top of page

Vullnet Mato: SHEMBJA E LOKALIT TË QEJFIT

  • Jun 9
  • 1 min read

SHEMBJA E LOKALIT TË QEJFIT

 

Një nga miqtë e mëparshëm,

më tha se kishte marrë vesh, 

do të shembej, për shumëkatësh,

Lokali bodrumit, ku bënim qejf...

 

M’u kujtua bodrumi farmacisë,     

në mes të rrugës ‘’Qemal Stafa’’

ku vallzonim djemt’e shoqërisë,

me vajzat, që kishim dama.

 

Unë isha fizarmonicist i dytë,

me të madhin Agim Krajka,

tingujt e bodrumit, si në qyp,

jashtë nuk i dëgjonte nata.

 

Aty ndjeheshim të sigurt,

nga ndjekja e ‘’ndikimit të huaj’’,

madje kërcenim halahup,

Elvis Preslin, duke imituar. 

 

Ato thërime lirie në mesnatë,

me duar vajzash shtrënguar,

bënin të ishim në qiellin e shtatë

me gëzimet e botës së ndaluar...  

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page