
Vranët
Fatmir Terziu
Nëse është Maria
nuk bëhet aritmetikë për 72 virgjëreshat
adhurohet pjelloria
siç duhet të jetë
mbajini gjërat mbi Zotin dhe …
vetëm prisni se do të shihni
ju tashmë po filloni larg Botës,
të pastroni sytë
nga bloza e kohës…
Unë nuk mund ta shoh fytyrën tuaj
megjithëse mund ta ndiej praninë
një besim i rremë
sytë lëvrijnë të zbusin natën
të përkulur në mbeturina
pa ndonjë gen…
Kommentare