top of page

"Xixa" qershori


"Xixa" qershori

(cikël me poezi)


Nga Përparim Hysi


1. Hodha sytë...

Hodha sytë dhe pashë një margaritar Margaritar nga ata që gjenden në PARAJSË! Thashë se mos po shihja një përrallë Por,sa e preka me dorë, bëmë massë! Sytë m'u ngopën plot me kënaqësi Kënaqësi që kam ndjerë kur dashurova sefte Ja, e tillë qe,moj bukuri, Se dhe tash që po shkruaj,ende nuk jam në vete. Ka dalë mendja nga burgjia Dhe si dele e trullosur ka marrë arratinë U çmenda nga bukuria Dashuria më tepër mundon pleqërinë.


2.Një vajzë e re

Një vajzë e re,e veshur sipas stinës Me dekolte të hapur e dy rripëza mbi kurriz Ma luajti mendjen prej kaptinës Mbeta me sytëhapur,por"qërruar" prej magjisë".

E pashë që u skuq,sikur kishte bërë faj Kur sytë u kryqëzuan fare satësisht Më tutje ofshama nga unë dhe,pastaj... Një ngashërim,pleqërisht.


3.Njeriu është pak ziliqar

Njeriu,nga natyra,është pak ziliqar Dhe kot nuk kam arritur në këtë përfundim. JA:sa shoh çifte që puthen të shpenguar Brenda vetes sikur ndjej trishtim. Sa i shoh që puthen padjallëzisht Tak dhe diçka ndiej përbrenda Më kujtohet koha ime e djalërisë Dhe në shpirt më rritet brenga,


E dini pse ndodh kështu me mua? Se jam drejt perëndimit Nuk e kthej dot atë kohë që dua Dhe pushtohem prej trishtimit.


4. Ajo pamje


Ajo pamje e freskët në fytyrën tuaj Më deh fare pa pirë! Ta dish,moj mike,sa po vuaj Jetoj si në delir !

Marrëzia e dashurisë ngjall tek unë poetin Dhe këto vargje të kushtohen ty Sytë i kam nga ty dhe s'e mbaj dot"mllefin" Sa gati të më bjerë vilani. Dashuria në pleqëri është si fruthi Fruthi dihet që pleqtë i mundon më shumë Pleqtë bëhen si axhami kur vjen fundi Dhe nuk bëj përjashtim unë.


5. Të kërkosh rrezikun.. "Të kërkosh rrezikun,qenka njësoj Sikur të mëkatosh kundër PERËNDISË!" * Këtë thënie shpesh e kujtoj Tani, në moshë të pleqërisë. SE,tek gjykoj veprimet e mia, Sa herë kokën e kam vënë në rrezik Në rrezik,sa herë nga dashuria, Në rrezik edhe kur kam mbrojtur një mik.


Mirëpo ZOTI duhet të bëj të mira Dhe ndëshkohet kushdo që bën si ZOTI! Ndaj,tërë jetës,kam hequr takllaira Ç'më ndodh? Është"ndëshkim nga ZOTI"! * vargjet në thonjëza të nobelistit ANATOL FRANS.


Tiranë,25 qershor 2022

11 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page