Nga Petrit Malushi
Ikin vitet
Mes auditorëve të ngarkuar
Njëri pas tjetrit vitet shkollorë
Si fletë ditari të plotësuar
Kapur, ecin dorë për dorë.
Fillim e fund shtrirë e zgjatur
Mbi dy kalendarë, javë e muaj.
Brazda dijesh brezave hapur,
Mbresa, kujtime, fol e shkruaj...
Por çasti i ndarjes një ditë vjen !
Gëzimpërzënë, dëshiravrarë
Këputja e lidhjes brenda të bren.
Tashmë kujto ç’ka ikur e ngjarë !
Zilja e fundit
E ëmbla zile, sot
E trishtë m´u duke !
Trin-tringun ta dëgjova
Për të fundit herë…
I përhumbur !
Do më mungoni ;
Ti, të dashurit nxënës,
E shtrenjta shkollë,
Kolege e kolegë...
Përgjithmonë !
“Përshëndetu !…”
Mosha e tretë,
Vitet më thonë…
Përlotem dhe...
Bindem pa kthim !
Comments