top of page

Xhevati


Ndërron jetë, Xhevat Koburja, lalë Xhevati siç i thoshim ne, furrxhiu i famshëm i Elbasanit.


Ka qenë një kohë në Elbasan që kur njerëzit pyesin: "Ku ka qenë një nga godinat e Normales së Elbasanit?" dialogu vazhdonte: "tek shkolla "Ptoleme Xhuvani". Tjetri pyeste përsëri: Po shkolla "Ptoleme Xhuvani" ku është?"

Përgjigja: "Thjesht fare: përballë "Furrës së Xhevatit""

Nderim për këtë përsonalitet të nderuar komunitar që i jepte nùr modestia.

Në historinë gjysmëshekullore të qytetit të Elbasanit, Xhevati plot dashuri, përkushtim dhe profesionalizëm ishte pjesë e një zinxhiri dhe network-u të ruajtjes së gatimit tradicional, të shijshëm dhe përfaqsues për qytetin 1 mijëvjeçar. Ishte një network spontan, por i kosoliduar në vite, që fillonte me amvisat, gjyshet dhe nënat Elbasanase, kalonte nëpër "serverin" perfect të "Furrës së Xhevatit" për tu kthyer në tavolinat tona të festave tradicionale.

Dhe kur amvisat i uronim "të lumshin duart o móme", ata nuk linin rast pa falenderuar të nderuarin Xhevat që nuk i zgjënjeu në një gjysëm shekulli.



18 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page