top of page

Vladimir Muça: KUR TRINIA E PERSONAZHËVE RRUGËTON NË TRE FILOZOFI JETE

  • 1 day ago
  • 4 min read

Disa refleksione mbi romanin "Heshtja e dëborës" të shkrimtarit Bashkim Hoxha

"Misioni i artit, nuk është të kopjojë natyrën,

por ta shprehë ate.

Ne duhet të kapim kuptimin, shpirtin,

fizionominë e sendëve dhe fenomenëve.

Efektet, efektet!

Po, ato janë rastësitë e jetës dhe jo jeta vetë."

Honote De Balzak

 

     Tani është formëzuar, se të lexosh romanet e Bashkim Hoxhës, jo vetëm si krijues, por dhe si kritik, fiton një përvojë të re, që të çon përtej domethënieve të fjalëve. Përfton horizonte të reja reflektimi. Kjo, sepse autori arrin të gërshetojë bukur madhështinë e të thjeshtës në artin shkrimorë, përmes një narrative, ku bashkë me rrëfimin evolon dhe shpirti i lexuesit.

     Natyra dhe madhështia e sajë, me heshtjet, të bën që të përjetosh një peisazh magjepsës, sa natyrorë aq dhe shpirtërorë, të ndërlikuar plot ngjyra, ku polifonia e fjalëve, vjen në kadenca me gjuhën e natyrës.

      Kjo narrativë, me këto ekzistencializma, guxon të prekë dhimbjet, heshtjen e vetmisë, pasionin e kahershëm të adoleshencës, duke i kthyer këto përjetime personale, në aroma ndjesishë universale.

      Romani "Heshtja e dëborës" të zbret në një errësirë shpirtërore, për të gjetur dritën, ate dritë, e cila bën që ato ndjenja të padukëshme, të lëvrojnë në hojet e mjaltëzuara të shpirtit njerëzorë.

      Çdo kapitull i këtij romani, në tërësinë e tyre, krijojnë një mozaikë, e cila mbush me përjetime, prekin shqisat e shpirtit njëkohësisht, brenda një meditimi. Në këto kontekste, në vlerësimin e natyrës si komponent artistik, siç duket autori është udhëhequr nga një sentencë e filozofit Emanuel Kant, i cili definon: " Natyra nuk vlerësohet për të çfaqurit e sajë, por sa ajo është shndruar në art"

     Romani vjen i kompozuar me bazë trininë e personazhëve: Martini, Nina, Henri djali i Ninës. Kjo trini rrugëton në tre filozofi të një jete. Adoleshenca, e cila hera herës, vjen si një retro artistike për të plotësuar ate boshllëk në filozofinë e një jete tjetër, të cilën koha me ashpërsinë e sajë e ka gjymtuar. Koha e jetësisë familjare, e agravuar nga qëndrimet e largëta. Koha e moshës të tretë, ku kontaminimi shpirtërorë ka krijuar një shpërbërje të familjes, gjer në humbjen e rrugëtimit të vazhdimësisë, në përgjumjen e Henrit.

      Populli në urtësinë e tijë thotë: "Heshtja flet më shumë se fjala". Autori, këtë fjalëurtëz të popullit, me shumë mençuri, e ka trajtuar si një imput artistik të narativës. Kur heshtja flet më shumë se fjala, koncepti filozofik i një heshtjeje të Henrit është dhe një psikoanalizë e plotë frojdiane, e maturuar në kontekstin e letrarizimit Jung dhe Lakant në një vepër letrare, realizuar me shumë inteligjencë nga shkrimtari Bashkim Hoxha, sepse me heshtjen e tijë: "Henri kishte thënë me vehte, se nuk do të vinte më kurrë në Vaterlo" sepse në ate heshtje ai kishte parë: "Nën dëborën e bardhë... kufoma ushtarësh të vrarë... Kishte parë kuaj që hingëllinin nga plagët e marra nga plumbat. Këmbë të fluturuara në ajër, koka të prera."

    Autosygjestionimi i Henrit në kishë mbi bëmat e tijë vrsëse, vjen si një tjetër psikoanalizë filozofike përmes një katarsësi shpirtërorë, i cili në jetën shoqërore definohet jo si i pafajshëm por i falur në masakrën e përbotëshme me numërat dhe shkronjat e tastierës dronike.

    Për ta zbutur paksa këtë sygjestion,autori, si një gurë diamanti letrarë të mozaikut, vendos pathosin poetik. Pathosi poetik, përmes dukurive që zgjon lirizmin në këtë prozë,  sa të këndëshme aq dhe jetësore me protonizmin e sajë, i jep aroma ndjesishë nga më të bukurat.

     Në këto kontekste, simbolika, metaforat shumëdimensionale të heshtjëve, vijnë në narrativë si një amalgamë profetike të heshtjëve njerëzore, në çastet më ekzistenciale të jetës. Futja e pasazhëve poetikë, sentencave, ekstraktëve nga folku popullorë, vjen si një dukuri thelbësore në këtë roman. Kjo risi promovon më shumë ndjesi tek lexuesi, por njëkohësisht, përfton një stil tjetërlloj në prozën moderne.

     Këto ndjesi atakohen në një perballje në tastierën e Henrit, ku komanda " Kill " e shprehur në numëra, sjell një lidhje përfekte të fenomenëve të sotme në botën luftarake ku Henri: " ...nuk e dinte se duke shtypur këto numëra në tastierë, kishte vrarë dhe gjumin e tijë." Sepse: " një buton kishte vrarë dymbëdhjetë fëmijë."

       Ndaj dhe e kaluara në romanin "Heshtja e dëborës" vjen si një retro, si një element artistik. Retroja e ngjarjëve dhe kujtimëve merr vlerat e një çelësi magjik, i cili hap horizontet e mesazhëve, të misionit, qëllimit të artit shkrimorë, si një domosdoshmëri jetësore. Pa vështruar të kaluarën nuk ndërtojmë dot të ardhmen, meton Bashkim Hoxha përmes këtyre kujtimëve.

        Duke qenë dhe një dramaturg i mirëfilltë, në kompleksitetin prozadorik të këtij romani, autori dallohet dhe nga qëmtimi me sukses i dialogut dramatik. Kjo vjen dhe si vlerë e shtuar e prozës të sotme bashkohore, ku dramaciteti lirik dhe dialogu vijnë si një polifoni e fjalës dhe mendimit.

      Krahas metaforave shumëfunksionale dhe simbolëve, të cilat e kanë zanafillën që në ballinë të librit, paralelizmat figurativ, vijnë si një kordele e bukur e narrativës ku: "Gishtat vallëzojnë mbi piano. Sytë gjysëm të mbyllut, kushedi në çfar hapsirash bredhin, ndërsa tastet lëvizin nën prekjen e butë të pikave të shiut pranverorë."

     Në nëntekstin e tijë, romani mbart si risi, dhe didaktikën e marëdhënieve në shoqëri e familje, si një sprovë e filizofisë të një jete, me përballjet e saja, të cilat gjenerohen nga raportet mes partneritetin prindërorë dhe  fëmijëve.

     Unë nuk jam leksikolog, por më bëri përshtypje përdorimi i fjalës dëborë e borë. Në një bisedë me redaktor Pandeli Koçin, vite më parë, mbi këtë teminologji përdorimi, m'u qartësua më tepër, përdorimi shumë i saktë, në konceptin leksik i fjalës dëborë, në funksionin e sajë si fjalë artistike, dhe borë, në funksionin si një term natyrorë. Bashkim Hoxha i ka përdorur mjeshtërisht, në funksionin e duhur në të dyja rastet.

     Kur lexuesi ta marrë për ta lexuar këtë roman, do të përftojë një ndjesi përsosmërie të prozës romaneske, do të ndjehet i plotëruar nga pasuria e fjalorit, trajtat e sakta sintaksore, eleganca e fjalëve, rrjedhëshmeria magjike e prozadorisë.

      Siç duket dhe nga shum botime të tjera, në krijimtarinë e tijë, shkrintari Bashkim Hoxha, në rrugëtimin e tijë krijues ka krijuar personalitetin vetanak, sigurisht duke ecur në postolatin e Luis Borgesit se: "Tashmë nuk i ngjet letërsia jetës, por jeta i ngjet letërsisë"

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page