top of page

ZBULESA

  • Jan 22, 2021
  • 1 min read

Vangjush Ziko

U zgjua qyteti përmbytur nga mjegulla, skeletet e drurëve korale të djegura, pallatet anije liburne ngecur në kum, unë peshk në akuarium, polumbar me dritaren skafandër, kufjot e laptopit në vesh, pyes zotin, mos është kjo zbulesa, mos erdhi fundi i botës, zoti me mua qesh: o peshq, të mbetur në rrjetën e shpirtit tuaj të mjegullt!

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page