top of page

Xhavit Gasa: HYRA NË LËKURË TË LISIT


ree

 

Një ditë hyra në lëkurë të lisit thatim,

nisa rrugëtimin damarëve të tij pa u stis,

nga rrënjët deri tek gjethet me blerim,

rruga më shpinte tek hapat e fëmijërisë!

 

M’u kujtuan pyjet e lartë te “Pylli i Gasës”

lëndinat plotë larushi që ne i quanim “Drita”

ara e Xhaferr Vanit, livadhi Zeqirit ndanë rrasës,

të gjithë këto emra që i fshiu kooperativa!

 

Kudo u ngul kazma e vërshoi qilizma

u qethën kodrinat, pyjet e livadhet,

urdhri nga Lart u sul edhe mbi lisa,

e lisat u kërrusën si të plagosurit nga hallet.

 

Koha e solli të mbush syrin me metro, trena

në Londër të gjej lis, shelg, pishë, dhe shkozë,

dal nga ëndrra shoh lëkurën e lisit plotë me lena,

rrugëtimit tim nëpër damarë nga rrënja në kurorë!

 

@Xhavit Gasa

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page