top of page

Vullnet Mato: RRËFIMI I NJË AVENTURIERI



 

 

 

RRËFIMI I NJË AVENTURIERI

 

Kam pasur shumë dashuri

të përkohshme,

me vajzat, që u ngjitesha

njësoj si ethja.

Filloja si të ishte një lojë

kukafshehtas moshe,

por më braktisën papritur,

si njëra dhe tjetra.

 

 

Me këtë lloj virusi shtriva,

disa dhjetëra përtokë,

por kur shëroheshin,

iknin sikur kisha zgjeben.

Ato më thithnin gëzimin

dhe më linin trokë,

aq sa mbetesha vet

 

i infektuar me ethen.

 

Kur vendosa të dashuroj

njërën seriozisht,

ajo zbuloi virusin

që kisha ngjitur në të tjera.

Pyeti për sëmundjen time

të pseudo-dashurisë

dhe iku si prej murtajës,

kur përhapet nga era.

 

Tani kam mbetur njësoj

si një i sëmurë kronik,

në gjendje të rënduar,

nga lëngata zgjatur në vite.

Izoluar në karantinën

e kësaj sëmundje me rrezik,

sa nuk më afrohen,

as vejanet e mbetura qyqe...

7 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page