Pa kaluar dhe 50 vjet s’bëhet hapi i parë për të kaluar në demokraci”.

Ju uroj shëndet, mbarësi, humor të përhershëm dhe gëzim e lumturi në familjet tuaja.

Me nderim dhe respekt.

Eshref Ymeri

Kaliforni, 05 shkurt 202



2-Një urim tjetër për këtë ditë tubimi vlerash i vjen nga Brazili prej redaktores së krijimtarisës së znj.Vranari, nga znj.Lejla Gorishti !


Lejla Gorishti, anëtare e LDG, themeluese e seksionit të LDG dhe

kryetare e seksionit të lagjes, “15 tetori”, një mesazh

Përshëndetje z deputet Bujar Leskaj!

Lejla Gorishti dhe Vilhelme Vrana Haxhiraj duke formuar

grupet e punës së LDG Vlorë


Përshëndetje znj. Vilhelme Vrana Haxhiraj! Përshëndetje të nderuara Zonja që sot jeni mbledhur në një tubim vlerash të gruas,

jo vetëm për të festuar 30 -vjetorin e krijimit të organizatës së Gruas Demokratike-dega Vlorë,

por edhe për të promovuar librin dokument historik me titull"Lidhja Demokratike

e Gruas Vlorë" të zonjës Vranari, e cila na i sjell sot si një buqetë me 257 faqe, për

të nderuar dhe respektuar punën dhe përpjekjet tona 30 vjeçare.

Faleminderit zonja Vranari për gjithçka që ke thënë dhe ke bërë për gratë vlonjate!

Faleminderit z Leskaj, për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme duke na

qëndruar pranë me ndihmën tuaj!

Kënaqësia ime në këto çaste ishte që të ndodhesha aty, mes jush, në këtë ngjarje historike

të gruas demokrate, po pamundësia bëri që t'ju përshëndes me shumë respekt dhe mirënjohje nga Brazili i largët.

Është e vështirë që në pak rreshta të thuash gjithçka për veprimtarinë dhe

përpjekjet e bëra në atë fillimviti, të kësaj Zonje për të bashkuar rreth një bërthame

të vetme për të njëjtin qëllim, shum shoqe të tjera, një nga të cilat, isha edhe unë.

Në një shoqëri si e jona, e cila akoma nuk ka gjetur ekuilibrin e duhur, të jesh

model pozitiv, e aq më tepër një grua e suksesshme, në vitet e para të demokracisë,

s'ishte aspak e lehtë. Një terren me shumë rrugë të panjohura, me një sistem ku meritokracia po zëvendësohet dita -ditës nga servilokracia, është e vështirë për cilëndo që përfaqëson një model ndryshe, aq më

tepër kur je grua. E megjithatë, ne nuk na mungoi shembulli pozitiv i zonjave

luftarake, të përkushtuara, këmbëngulese si ajo e znj Vranari dhe zonjave, Meliha

Doda, Blera Hoxha, Gjylter Hysenbegasi, Enrieta Bejkosala, Lidia Sharra, Ema

Llupa, Liliana Meto, Teuta Zile, Shqipe Fejzo (Selenicë), Shpresa Rrapo (Himarë),

Eli Sava, Vera Grabova, Dudë Anagnosti, Luljeta Kosova, Violeta Muhameti, Refie

Xhindi, Donika Zyberi etj…, të cilat ishin ndër të parat që thyen tabu. Në kohë të

mirë apo të keqe, me shi apo me erë, me iniciativën e tyre, organizonin nëper hyrjet

e pallateve, takime me gratë e qytetit e të fshatit, duke u treguar atyre, se ç'ishte

demokracia për gruan dhe ç'duhet të bënte secila prej nesh për të fituar të drejtat dhe

liritë e veta, për të pasur një jetë më të mirë, për të rritur fëmijë të denje e për të

pasur familje të shëndosha.

Ne, të nderuara zonja, mbështetem njëra- tjetrën me aq sa mundëm, u

angazhuam më shumë për të shtuar radhët tona dhe për ta forcuar organizatën tonë.

Edhe ju sot, duhet të angazhoheni më shumë se ne dje. Si gjithçka në jetë edhe në

këtë drejtim pati vështirësi, por pati dhe mundesi e shanse për të kontribuar

pozitivisht, për të punuar ndershmërisht për një Shqipëri më të mirë, për të thënë

nesër që unë isha aty, nuk u fsheha, nuk fola për problemet e vendit tim vetëm në

kafene apo në floktore, nuk u tremba nga të panjohurat, nuk mendova vetëm për

familjen time, por, ofrova dijen, sinqeritetin, përkushtimin, butësinë, këmbënguljen, ngrita

zërin dhe thashë të vërtetat, u përballa me burrat, por dhe bashkëpunova me ta, bëra të gjitha

përpjekjet që jeta e fëmijëve tanë të jetë më e mirë se e jona.

Ditët më të mira në jetë nuk janë ato që kemi kaluar, ditët më të mira janë përpara nesh.

Në botë ka shumë emra zonjash që inspirojnë breza me radhë.

Unë besoj fort se çdo njëra prej jush e ka vullnetin, përgatitjen e kurajon që,

ashtu siç rrit me përkushtimin maksimal fëmijët e saj, me të njëjtin përkushtim të

kontribuojë për lirinë dhe të drejtat e saj. Secila prej këtyre grave që është

portretizuar në këtë libër është shndërruar në një faktor historik për rritjen e

pjesëmarrjes së grave në jetën politike të Shqipërisë. Sot është radha e këtyre

zonjave të nderuara, të cilat meritojnë përgëzime të veçanta për çfarë kanë bërë dhe

që janë personazhet kryesore dhe bërthama në këtë libër që po publikohet tani, nesër mund e

duhet të jetë radha e cilësdo prej jush dhe do të jetë “Nder” që të kryejë një mision të tillë

emancipues të gruas, familjes, shoqërisë dhe kombit. Në këtë rrugëtim historik ju do të jeni

faqet shtesë të këtij libri historik që do të dokumentoni se si është punuar në këtë drejtim. E

quaj “hisorik”, se gruaja është gjysma e pandashme e Kombit.

Ne të gjitha kemi një emërues të përbashkët: "Duam një të nesërme më të mirë!"

Si të tilla kryejmë një mision të vështirë porfisnik, të bukur dhe premtues që e çon vendin drejt

zhvillimit.

Urime dhe shumë suksese!

Me respekt, Lejla Gorishti.

Brasilia- Brazil

28.1.2022

***





3-Të nderuar pjesëmarrës, Autores sonë i kanë ardhur urime nga Zemra Shqiptare”; nga revista

“Dituria”, revista “Bota Sot, nga Bukureshti revista “Shqiptari”, nga Kanadaja, ShBA, Zvicra,

Londra, Bukureshti dhe nga Italia. Unë do të veçoja dy mesazhe nga dy personalitete arbëreshe

që për arsye shëndetësoore nuk mundën të jenë të pranishëm…



Dr. Agostino Xhordano, Profesor i gjuhëls shqipe dhe arbëreshe në Kalabri, Drejtor I revistës “Jeta Arbëreshe”

E nderuar shkrimtarja e madhe, Vilhelme,

Ju ndjekim vazhdimisht në mediat!

Prodhimi juaj letrar, shkencor e poetik u ka(është) trifishuar dhe u ka bënë person eseistik dhe

historik e …E bëra një llogari, moj Vlonjàtja jonë! Libri për gruan është i parafundit. Zoti Ju

ka dhënë forcë e mendje sado që jeni e sëmurë. Kjo e trefishon nderimin për Ju.

Ulem dhe lexoj urimet e miqvet, që ju vijën ka çdo anë, i bëjën martrí vlerës suaj kulturore të

një niveli të lartë.

Shqipëria ka nevojë për ju, rrofshi sa rroi Noea! Por edhe Arbëria ju do si gjakun e rrënjës…

Ju qëndroni “Zonjë”, por pak më tepër interes për Botën Arbëreshe dhe më ngé çë të shkruani

diçka mbi faqet e revistës 'Jeta Arbëreshe'?

Bashkëpunimi juaj me revistën “Jeta Arbëreshe” u nis në vitin 2009, me shumë shkrime dhe

Intervista. Mirëpresim bashkëpunimin tuaj për 20 vjetorin e revistës “Jeta Arëreshe” që flet

shqip dhe arbërisht.

Më vjen shumë keq që nuk mund të marrë pjesë në takimin tuaj për 30 vjetorin e organizatës

së Gruas, për arsye shëndetësore. Ju uroj gjithë zonjave suksese!

Me respekt vëllazëror!

I Juaji, Agostino Giordano

29.1.2022

***


*Profesor-Docent, Italo Costante Fortino, Profesor i gjuhës shqipe, shef i Katedrës së Gjuhës shqipe dhe gjuhëve orientale në Universitetin e Napolit.

Prof Fortino është vlerësuar nga presidenti Nishani me urdhrin “Mjeshtë i Madh” s, I shquar në fushën e albanologjisë.


Shumë e dashur Vilhelme!

Ju falënderoj me zemër per ftesën dhe ju jam mirënjohës, por nuk mund vij per arsye shëndetësore.

Ka disa vjet që, pas një operacioni në shtyllën kurrizore, nuk mund të udhëtoj si dëshiroj.

Ju uroj shukses të madh dhe ju ndjek nga bota arbëreshe me shumë simpati e dashuri.

Me përqafime, përzemërsisht, Juve dhe Fitimin!

Përshëndetje gjithë auditorit

Italo Costante Fortino

Romë, 31.1.2022





Mesazh Nga Prishtina e Dardanisë Hyjnore


PËRUROHET LIBRI I AKADEMIKËS VILHEME VRANARI NË VLORË"Lidhja Demokratike e Gruas, Vlorë"


E NDERUARA AKADEMIKE, Mjeshtre e Madhe, ZNJ.VILHEME VRANARI

JU KËRKOJ NDJESË PUBLIKE QË NUK JAM NË GJENDJE FIZIKE TË MARRË PJESË NË KËTË EVENIMENT PËRURUES.

JU PËRGËZOJ PËRSONALISHT PËR PUNËN TUAJ SHKENCORE-PUBLICISTIKE DHE LETRARE NË EMËR TË AKADEMISË SË SHKENCAVE SHQIPTARO-AMERIKANE(AAAS-IT).

MOSPJESËMARRJA IME ËSHTË PËR ARSYE SUBJEKTIVE NGASE MË DT. 28.01.2022. KAM PËSUAR FATKEQËSI KOMUNIKACION PA LENDIME DHE NUK JAM NË GJENDJE PËR TË VOZITË NË KËTO KUSHTE TË PA PËRSHTATSHME MË BORË DERI NË VLORË HEROIKE TË ISMAIL QEMAJLIT DHE ISA BOLETINIT!

REPSEKT PËR JU DHE PJESËMARRËSIT NË KËTË MANIFESTIM MADHËSHTOR!

JU PËRSHËNDES TË GJITHËVE NË EMËR TË AAAS - IT DHE FAMILJËS SË MADHE TË GJENERALIT ISA BOLETINI NGA ISNIQI I DEÇANIT.


RESPEKT TË VEÇANTË PËR ZOTNI FITIMIN DHE SHUMË TË NDERUARIN BUJAR LESKAJ.

FLORI BRUQI

PRISHTINË,30.01.2022.

***



Baki Ymeri, shkrimtar përkthyes, botuesi revistës Albanezul(Albania)

Përshëndetje nga Bukureshti!

E nderuar shkrimtare e Kombit dhe më gjerë, zonja e Madhe e Kaninës!

Nderimet dhe falënderimet tona, motra jonë e dashur dhe e pandalshme në fushën e promoivimit të vlerave kombëtare! Jam krenar që kam një mike me vlera shumë dimensionale.

Ju përshëndes në atë takim kombëtar që nuk mund të jem i pranishëm për shkak të virusit!

Vilhelme, suksese dhe faleminderit që nuk i ke harruar prindërit e mi! Të jam mirënjohës! Të fala Fitimit dhe Juve si motër!

I juaji, Baki Ymeri Shipkovica (mali Sharrit-Tetovë)

Bukuresht, 4.2.2022

***


*Bota sot, shkruan më 4 shkurt 2022:

Aurelia Graur Voka, rumunia që ia kushtoi jetën emancipimit të gruas shqiptare

NGA: VILHELME VRANARI HAXHIRAJ MË: 4 SHKURT 2022

***


*Uran Butka


Znj.Vilhelme!

Urime për librin e ri" Lidhja demokratike e Gruas" Suksese. Butka

...

*Nga Luksemburgu, uron znj. Bajame Hoxha Çeliku, anëtare e LDGSH

***


*Dhurata Reçi

E dashur Vilhelme, uroj dhe shpresoj të jesh mirë me shëndet!

Të përgëzoj për botimin dhe vlerësimin e librit tend, të shkruar në kohën e duhur, „ L. D e Gruas, Vlore“ Të falënderoj për Ftesën por , Të më ndjesh që nuk erdha, por e ndoqa në Televizor. Ditë e shënuar jo vetëm për Gratë e respektuara vlonjate, por që nderon të gjitha gratë shqiptare që kanë aderuar dhe punuar pa asnjë interes në dobi të Demokracisë dhe emancipimit të Gruas në shoqërinë tonë.

Kalofshi mirë familjarisht!

Me dashuri dhe respekt Dhurata


4-Programi i takimit


Koordinator Fitim Haxhiraj -Çel Takimin Fitim Haxhiraj, i cili uron mirëseardhjen dhe vlerat që ka ky përurim.

-Fjala e Kryetares Alta Haluci: “Tridhjetë vjet Lidhja ea Demokratike e Gruas Vlorë. & Poezia “të Pres”

-Autorja Vilhelme Vrana Haxhiraj flet për temën “Lindur mes territ, rritur në rrebeshe”, rreth aktivitetit të LDGVlorë.

-Poezia “Mos Harro”

- Mersila Xhelo, Zv/kryetare e LDG, mban temën “Gratë e vlerave që pranuamn sfidën”

-Poezia “Vetëm manushaqe për ju.”

-Kadri Tarelli-Analizë për librin “Kurth, mashtrim e vetëmashtrim”

-Dhuna ndaj gruas dhe ndaj Fëmijëve

-Poezia “Ç’janë fëmijët vallë?

-Gentian Banaj -Kurth dhe poezia “Sa do të doja”

-Vjollca Tytyni Biraku lexon Përshëndetje nga Bota

-Përshëndet Kryetare e LDGSH znj. Albana Vokshi

-Fjala e deputetuit Bujar Leskaj

-Përshëndetje nga të ftuarat

9 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page