VLERËSIME PËR DY IDEOLOGJITË: NACIONALIZMI BORGJEZ DHE KOMUNIZMI


Thanas L. Gjika

Thanas L. Gjika

VLERËSIME PËR DY IDEOLOGJITË:

NACIONALIZMI BORGJEZ DHE KOMUNIZMI


Nacionalizmin si ideologji e krijoi borgjezia me synimin që të krijonte tregun kombëtar dhe shtetin kombëtar. Mirëpo pas ardhjes në pushtet disa qarqe të borgjezisë së disa shteteve europiane u pushtuan nga ndjenja shoviniste dhe shkaktuat gjakderdhje të mëdha përmes luftrave pushtuese. Kurse komunizmin si ideologji fillestare e krijuan K. Marksi dhe F. Engelsi me synimin që të krijonin një shoqëri pa shtypje dhe pa shfrytëzim të njeriut nga njeriu. Këtë ideologji e zhvilluan gjatë vënies në zbatim udhëheqësit e partive komuniste, sidomos V. I. Lenini, J. V. Stalini, Mao Ce Duni, të cilët e shfrytëzuan atë për marrjen dhe mbajtjen e pushtetit me çdo kusht, duke krijuar kështu male me kufoma.

Për këto dy ideologji ka dy vlerësime të ndryshme. Nga njëra anë ekziston vlerësimi i shkrimtarit tëtalentuar hebre, novelistit dhe biografit me famë botërore Stefan Cvajg (Stefan Zweig 1881 - 1942), nga ana tjetër kemi vlerësimin e Parlamentit Europian dhe të Departamentit të Shketit Amerikan. Ia vlen t'i përqasim për t' u orientuar si duhet në jetën dhe shkrimet tona.

Stefan Cvajgu, u lind, u rrit dhe u edukua në Vienë, në kryeqytetin e Perandorisë Austro-Hungareze. Deri në moshën 38 vjeçare ai pa dhe përjetoi nga afër se kombet e ndryshme bashkë me borgjezinë e vet jetonin në këtë perandori në balancë nacionale larg shprehjes së synimeve shoviniste. Lufta e Parë Botërore shkatërroi Perandorinë Austro-Hungareze dhe Lufta e Dytë Botërore shkaktoi gjakderdhje më të mvdha se lufta e parë. Këto ngjarje ku u shpreh ana shoviniste e nacionalizmit borgjez, Cvajgu i pa dhe i përjetoi si periudhat më vrastare të historisë njerëzore. Për këto arësye, në librin e tij me kujtime, ai shkroi:

“... kam parë të rriten e të përhapen mu para syve të mi ideologjitë e mëdha masive, fashizmin në Itali, nacionalsocializmin në Gjermani, bolshevizmin në Rusi dhe mbi të gjitha, atë kolerën e kolerave, nacionalizmin, që ka helmuar lulen e kulturës sonë europiane.” (Citati është marrë nga libri i Stefan Cvajgut “Bota e djeshmeKujtime të një europiani”, Përktheu nga origjinali Aristidh Ristani, ShB “ELENA GJIKA”, Tiranë 2009, f. 8)

Ky përcaktim i ideologjisë nacionaliste si kolera e koleravemë duket i tepruar, për faktin se ky shkrimtar e përjetoi të plotë shkatërrimin që sollën dy luftrat botërore të nxitura prej nacionalshovinizmit borgjez të shteteve europiane, por ai duke e mbyllur jetën në shkurt të vitit 1942, nuk pa dhe nuk përjetoi shkatërrimet që solli instalimi i ideologjisë komuniste në Europë dhe Azi, ku kultura e këtyre vendeve kaloi shumë vite prapa dhe kur numëri i viktimave që shkaktuan regjimet komuniste arriti mbi 100 milion njerëz.

Parlamenti Europian më 2008, duke njohur dëmet e mëdha në njerëz, kulturë dhe politikën botërore, që sollën nazizmi dhe komunizmi e shpalli datën 23 gusht “Dita Evropiane e Kujtimit të Viktimave të Stalinizmit, Komunizmit dhe Nazizmit”. Pra ky parlament i konsideroi të dënueshme njësoj si dëmet e nazizmit (kupto nacionalizmit borgjez gjerman – Th. Gj.) dhe ato të komunizmit.

Anë e mbanë Evropës, 23 gushti kujtohet si një ditë simbolike kundër ekstremizmit, shtypjeve dhe mungesës sëtolerancës” – thekson gazetari dhe analisti shqiptaro-amerikan Frank Shkreli dhe vijon: “me qëllim që në atë ditë të kujtohen viktimat e të gjitha regjimeve totalitare dhe autoritare”, dhe thekson se këtë ditë “e nderojnë dhe e kujtojnë edhe disa vende që nuk kanë përjetuar as komunizmin as nazizmin, siç janë Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja...”

Më 21 maj, 2014, Departamenti i Shtetit Amerikan miratoi rezolutën në mbështetje të ditës kushtuar viktimave të regjimeve komuniste dhe naziste.

Për të kujtuar dhe për të mos harruar kurrë, sqaron zoti Shkreli, terrorin e ushtruar ndaj miliona qytetarëve të Evropës Lindore dhe Qendrore, për më shumë se 40-vjet, nëpërmjet shtypjeve ushtarake, ekonomike dhe politike, duke përdorur ekzekutimet arbitrare, arrestimet në masë, deportimet, shtypjen e fjalës së lirë, konfiskimin e pronës private, si dhe shkatërrimin e identitetit kulturor dhe moral të kombeve…” (Cituar nga artikulli “Tregoni dinjitet përballë totalitarizmit” i gazetarit e analistit Frank G. Shkreli, botuar në disa gazeta në kuadrin e 23 gushtit të këtij viti)

Pra Parlamenti Europian dhe Departamenti i Shtetit Amerikani dënojnë njësoj si dëmet e shkaktuara nga nazizmi (nacionalizmi borgjez gjerman) dhe ato të shkaktuara nga komunizmi, pra mund t'i quajmë të dya kolera e kolerave. Me këtë akt ato kërkojnë që të ruhet kujtimi i miliona viktimave të komunizmit dhe nazizmit.

Për të arritur në një mendim më përfundimtar lidhur me faktin se cila nga këto dy ideologji ka qenë dhe është më e keqe, po sjell këtu vlerësimin e filozofit dhe studiuesit të shquar anglez me origjinë austriake Prof. Karl Popper ( 1902 – 2004). Ky filozof ka dhënë këtë përkufizim vlerësues për borgjezinë: “Borgjezia është klasa më përparimtare e shoqërisë njerëzore, e cila i dha njerëzimit kushtetutën, pluralizmin dhe krijoi ekonominë e tregut të lirë”.

Duke e riparë nacionalizmin borgjez si një ideologji që në disa vende solli gabime e krime të rënda si ekspansionin kolonial, nazizmin dhe fashizmin për shkak të shovinizmit, nuk duhet të harrojmë se shovinizmi si variant i nacionalizmit borgjez nuk ishte dukuri që u shfaq në të gjithë vendet ku erdhi në fuqi borgjezia nacionale. Ka pasur dhe ka shtete si SHBA-të, Kanadaja, Irlanda, Zvicra, Hungaria, Shqipëria, Republikat Baltike, Danimarka, etj që kanë krijuar dhe zbatuar ideologjinë e tyre të nacionalizmit borgjez pa shfaqje shoviniste. Pra nacionalizmi borgjez nuk e ka shovinizmin pjesë përbërëse, pa të cilën nuk mund të ekzistojë. Kurse ideologjia komuniste si ideologji e një grupi njerëzish pushtetdashës, është zbatuar gjithkund dhe gjithmonë si një ideologji vrastare, pa asnjë përjashtim. Pra ideologjia komuniste e ka në vetvete si pjesë përbërëse të keqen: terrorin ndaj masave popullore për t'i mbajtur ato të nënshtruara e gojëkyçur.

Pikërisht duke pasur parasysh këtë ndryshim midis nacionalizmit borgjez, që e ka shfaqjen e së keqes jo pjesë përbërëse të saj dhe komunizmit, që e ka në thelbin e vet të keqen, mund të themi se komunizmi ka qenë dhe mbetet një ideologji shumë më e keqe se nacionalizmi borgjez.

Ndërkohë nuk duhet të harrojmë dhe faktin se qeveritë borgjeze që kanë ardhur në pushtet pasi kanë kapitulluar qeveritë që gabuan dhe aplikuan kolonializmin, nazizmin, fashizmin, etj; ato kanë kërkuar të falur popujve që kanë dëmtuar dhe shpesh herë i kanë dëmshpërblyer. Kurse qeveritë me përbërje komunistësh dhe shërbërorësh të tyre, që kanë ardhur në pushtet pasi u shpall dështimi i ideologjisë komuniste, nuk u kanë kërkuar të falur popujve që kanë dëmntuar dhe nuk kanë shpërblyer as të përndjekurit e ndërgjegjes, pa lere masat e popullit, tnuk ka përparim shoqëria pa u përballur sinqerisht me të kaluarën e saj dhe me krimet e regjimit komunistcilave vijuan t'ia vjedhin pasuritë kombëtare edhe gjatë periudhës së quajtur tranzicion. Pra qeveritë borgjeze dijnë të ndahen nga e keqja, kurse qeveritë e përbëra nga udhëheqjet komuniste dhe shërbëtorët e tyre, nuk dijnë dhe nuk duan të ndahen nga e keqja. Mirëpo, si kanë theksuar