top of page

Vullnet Mato: DUKURI E ÇUDITSHME

  • Aug 4, 2025
  • 1 min read

 

Ndodh truri mashkullor të ketë vida.

Këtë e mësova vetëm kur u rrita.

Vidat, sado të t’i ketë shtrënguar,

s’është aspak vështirë për t’ia liruar.

 

Kaçavidën e kanë në dorë femrat,

ato pa përdorur magnetin, në zemra,

të godasin direkt në sy, dy-tri herë

e ta zhvidhosin trurin menjëherë.

 

Sidomos femër e bukur, po të jetë,

trurin nga koka, ta heq fare lehtë.

Sa të numërosh, nga një deri nëntë,

ajo kokën bosh, pa tru ta ka lënë.

 

Vida çeliku, kisha në moshën rinore,

një lozonjare, me pamje engjëllore,

ma zhvidhosi, aq sa më la pa gjumë,

mentë e mia ikën, notonin në lumë.

 

Vetëm kur lozonjaren mora në shtëpi,

ajo m’i ktheu mentë në kokë përsëri,

m’i shtrëngoi me kaçavidën e syrit të vet,

ta mbaja trurin, vetëm tek ajo përjetë.

 

Dy-tri herë, gati m’i zhvidhosën ca të tjera,

por sytë e gruas, shfrynë të egërsuar si era.

Pra, shpëton nga zhvidhosjet e papritura,

vetëm kush ka trurin me vida të ndryshkura...

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page