top of page

Vuajtje apo mashtrim optik


Vuajtje apo mashtrim optik


Në të njejtin shkom të dehjeve kam ulur karrikaturen time

Aty tek cepi i pijanikve epik, garuesve në maskara

Tek humbnin atë grimë koke në vuajtje Atdheu

E me gjuhë të çallatuar me’i troh ndjesi

Rritnim Skendon tonë, at protonin e antisulltanin.e sertë

E Faiku mendjehollit si fije karadyzeni i jepnim të drejtë.

Sarhosha, që rrënonim e kujtonim se ndërtonim,

Sarhosha që gënjenim ngapak, se e shumta përdhoste imixhin

Imixhin të pordhaftë qytetarie!

E promovonim veten se ishim intelekti katedre

Ajo traseja e gjerë e lumturisë, autoban si i thonë.

Tek zbrazënim depo rakie, birroje e shniclla skënderbeg

Përzenim armikun nga goja e bëhemi akcionar hoteli luksoz.

E po, elitë intelektuale! Ç’e çuan këto elitat njeriun drejtë lumturisë!

Dhe tashti, agresiv-ç’dreq e di përse

Ca me thonë nga mosha, ca nga bastardh çelizash trunore

Ia luaj gishtin kamarierit dhe ia them në zë:

Po, s’e shlirova Atdheun, këte futa në hise

Po, po këte! Resorantin. Ku je i lumtur ti!

Imi është deri tej Bistrice

Dhe si t’mos jetë pas një cisternë birroje të pirë!

Dhe ti, dhe këta hyzmezaret tjerë- dëgjo se ç’them

Si urum më shërbeni.

E mendon ndryshe këte rrahagjoksi të brinjëve plak

E thuash në vete: ani se e the por e vogel ajo ndjesi për vendin

Unë do irritohem deri në hedhje fytyre birroje.

Përse! Përse do dal vagabondi nga unë!

Sepse, po nuk pati aqë shumë gënjime

Hajde! Ma thuaj!

Përse Atdhe yni rri mazunë, përherë në rrënkime.

Tashti, si ushtarë gjerman, ma sill grigllen plotë

Dhe tek kujtoj atdhedashësit-ata të sojit, të më ikë ndonjë lot.

62 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page