top of page

Xhilda Biçoku - Kurtaj gëzon respekt, në komunitetin shqiptar dhe atë zviceran


Xhilda Biçoku - Kurtaj

Xhilda Biçoku - Kurtaj, e lindur në Elbasan, në një familje e rrethuar me shumë arsimtarë, midis tyre dhe prindërit, ka mbaruar studimet 4-vjeçare për Matematikë dhe Fizikë në Institutin Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Në vitin 1994, znj.Biçoku u zhvendos për të jetuar në Zvicër, ku pas disa vitesh pune dhe përkushtimi arriti të ishte pjesë e stafit të Socialpedagogeve në fshatin Kinderdorf Pestalozi në Trogen, në Kantonin Appenzell. Përveç kësaj znj.Biçoku, ndjeu si detyrim moral dhe kombëtar përfshirjen në organizimin e mësimit të gjuhës shqipe në Kantonin e St.Gallen dhe në vitin 2005 ka bërë të mundur hapjen e një shkolle shqipe në qytetin e Ebikonit. Për të reflektuar procesin e saj integrues në Zvicër, Xhilda mori hapin që vite më vonë të ndiqte një studim Pasuniversitar në Universitetin e Lucernit, të cilin e mbylli me sukses, Master në fushën e Komunikimit Ndërkulturor. Që nga viti 2007 punon për qytetin e Sursee-së. Fillimisht ka punuar si punonjëse sociale për të rinjtë dhe prej 5 vitesh, është specialiste për çështjet e Integrimit në qytetin e Sursee-së. Duke qenë se e ka përjetuar vetë "të qenurit e huaj në një vend", këtë punë e bën me shumë dëshirë duke sjellë eksperiencën e saj dhe njeh vështirësitë dhe nevojat që kanë të huajt, sidomos të sapoardhurit në Zvicër. Znj.Biçoku, për vite me rradhë ka qenë anëtare e Shoqatës Shqiptaro-Zvicerane "Shoqëria-Freundschaft" që vepron në Sursee. Prej disa vitesh është edhe nënkryetare e kësaj shoqate. Si gruaja e parë që ka marrë pjesë në këtë shoqatë, prania e saj ka ndikuar shumë pozitivisht për zhvillimin e temave dhe aktiviteteve për gratë dhe të rinjtë. Duke mos e harruar mësimin shqip asnjëherë, ajo bëri të mundur organizimin e mësimit shqip edhe në Sursee, e gjithashtu duke qenë punonjëse në këtë qytet arriti të siguroj financimin e mësimit shqip nga qyteti për Sursee. Znj.Biçoku posedon një certifikatë pasuniversitare për “Këshillim dhe Trajnim” të fituar në shkollën e Larte të Luzernit, e cila i ka dhënë instrumente dhe metoda që e kanë ndihmuar shumë në punën e saj. Për punën me profesionalizëm dhe kontributin e saj në asistencën ndaj çështjeve të integrimit të të rinjve, arsimimin për fëmijët e diasporës, znj.Biçoku, si një personalitet gëzon dhe një reputacion pozitiv, në komunitetin shqiptar dhe atë zviceran.

92 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page