Vullnet Mato: ÇELËSI I THESARIT
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Oct 22
- 1 min read

Kur femra të do me gjithë shpirt,
jeta të bëhet, gjelbërim më fletë,
pranvera bëhet, katër stinë në vit,
dimri të bëhet, korrik në dyshek.
Kur femra të ka shpalosur zemrën,
gjaku në damarë, të vrapon si era,
truri t’i drejton, mendimet shtrembër,
goja të kullon mjaltë luleshqerrash.
Kur femra me shpirt, të do vërtetë,
nuk ka shkëmb, që të del përpara,
nuk ka largësi, në tokë, qiell e det,
nuk ka në botë, shtigje të pa çara.
Kur femra të shpalos, gjithë dashurinë,
brenda mureve ke, të gjitha kushtet,
të tëra llojet e gatimeve, në kuzhinë,
fëmijët të mbijnë, rreth e qark si lulet.
Kur femra të ka dhuruar, trupin përjetë,
fal çelësin, thesarin ta hapësh me puthje,
në shtëpi ajo të ka kurorëzuar mbret
dhe zoti të ka plotësuar të gjitha lutjet...









Comments