top of page

Vullnet Mato: NISEN DJEMTË NË EMIGRIM...

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Vullnet Mato: NISEN DJEMTË NË EMIGRIM...

 

 

 

Djem të rinj me hapat zvarrë,

kokëvarur dhe zemër vrarë,

buzën plasur, ballin rrudhur,

nisen për emigrim, lisa të shkulur.

 

Për udhët e botës, nisen varganë,

të pinë stuhi, të hanë tufanë,

për në botën, pa skaj e pa anë.

në çanta reckën e shpresës kanë.

 

Ikin pikë e vrer e plot maraz,

të ndjekur nga fati, si me këbaç.

Ikin, sikur fati i gjuan me shkelm

në trupin plagë e shpirtin helm.

 

Të gjithë shqiptarë, vendali,

janë bujq, argatë dhe barinj,

vendas, që vendi nuk i mban,

se s’ka punë për ta në vatan...

 

Lënë tokën, lënë shtëpinë,

për ku shkojnë, as vet s’e dinë.

Nënat u zvarriten nga prapa,

I përcjellin me lot, nënat e ngrata.

 

Me sy të picërruar, pleqtë e mjerë,

i vështrojnë për të fundit herë...

S’dihet kur do kthehen përsëri,

Ikin djem e kthehen në pleqëri!...

 

Njëri tha: Gjeta punë kamerier,

me pagesë, për tre muaj verë,

për nëntë muaj, kush më mban,

mese ta ushqej nënën e babanë?...

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page