Vullnet Mato: TAKIM I PAPRITUR
- 2 hours ago
- 1 min read

(Nga cikli rinor)
Takova padashur atë,
që kam dashur dikur,
në moshën e bardhë,
kur të dehin lulet.
Tani ajo është grua
kurse unë jam burrë,
fëmijët na kanë rrëmbyer
të gjitha puthjet.
Ndonëse pas vitesh kaluar,
mbetëm thjesht dy emra,
ajo puliti me mall
dy sytë e shkruar,
Por mua sërish
m’u drodh zemra.
Në kujtesën e largët,
zuri të më kthjellohet,
si një hënë e zbehtë,
në qiell të mjegulluar.
Thonë se dashuria e parë
mund të rizgjohet,
dhe ika me kujdes,
si nga një zonë e minuar...








Comments