ZBRIT NË ZEMRËN TIME
- Oct 2, 2020
- 1 min read

Kristali i syrit tënd një diell që lind , Vetëtimthi më sulet si një rrezatim, Bardhësia e gushës mëndafsh e shërim Si spektër shumëngjyrësh puth shpirtin tim.!
Me ngjyrat e spektrit ,o vashë më ndriço, Në pjekje frutin e pjeshkëzës më dhuro, Zbrit në fund të zemrës sime, më qeto, O gaz, o yll i ndezur, mua lumturo !
H. Mehmetaj, 1970








Comments