top of page

ZAROSHKE


Fshati im i lindjes, ZAROSHKE






Ёshtё njё fshat nё anё tё liqenit. Dikur ishte njё fshat vetёm me 6 shtёpi dhe 70 banorё, i ndodhur nё vendin“Rallnik”pranё brigjeve tё Osojёs poshtё malit tё Kallugjerit. Aty ndodhet ende sot kisha e vjetёr “Shёn Nikolla”.Nuk dihet akoma pse ёshtё zhvendosur fshati nga ky vendbanim, por njё version ёshtё nga ngritja e nivelit tё ujit tё liqenit.

Fshati Zaroshke ndodhet në lartësinë 870 m mbi nivelin e detit me një shtrirje të bukur në një kodër përball liqenit. Vendet interesante janë “Burimi i ujit të ftohtë të Mullirit”, që nuk shteron dimër dhe verë; “Brigjet e Rallnikut” me shkëmbinj e vende të shenjta; “hapësira e gjerë e vargmalit të Ivanit” etj.

Festat tradicionale te fshatit janë Shën Pjetri e Shën Pali që festohet më 12 Korrik, Pashkët që festohen në Maj dhe dita e çlirimit të Prespës më 25 Tetor.

Fshati ka fushё tё gjerё dhe hapёsirё tё madhe malore. Aktivitetet ekonomike tё banorёve janё bujqёsia, blektoria dhe peshkimi. Fiset mё tё mёdha tё fshatit janё ARGJIRI, JANKULLA e SEKULLA, që kanë më shumë pjestarë, por përveç tyre janë edhe fiset TËRPO, THANASI, TODORI, ANDONI, DIMO e NASTO. Numuri i familjeve tё fshatit ёshtё 115 me rreth 450 banorё. Nё njё kodrinё tё gjelbёruar, 500 m larg fshatit ndodhen varrezat e fshatit dhe kisha “Shёn Pavli”, kurse nё thellёsi tё brigjeve tё liqenit pёrgjat Osojёs ndodhet edhe kisha “Shёn Arangjell”, qё ёshtё e futur nё shpellё…Në kufijtë e këtij fshati janë mbi 35 emrat e toponimeve, por më i veçanti është “Shkëmbi i Shënuar” ( Zarezena Stena) për të cilin ka shumë gojëdhëna. Fshati ka gjithsej 125 Ha tokë, prej të cilëve 12 Ha vreshta në prodhim.



Ndryshe nga fshatrat e tjerё, Zaroshka ka pranё njё plazh tё vertёtё me rёrё dhe gurё tё imёt. Hapёsira e tij ёshtё e gjerё ku mund tё ecёsh gjatё nё ujё pёr tё arritur thellёsinё. Prandaj nё ketё fshat janё ndёrtuar dhe lokalet mё tё bukura turistike e çlodhёse si “Bar-Restorant” i ILO TODORIT, “ Hotel – Restorant” i SANDI SEKULLES;“Bar – Restorant” i SPIRO KORUNIT etj. ku shijon bukur tavёn e krapit dhe verёn e kuqe, pse jo dhe raki tё zier kazani…


Në festën e Shën Pjetrit në Zaroshkë 12 korrik 2000

44 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page