top of page

Zgjedhjet e 25 Prillit - Thirrje nga Kanadaja për të votuar NDRYSHIMIN


-Në 1 Mars 2019 në Samitin e Diasporës shqiptare, Kryeministri Edi Rama u shpreh “Por ju siguroj se për votën tuaj, ka vetëm dy rrugë për ne: “O do ta bëjmë, o do ta bëjmë…” Unë uroj që ta bëjmë të gjithë sëbashku me konsensus. Nëse nuk do ketë konsensus, do ta bëjmë edhe pa konsensus”.

-Në datën 22 Qershor 2020 Kryeministri Edi Rama deklaroi se Diaspora shqiptare do të votojë me postë.

-Në Mars 2021 Ilirian Celibashi, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve, deklaroi se Diaspora nuk do të votojë në zgjedhjet e 25 Prillit.

Në këto kushte, kur kreu i qeverisë nuk realizoi premtimin e tij publik për pjesëmarrjen e diasporës në votime, ne, një grup shqiptarësh të Kanadasë vendosëm që ta bëjmë publik qëndrimin tonë në raport me zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit në Shqipëri si më poshtë:

Është një emergjencë kombëtare që në Shqipëri të bëhet ndryshimi i mazhorancës. Ne votojmë Ndryshimin!

Por në pamundësi për të ushtruar të drejtën tonë, ne u bëjmë thirrje të votojnë Ndryshimin të gjithë të afërmve tanë në Shqipëri, miqve, të njohurve e deri tek ata që nuk na njohin por që do lexojnë këtë thirrje.

Pse, do pyesni ju duhet votuar Ndryshimi?

Përveç dhjetra, qindra apo qoftë edhe një arsyeje të vetme personale, që gjithsekush mund të ketë kundër qeverisjes aktuale, ne mendojmë se Shqipëria ka nevojë për një fillim të ri, duke i dhënë fund problematikave që do të përmendim më poshtë:

Së pari, gjatë qeverisjes së Edi Ramës u premtuan të hapen 300 mijë vende pune. Në fakt në 8 vite, janë mbyllur 102 mijë biznese të vogla dhe të mesme dhe vetëm në muajt Mars e Prill 2020, 70 mijë persona humbën vendin e punës e sa të tjerë nuk pasqyrohen në statistika.

Së dyti, shifrat e largimit të shqiptarëve nga vendi janë tronditëse. Sipas të dhënave zyrtare më shumë se 400 mijë qytetarë shqiptarë lanë vendin në këto tetë vite, ndërkohë që Shqipëria renditet i pari shtet në Botë, duke kaluar edhe vendet në luftë si Siria e Iraku, për numrin e azilkërkuesve në vendet e BE-së.

Së treti, Edi Rama premtoi shëndetësi falas, por sërish njerëzit paguajnë “Tiret” dhe rrjetin e kontrabandës për të marrë një shërbim. Mjekë e infermierë po largohen nga vendi të pakënaqur me kushtet e punës. Spitalet shtetërore janë keqadministruar, mjekët janë përdorur politikisht e më pas nënvlerësuar.

Së katërti, Edi Rama lejoi shembjen e Teatrit, betonizimin e Tiranës, shembjen e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, Stadiumin “Qemal Stafa”, ndërkohë që ka vënë në listë prishjeje dhe Galerinë e Arteve.

Së pesti, Edi Rama rriti tarifat e shkollimit. Ju kujtohen studentët e Fakultetit të Mjekësisë kur në Shkurt të 2015 hynë në grevë urie? Po studentët në Dhjetor të vitit 2018 kur u ngritën në protesta sërish për tarifat? Çfarë bëri kryeministri? U dërgoi forcat e policisë të ushtronin terror mbi ta.

Së gjashti, Edi Rama ndërtoi shtet policor. Gjatë qeverisjes së tij, policia shqiptare ka qenë larg misionit “shërbej dhe mbroj”. Në 8 Dhjetor 2020, policia vrau 25-vjeçarin Klodian Rasha sepse nuk kishte vënë një maskë. Qytetarët u ngritën në protesta dhe sërish policia ushtroi dhunë ndaj tyre. Gazetari i Ora News që filmonte ngjarjen u mbajt paligjshmërisht i ndaluar në polici. Është kjo policia dhe shteti që duam?

Së shtati, mund të ndihesh i sigurtë në një vend ku kokat drejtuese të shtetit lakohen në tavolina krimesh? Gjatë qeverisë Rama, në fillim të Marsit 2017, Saimir Tahiri dha dorëheqjen nga detyra e tij si ministër i Brendshëm. Ai u akuzua për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike. Më tej dha dorëheqjen ministri i dytë i Brendshëm i qeverisë Rama, Fatmir Xhafaj, përfolur për lidhje me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, konkretisht për favorizim të vëllait të tij Agron (Geron) Xhafaj për t'i shpëtuar drejtësisë italiane, e cila e kishte dënuar me vendim të formës së prerë për trafik droge.

Së teti, a votohet një kryeministër që punon në dëm të Shqipërisë e Kosovës? E mbani mend planin famëkeq Rama-Thaçi-Vuçiç për ndarjen e Kosovës? Po shitjen e ujrave territoriale Greqisë? Dhe për t’i vënë kapak dështimeve epike të politikës së Jashtme të qeverisë Rama, kujtoni se Shqipëria është ende hapa larg Integrimit në BE, e refuzuar për hapjen e negociatave për shkak të mosarritjes së standardeve.

Së nënti, fatkeqësitë që prekën vendin njëra pas tjetrës, treguan dobësinë e qeverisë në menaxhim dhe burime. Gjatë tërmetit, shteti shqiptar u pa se nuk zotëronte mjete të mjaftueshme për shpëtimin e jetëve nën rrënoja. Më pas nuk kishte fonde për t’iu ardhur në ndihmë të dëmtuarve. Ndërkohë Pandemia nxorri në shesh një tjetër dështim të Edi Ramës, paaftësinë për të siguruar vaksina të çertifikuara nga SHBA dhe BE.

Së dhjeti, Qeveria e Edi Ramës vjen në këtë 25 Prill si një qeveri e lodhur jo nga punët e veprat, por e bjerrur nga mashtrimet sistematike dhe nga përpjekje titanike për të gjetur mbulesë për skandalet e njëpasnjëshme si dhe për t’i vënë një emër fitues çdo mosrealizimi e premtimi të pambajtur!

A mund të votohet sërish Edi Rama, njeriu që përdhosi shtetin, duke filluar nga shpërfillja e institucionit më të lartë në vend, Presidentit të Republikës (dy dekrete zgjedhjesh të anuluara e të dekretuara)? Tjetërsuesin e pasurive publike, në troje apo edhe para të thatë, nëpërmjet skemave korruptive të PPP, a mund ta votosh prapë?

Po njeriun që degjeneroi parlamentin shqiptar që nga mbushja me kriminelë e deri me karagjozë listash? Apo atë që zhvlerësoi sistemin zgjedhor me vjedhje votash e tjetërsim të vullnetit të zgjedhësve në Korçë, Shijak, Durrës e Dibër? Ai që mbajti e ekzekutoi zgjedhje lokale farse monopartiake me dekor partish marioneta të futura në minutën e fundit në garë dhe duke anashkaluar procedurat e rregullta juridike a votohet dot?

Mos harro! Edi Rama, i biri i firmosësit të dënimit me vdekje të poetit Havzi Nela është sot kryeministri i vendit, kryeministër i cili nuk ka bërë asgjë për të hedhur dritë mbi krimet e komunizmit, nuk u ka kërkuar falje në emër të shtetit viktimave dhe nuk është distancuar prej atyre krimeve. Përkundrazi në gjurmë të atit, është mburrur se familja e tij ka qenë në anën e duhur të historisë dhe ka hedhur mijëra firma për të vrarë pronën publike, kulturën e këtij vendi, trashëgiminë, identitetin kombëtar dhe shpresën për të ardhmen e shqiptarëve. Mos harro! Gjatë fushatës elektorale pati deklarata nga kandidatët e PS-së për deputetë në favor të regjimi kriminal të Enver Hoxhës dhe mungoi sërish distancimi zyrtar i kryeministrit "rilindas", megjithëse ka rezoluta të miratuara për këtë qëllim në parlamentin shqiptar.

Prandaj, së fundi, bazuar në sa më sipër dhe ashtu si qeveria e SHBA, e cila e shprehu më qartë se kurdoherë, ne besojmë se Në Shqipëri duhet votuar Ndryshimi! Shqiptarët me të drejtë vote, duhet ta ushtrojnë këtë detyrim moral në të mirë të vendit, duhet të mos e shesin votën dhe të refuzojnë këdo që tenton t'u blejë votën dhe të ardhmen e tyre! Sikurse dhe duhet të bëhen barrikadë ndaj çdo tentative të qeverisë për të deformuar apo manipuluar rezultatin e zgjedhjeve!

  1. Bujar Llapaj - Vankuver

  2. Jeta Toçila Dedja - Montreal

  3. Nador Bakalli - Toronto

  4. Petro Karanxha - Toronto

  5. Adi Shkëmbi - Toronto

  6. Ramazan Këllezi - Toronto

  7. Hajro Çini - Toronto

  8. Artan Gjyzel Hasani -Toronto

  9. Edlira Çini - Toronto

  10. Mishel Koçiu - Montreal

  11. Ardian Radovicka - Toronto

  12. Ylvi Kollari - Toronto

  13. Kristaq Turtulli - Toronto

  14. Arian Sultafa - Toronto

  15. Paulin Marku - Toronto

  16. Robert Kore - Toronto

  17. Viola Konomi - Toronto

  18. Armando Mosho - Toronto

  19. Rapi Sota - Montreal

  20. Klara Serjani Bejleri - Kitchener

  21. Hysni Marku - Montreal

  22. Afrim Korbi -Toronto

  23. Alfred Hasimaj - Toronto

  24. Ilir Gjini - Toronto

  25. Armenida Qyqja - Vankuver

  26. Shaqir Alushani - Toronto

  27. Prend Tanushi - Montreal

  28. Drita Dode - Toronto

  29. Arian Turdiu - Toronto

  30. Genc Aleksi - Toronto

  31. Eriola Agalliu - Gatineau

  32. Arian Kameri - Toronto

  33. Armand Hoxha - Toronto

  34. Kastriot Dervishi - Montreal

  35. Ajtanga Simeoni Prifti - Toronto

  36. Nevila Jaupaj - Toronto

  37. Latif Lazimi - Toronto

  38. Erisa Kreshpa - Ottawa

  39. Ajet Nuro - Montreal

  40. Ilirian Peza - Toronto

  41. Bela Aleksi - Toronto

  42. Andi Efovia - Toronto

  43. Arben Doçi - Ottawa

  44. Ira Kore - Toronto

  45. Nik Ndreka - Toronto

  46. Sajmir Zesllari - Toronto

  47. Musa Ademi - Montreal

  48. Dritan Loli - Toronto

  49. Gëzim Çomo - Toronto

  50. Nexhip Troci - Toronto

  51. Arbin Buçpapaj - Ottawa

  52. Maksim Saraçi - Toronto

  53. Rishard Salillari - Toronto

  54. Rushan Xhaferi - Montreal

  55. Lavdimir Gjeçi - Toronto

  56. Almir Bajraktari - Toronto

  57. Florian Isufaj - Calgary

  58. Erind Maçi - Toronto

  59. Agur Metaj - Montreal

  60. Taulant Dedja - Montreal

14 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page