top of page

Emi Krosi: Kujtesa, si “udhëtim poetik”, në poezinë e Arif Molliqit.

2 hours ago
5 min read

 

Libri me poezi, përmbledhje nëse mund ta emëroj kështu, del në pah e gjithë krijimtaria e tij që nga viti 1975- 2025. “Ata udhëtonin pa e ditur fundin" e poetit kosovar Arif Molliqi, është një kujtesë poetike me të gjitha librat.

1. "Burri që hante djathë zvicerian".

2. "sarkofagu u zogjve".

3. "Im atë të shtunave më mbinte këpucë llastiku".

4. "Si kripën të kam dashtë".

5. "E dashura ime Eva".

6. "Një hije bënte rrugë".

7. "Portret i pamvaruar".

8. "Pelegrinazh i ftohtë në qytetin D".

9. "Premiera e një pranvere".

10. "Pshetërima e zareve".

11. "Në udhëkryq pa zhurmë".

 

Ky libër me poezi të zgjedhura ndahet në:

1.             KUJTESA E NJERIUT NË KËRKIM TË VETËVETES

 

Libri “Ata udhëtonin pa e ditur fundin”, gërsheton udhëtimin poetik por dhe njerëzor. Një udhëtim poetik, në formën e testamentit poetik në formë shkrimi autobiografik, në vende të njohura dhe të panjohura, ku ndërthuren:

-        kujtesa personale të kthimit në fëmijëri,

-       kujtesa kolektive e historisë,

-       ndërthurja e ikjeardhjeve,

-       ndërthurja e të njohurës vs panjohurës,

-       ndërthurja e ironisë vs tragjikes njerëzore përmes sarkazmës

-       ndërthurja e ekzistencës së njeriut vs përballë lirisë,

-       kujtesa e mallit/dhimbjes/ dhe varfërisë,

-       kujtesa e mosarresës të së shkuarës dhe të ardhmes,

-       kujtesa e vendlindjes së tokës së atit dhe dashuria e nënës,

-       kujtesa e enigmës së jetës për të njohur veten.

 

2.          PËRVOJA SHKRIMORE VS  PËRVOJA E EMIGRIMIT

 

Libri sendërton aktin shkrimor-poetiko, të kujtesës personale, ku ngjizet dhe përvoja poetike por dhe ajo e emigrimit. Libri mund të ndërtohet në këto motive

1.     Motivi  i parë, (motivi i jetës individuale të mosharresës) në vargjet: ç'po troket te

porta/një zë i njohur/Ai mat andej rruge/unë këndej/të dyve na del mangët trualli (2025: 226) [Hani i Elezit, janar 2000], në poezinë: “Motiv i vonuar”.

2.     Motivi i dytë, (fati kolektiv i popullit të tij), peripecitë e një populli përballë

fyerjeve /vuajteje /emigrimit /diskriminimit /varfërisë, në vargjet e poezisë “Dita e dhjetë”: është fillim shtatori/në relievin e rërës/njerëzit po ua prishin qetësinë peshqeve/duke u përpjekur të mësojnë gjuhën e tyre/në syrin e qeltë të peshkut/ asnjëherë nuk do të dimë/cila është ëndërra më e bukur e tyre/çdo ëndërr/është vetëm njëherë e njëjtë (2025: 95) nga libri: "Im atë, të shtunave më blinte këpucë llastiku".

3.     Motivi i tretë (liria dhe ekzistenca e njeriut vs përballë pushteteve dhe vetes): kur u gjend

përballë pasqyrës/ pa fytyrën e vet/ pa formë pa trajtë/ nuk e njohu/ i shkoj mendja ta vrasë veten/megjithatë/kishte frikë/ kishte inat/ nëse shërohen të tjerët (2025: 51) nga libri : "Sarkofagu i zogjve". Përballja me të vërtetën e fatit të invidit dhe atë kolektiv, dhe përmes kujtesës për shtëpinë fëminore në vendlindjen e tij Llukën e Epërme, për fisin, etninë, familjen, flamurin dhe kombin, autori-njeri kërkon të “rigjejë” veten:

a)    përmes emigracionit dhe përpjekjes për integrim në botën perëndimore në poezinë:

 “Simfoni për darkën e qenve” etj.,

b)    në kërkim të Unit Individualist vs Unit Universal,

c)     në udhëtimin drejt të panjohurës, duke njohur qytetet europiane, me poezitë : “Përtej

urës së Elbës”, “Pa titull” etj.,

d)    në dimensionin intim dhe familjar, në poezitë: “Pijaneci”, “Burri që hante djathë

 svicerian etj.,

e)     përmes luftës dhe pasojave të saj, në poezitë : “Porosia e kohës”, “Lum ai që vdes

 shqip” etj.,

f)      nëpërmjet lirisë dhe mërgimit, tek poezia: “Liria në foljen dëshirore” etj.,

g)    tek ironia e absurdit dhe moralit të jetës moderne etj.

                   

4.          SIMBOLI SI UNIVERS POETIK

 

Në simfoninë metaforiale të shumtë, nuk mungonjë as kafshët, dhe zvarranikët që përçojnë universin e madh jo vetëm të estetikës poetike, po dhe të mbartjes së kohës si “hamall” në trastën e kujtime, ku brenda “kafazit” të aeroplanit përpiqet të shquajë shtëpinë e tij, që zvogëlohet sa një pikë e vogël e më pas mbete një mjegullnajë përmes kujtimeve, përmes metaforës së fjalëve kyçe: zogj/vdekja/varri/ gjarpri/gruaja/sorrat/korbat/liria/qershia etj., ku dallohet:

a)     simbolika e zogjve, (fjala zogj: del 15 [pesëmbëshjetë herë]), pafajësia e vrarë e një

populli që dëshiron vetëm paqe dhe liri, si fjalë: [del 11 (njëmbëdhjetë) herë]. Kjo simbolikë del tek libri “Sarkofagu i zogjve” përmes vargjeve: nën çatinë e shtëpisë/m’i kanë vrarë zogjtë/…/t’i vë perdet e holla në dritare/mos të shoh ritualin e vrasjeve (2025: 41), në poezinë: “Kush m’i vrau zogjtë”. Poeti na kumton shenjtërimin dhe virgjërinë e natyrës përmes zooflorës/faunës dhe ornitologjisë, si imazhe dhe simbole të dhembshurisë njerëzore, duke hequr një paralele me librin: “Pagëzimi i zogjve”, të Niko Kacalidhës. Zogjtë janë gjithashtu një burim frymëzimi për poetët në mënyrë që të kuptojnë dhe lidhjen me natyrën në aspekte të ndryshme si ndjenjat, shenjat, besimet dhe si mesazhe, më shpesh përdoren si lajmëtarë për të komunikuar në vende të largëta. Zogjtë kanë frymëzuar gjithmonë poetët në cilësitë e tyre: si saktësia dhe fshehtësia.

b)    simbolika e qenit, (bensikëria/ kujtesa për shtëpinë dhe kthimin),

c)     simbolika e merimangave/gjarpërinjtë/minjtë, (zhbërja e moralit të njeriut në shoqëritë

me konsum të madh materialist),

d)    simbolika e motit (koha natyrale): bora/shiu/acari/mjegulla etj.

Interpretimi i letërsisë nëpërmjet simboleve apo gjuhës simbolike, përmes konteksteve sociale dhe kulturore, sidomos në poezi, kur ajo ka fuqinë dhe aftësinë për të marrë momente nga koha jonë, poezia si nocion letrar, të kuptimëson jetën, si një qëndrim reflektimi ndaj saj, për përmasën dhe kuptimin filozofik të jetës së autorit, përmes shenjëzimit individual.

 

-       KOPETENCA DISKURSIVE E KOMUNIKIMIT POETIK

 

Topika  pragmatike e gjuhës së përditshme, është prirja drejt dhunimit të gjuhës së përditshme dhe  tradicionale duke përzier kodet gjuhësore, si një prishje  të distancës mes gjuhës “formale” e “informale”, përmes kompetencës komunikuese, që kthehet në ars combinatoria ku koha psikikës së njeriut, vendoset në të ashtëquajturën  pavetëdije kolektive  e cila në raport me individin mund të konsiderohet si kohë e përjetshme, por lexuesit  nën efektet e katarsisit,  çliron makthin e të keqes së pafundme, përmes:

-       fjalëformimeve:

mosbindjet/fatkeqësotë/guguftu/qindvjeçare/papjekura/kryeqytetit/parashikime/njëzet/pazbuluar/pashmangshme/përreth/pastrehët/përdhunonin/përplasej/paemër/përgjysëm/përhapej/skapërdihej/përballë/mbishkrimin/shumëngjyrëshe/verilindje/pafund/vetëveten/bashkëvuajtëse/përmbrenda/ndërpreu/atypari/përtypur/përpjeta/buzëvarur/paanë/panjohur/gjashtëdhjetë/ditëlindje/dyqind/këmishëkopsitur/pazbërthyeshme/çudibërëse/pajeta/përgjakur/përplot/bregdeti/pulëbardhat/pasherr/rtobaqepësit/gjysmëfinale/dhëmbëprishur/fundshekulli/qoftëlargu/jashtëtokësorët/nënhije/udhëkryq/kokëmatësi/paraardhësit/kurrënjëherë/paragjykime/pambarimta/treqindegjashtëdhjetë/pavdekësie/trembëdhjetë/paçelura/pazbërthyera/shpëlaj/përpi/përballë/përtokë/qëmoti/papjekura/lulëkuqe/përmendësh/shkapërdredhura/shprishur/thashetheme/përvetor/pasluftës/pavarrosur/mosharrimi/shtatëmbëdhjetë/bojëkafe/nënshtrimit/mbishkrim/kokëfortët/bashkëudhëtarët/hijeplot/hijerëndë/mesmaye/duartrokitje/pasistemuara/njëqind/hirplotë/yllshuarve/vetëflijim/luleborës/shpendkeqtë/përjargur/nëntëqind/nëntëdhjetë/buzëlyera/pathyera/palakuara/joparalele/ndërkombëtare/vendtakim/gjellëbërësit/pështymsë/shtatgjatat/fatkobi/metamorfoza/çartaqejfas/çartaujk/mijëvjeçare/rrokaqiejve;

-       vargjeve metaforike:

"Nga një mërzi e varur qepallash"/"duke i shtrënguar fjalët me dhëmbë"/"kur liria është dëshirore"/"pashë vetëm figura që lëvizni në hapsirë"/"t'ia heqësh mishin e egër mes brinjëve"/

"pashë mizat dhe mushkonjat sesi kishin pikturuar"/"sarkofagu u zogjve"/"gjithë kahën ra borë e egër"/"shikonim kryqëzimet e insekteve"/"me portretin buzëvarur në dritare kollitem/" fllad me aromë gruaje"/"që ia kishte shurdhuar heshtjen territ "/"kukullat që marrin frymë"/"në syrin e qeltë të peshkut"/"dielli me frymë nuk ftohej"/"duke shkundur kokrrat e kripës"/"edhe gratë e veshura me diell"/"i zbehtë si orgji fantazmash"/"dielli prej llamarinë nuk kishte dritare"/

“gjurmët e udhëve janë thinjur"/"një buzëqeshje floriri ma përshkon shtatin"/"kur terrin e kemi lënë rrugëve"/"ta shpëlajë një njollë të zezë në trup"/"nuk ka rrap ku të var mallin që digjet"/"hullitë ku gumëxhijnë zogjtë"/"portreteve me shumë ngjyra"/"...korbat që na presin nëpër kufij"/"ditët kur puthej me gjarpërinjtë e ftohtë"/"ëndërrën e kam bosh dhe pa ngjyrë"/"thëngjijtë e shuar nga djersa"/"zharri i verbër përbrenda shpirtit"/"masturbonte me hirin e trupit të djegur"/"bashkë me organet e veta të varura në çengel"/"përballë gjijve të shtrydhur peizazh i pafajshëm"/"kemi përtypur tehet e kohës"/"gurit ia grimcuam reliket"/"ka ulërimë qeshjeje nga gjoks i shpalosur"/"i ngarkuar me kafshime të mykura"/"me gjuhën që e plas gurin"/"hemoragji akuarele"/"në pyllin ku i bën vezët djalli"/"...dashurinë e lidhim nyje"/"pinte qumësht ashti e gjak thoni"/"çatitë e nxira pikojmë lëng bore"/"numëroj vetëtima të shpifura"/"e përtypi mendimin"/"derisa paguaj ecjet nëpër terr"/"nga pështyma e miteve bëhem qull”;

-       krahasimeve:

borë e egër/sy jeshilë /ky yrnek i errët /njerëzit e djegur /si gjemthi në zjarr /bregdeti lakuriq /peshqit me sy qershie /në detin e verdhë /dielli prej llamarine /bora e kuqe /degët e zverdhura /përrallë e verdhë /skuqur bojë e zezë /nga hijet e mendimit / zërin e përgjumur /shkrumbi i mallit.

 

Sëfundmi: autori përmes hapsirës së kohës fizike prej gati gjysëm shekulli, ka sjellë gjithë udhëtimi e tij poetik, si kujtesë librore por dhe si pasaportë biografike të jetës së tij. Një poezi ku dominon filozofia e mendimit, përmes imazhizmit dhe ekspresinonizmit duke “vizatuar” historinë e trazuar të popullit të tij në udhëtimet e përhershme golgotiane përkundër padrejtësisë historike dhe zbrazur trojet e lashta Iliro – Dardane. Një poezi dëshmi /thirrje/ besim /lutje/ shpresë /kujtesë /emigrim /humbje /luftë /paqe ku njeriu përmes dramës njerëzore “shpërthen” kundër harresës si dëshmi përvoje, duke ruajtur thelbin kombëtar të origjinës, përmes retorikës së poezisë moderne shqipe, të pasuruar dhe me përvojën e poezisë së Europës post/moderne.

 

14 shtator, 2026.


Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page