top of page

ÇMIM NDËRKOMBËTAR PËR VITIN 2021


POJANAKU, I PARI ÇMIM NDËRKOMBËTAR PËR VITIN 2021


Nga Eris Pojanaku

Shtëpia botuese Sfida.



Poeti i njohur shqiptar Dhimitri Pojanaku, fitues i dhjetra çmimeve ndërkombëtare dhe fitues i penës së argjendtë në poezi, ka fituar dje një çmim të shumëpritur prej tij. Lajmi e bëri të ditur sekretaria e konkursit ndërkombëtar "Centro giovani e poezia", Triuggio, Milano. Pojanaku në këtë kompeticion ka fituar shumë çmime por është hera e parë që fiton më përmbledhje poezish. Vendi i tretë, i jep Pojanakut si trofe

medaljen e çmimit se sezonit e, viti 2021.

Poeti shqiptar konkurroi me mbi 30 poezi, përkthim e tyre, së shumti, ia besoi përkthyesit Olsi Arapi.

Në këtë vit, në 30^ Edizione del Premio Internazionale “Centro Giovani e Poesia-Triuggio” morën pjesë

571 autorë të të gjitha moshave, me 523 poezi në garë, autorë nga Italia, Romania, Maqedoni e Veriut, Shqipëria, Bullgaria, Gjermania, Ukraina, Kroacia, Kina, Rusia, Moldavia, Vietnam, Senegal, Pakistan Maroku, Nigeria, etj.

Më herët Pojanaku pat deklaruar se në vitin 2021, do synojë sa më tepër trofe poetike sepse ky vit i shenjtë për 'të, pasi do festojë në gusht 65 vjetorin e lindjes.

Poeti është në pritje të rezultateve të konkurrimit të tjera poetike dhe përgatitjeve për pjesëmarrje të reja në evente ndërkombëtare.

276 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page