top of page

Xhavit Gasa: RRUGËT

27 minutes ago
1 min read

IM VJESHTE

 

Iku vera, është e vrënjtur krejt koha,

drurët kanë veshur kostumin e vjeshtës,

për dimrin që u troket te porta,

degët ngrenë strehë sytheve të fjetur!

 

Njerëzit rreth qafës shallin mbështjellin,

fryma bëhet mjegull nga ulja e temperaturës;

nëpër shtëpi shkundin pluhurat e kondicionerëve,

të pastrehët shtrojnë jatakët nën këmbët e urës!

 

Dhe dielli rrallë e më rrallë tani duket,

rrezet e tij nuk përvëlojnë as verbojnë;

pas reve që lëvizin në qiellin e kaltër struket,

retë s'dinë rrugë, nën mëshirën e erës fluturojnë!

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page