Vullnet Mato: FUSTANI ME PALA

Perri tjetër, si ajo, s’kam parë,
as nuk besoj të shikoj më kurrë.
Për atë vajzë, çmendej çdo djalë,
mahnitej keqas edhe çdo burrë...
Kur e dehja me tinguj fizarmonike,
ajo këndonte ëmbël, se kanarina.
Gishtat e mi, i jepnin në sy rreze drite,
zëri saj, ma bënte zemrën me brima.
Kur tundte fustanin e hollë, me pala,
në gjoks i kërcenin, dy kokrra dardhë,
kur trupin e hajthëm, dridhte si ngjala,
zbulonte dy kërcinj topolak, të bardhë.
E shoqërova në rrugë pylli, të ngushtë,
kur ktheheshim, nga veprimtari kulture.
Reja e zezë, e bëri befas pyllin si muzg,
ajo u tremb, më hodhi krahët mbi supe.
Aroma vajzërore atë çast, më tërboi,
m’u rrëqeth me dridhma, gjithë trupi,
lëngjet m’u thanë, brenda në gojë
dhe s’kuptova, e putha, apo më puthi...
Ajo ndjeu dobësi dhe fillova ta shtri,
ku bari jeshilonte, hijeve nën drurë.
Të shijoja nektarin, te një e tillë perri,
rast tjetër, nuk do më vinte më kurrë.
Fryma femërore, më ndezi pishtarin
dhe më nxehu gjakun, në çdo qelizë.
Sikur dhe në grykë, po ta kisha litarin,
do ta ndizja zjarrin e saj, të vajzërisë.
Sapo tulet e kofshëve, kisha zbuluar,
oh, vezullimi i tyre, më verboi sytë!
Fillova t’ia puth, gati si i tërbuar,
të shuaja urinë e madhe të djalërisë.
I ngjeshur, mbi palat e fustanit veror,
po shkoja, ku kish shkuar, vetëm zoti.
Por vura re, i frikej aktit zhvirgjëror,
se i rrëshqitën faqeve, disa pika loti...
Ndonëse qe mëkat i përbashkët dëshire,
s’mund ta bëja timen, kur qante lotuar.
Duhej të isha, me shpirt prej egërsire,
epshin me rrëke lotësh, për ta shijuar...
M’u dhimbs se qe, si e kish bërë nëna
dhe u stepa me keqardhje dridhmëtare.
Ndoshta, fizarmonika ime dhe kënga,
bënë të jepej pa rezistuar, ajo këngëtare.
Kuptova, drenusha aty kish rënë në lak
dhe pas dy-tri thikave në zemër, e fala!...
U çova të niseshim për udhë, pas pak,
pasi i ula mbi gjunjë, fustanin me pala.
Ecëm heshtur, si dehur me verë mushti,
daullet në gjoks, më gjëmonin pa reshtur.
Vura re, se edhe gjinjtë e saj, sa grushti,
brofnin si dy zogj, brenda gjoksit fshehur.
Në ato çaste, gjendja shpirtërore e secilit,
mund të kuptohet qartë, duke imagjinuar:
Drenusha me tigrin, pas rendjes mes pyllit,
ç’ndjejnë, kur ajo kthetrave u ka shpëtuar...
Viteve më pas, përkrah burrit me mblesëri,
kur më sheh, vë buzën në gaz me nënkuptim.
Nuk e kuptoj dot, shprehjen e saj në largësi,
vallë, e ka mirënjohje, tallje, apo pendim?...








Comments