top of page

Vladimir Muça: QYTETI MODERN

ree

Do ikë nga ky qytet

Ku më qërrojnë billbordet gjedhore.

Ku në vend të blirëve

Manikinë trotuareve pa kufi.


Mijëra butikë

E mijëra fastfude,

Zonja me qen përdore

Me shpirt në agoni.


Gazeta, revista, fletëpalosje pa çmime,

Me shkrime tunduese,

Pa ide e mendime.

Ka dhjetë mijë shkrimtarë


Dy për familje,

Si leshterikë sjellin çdo gjë në qytet,

Klientelë me shumi,

Por veç dy poetë të vërtetë.


Ka qindra shërbime varrimi,

Një poliklinika me dyer të shqyer,

Një varr i shitur qindra herë

Me rrethore hekuri çapërlyer.


Unë endem në këtë qytet nailoni

Me uretrin nga prostata fryrë,

Mendja merr udhë në fshatin e lindjes,

Ku tuma e fisit lulëzon nën një blirë.


Do ikë nga ky qytet, të ikë vetëtimë;

Malet, fushat, stanet e vendlindjes

Në mendjen time

Klithin me psheretimë.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page