top of page

Mitro Çela: GRUAJA SEKSI TË BRAKTIS

  • 11 minutes ago
  • 2 min read

Para disa kohësh, u nda nga jeta, një mik i mirë: Fate Selimaj- Jemi njohur rreth viteve 80-të. Të dy gazetarë. Unë tek “ZP”. Ai tek “Hosteni”. I pëlqente humori. Lexonte dhe shkruante. Pinim kafe herë pas here. Një ditë më tha:

-Dua të të tregoj një histori të jetës sime. Me një kusht:

-Ta botosh pas vdekjes sime.

-Po sikur të vdes  i pari?

-Jo. Unë kam një tavan. Jam me leuçemi. Mjekët ma kanë prerë: 6 vjet?!

Si puna e Koço Devoles: Mjekët i thanë do rrosh 4 vjet. Dhe Koço iku.

-Nuk jeni njësoj. Koços, i thanë doktorë amerikanë.

-Mua doktorë italianë…Qeshi ai.

Dhe nisi tregimin: Fillova punë tek revista “Hosteni.” Aty mësova dhe rakinë. Disa rakia i than. Disa i bën si brumbuj. Edhe mua mu frynë faqet, barku dhe bythët. Një herë Niko Nikolla, kryeredaktori më tha: -Kam vënë re Fate, ti shkruan më mirë kur je zurzull, se sa kur je esëll?! Një herë shkova me shërbim me Filipin në Delvinë. Pasi mblodhëm fakte për artikujt, shkuam në ndërmarjen ushqimore. Drejtorin e kishim mik. Ai kishta marrë masa. Raki. Turshi me kastravecë. Ullij. Qepë. Hudhra të njoma. Na shërbente një vajzë. Një yll.

-E bukur kjo çupa: ta marr për grua?

-Je dehur pa pirë mirë?

Vajza dinte greqisht. I thotë Filipit: -Çfarë të tha miku?

-Të do për grua?

-E dua edhe unë. Nuk jetohet në Delvinë. Po  më “vrasin”thashathemet.

Filipi, më tha se çupa është dakort. Por më parë të pyesim për fisin, moralin. Se të kemi VIP.

Në darkë Filipi më thotë: -Çupa nuk bën për ty. Është pak e lëvizur.

-E mo Filip!

Delvina qytet i vogël është. Bëhet qimja tra.

-Pas një muaji bëmë dasëm. Të vogël. Me miq e shokë. Pas një viti bëmë një çupë. Gruaja filloi punë kamariere. Unë shkruaja dhe pija. Erdhi demokracia. Maj 1991. U ktheva von në shtëpi. Mbi tavolinë dy gisht letër: -Fate! Po iki në Greqi. Do e marr edhe vajzën me vete! I tregova Filipit letrën. Pyeti.

Gruaja kishte ikur me një grek në Athinë. Vajza me shkruan herë pa here…

Pas dy -tre vjetëve jam martuar. Grua e urtë. Nikoqire. Më bën kafe. Më gatuan. Më bën  bukën për në punë. Në verë shkojmë për pushime në Pogradec.

Dëgjo Mitro: Gruaja e bukur të braktis.

Gruaja e thjeshtë, e sërës tënde,  të fal mirësi dhe jetë familiare….

Para disa viteve pata problem me stomakun. Operacion. Një grusht me ilaçe. Bëra “lanet” rakinë…

…Fates ju bë një varrim i bukur. Shumë miq e shokë. E nderoi Fiksi. Në varreza ishte një vajzë.

-Filip! Jam vajza e Fates.

Jetoj në Qipro! Problem për të arritur ditën e varrimit të babait. E bëra rrugën Qipro - Londër- Tiranë.

-Mamaja?…Ka këmbyer 3-4 grekë…Jeton në Selanik.

1 Comment


Fatmir Terziu
5 minutes ago

Mitro shkruan bukur. Edhe Fate, ai për të cilin ai flet, fliste e shakatonte bukur. Të dy niseshin nga e njëjta udhë, koha, pena, gazetaria, talenti, miqësia. Por te ky rrëfim i Mitros, të gjitha këto marrin një peshë tjetër, sepse në fund mbetet amaneti, ai që duhet të presë vdekjen për t’u thënë.

Mitro nuk e tregon thjesht një histori. Ai e kthen atë në fabul, në kujtesë dhe në mesazh. Dhe pikërisht këtu nis pyetja më e bukur e këtij rrëfimi, ku duhet prekur dhe ku duhet ndarë? Ku mbaron shakaja e jetës dhe ku fillon e vërteta e saj? Ku ndahet e bukura nga e mira, pamja nga përmbajtja, çasti nga një jetë e tërë?

Fate, përmes…

Edited
Like

Shkrimet e fundit

bottom of page